Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Viti 2025 në Kosovë është vit i rregullt zgjedhor dhe sipas Presidencës së Kosovës, në takim është diskutuar për “përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm”.
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka biseduar me ambasadorin amerikan në Kosovë lidhur me konsultimet për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta në Kosovë. Viti 2025 në Kosovë është vit i rregullt zgjedhor dhe sipas Presidencës së Kosovës, në takim është diskutuar për “përkushtimin e plotë për garantimin e një procesi zgjedhor demokratik dhe të suksesshëm”.
Më 31 korrik, Osmani ftoi të gjitha partitë parlamentare në konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve. Në këtë takim nuk mori pjesë kreu i partisë në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti.
Pas atij takimi, Osmani ka thënë se partitë kanë pasur propozime të ndryshme për datën e zgjedhjeve, por askush nuk ka insistuar për një të tillë. Disa nga datat e përmendura janë 26 janari ose 2, 9 dhe 16 shkurti.
Viti i ardhshëm 2025 është vit i rregullt zgjedhor në Kosovë dhe nëse partitë politike bien dakord që të mos ketë zgjedhje të parakohshme, Qeveria aktuale e udhëhequr nga kryeministri Kurti do të jetë e para që do të përmbushë mandatin katërvjeçar që nga shpallja e pavarësisë.
Ndërkaq, në takimin e zhvilluar në Presidencën e Kosovës më 12 gusht, sipas njoftimit, Osmani dhe Hovenier, po ashtu kanë biseduar për fushën e sigurisë, pa dhënë më shumë detaje.
“Thellimi i vazhdueshëm i raporteve bilaterale dhe koordinimi i rregullt për tema të interesit nacional ishin po ashtu pjesë e diskutimeve në takimin e sotëm”, u tha në njoftim.
Diskutimi për thellimin e raporteve dypalëshe, vjen disa ditë pasi Departamenti amerikan i Shtetit inkurajoi Qeverinë e Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, që t’i kthehet “angazhimit konstruktiv” me Uashingtonin, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë.
SHBA-ja së fundi ka shprehur “zhgënjim” për, siç ka thënë, vendimet e pakoordinuara dhe të njëanshme të autoriteteve në Kosovë, pasi në fillim të gushtit në veri të Kosovës u mbyllën disa degë të Postës së Serbisë.
SHBA-ja, por edhe pjesëtarët e tjerë të komunitetit ndërkombëtar, po ashtu kanë kundërshtuar synimin e Qeverisë së Kosovës, që të hapë për trafik urën mbi lumin Ibër, që ndan Mitrovicën e Jugut të banuar me shqiptarë dhe atë të Veriut, të banuar me shumicë serbe./REL
Foto ilustruese AFGANISTAN- Talibanët kanë krijuar “krizën më të rëndë në botë e të drejtave të...
fotot ilustruese GJERMANI- Gjermania, Franca dhe Britania bënë thirrje të hënën për arritjen e armëpushimit në Gaz&...
KFOR KOSOVË- Punimet mbi urën e Ibrit po vazhdojnë. Me gjithë paralajmërimet e Perëndimit dhe KFOR-it kundër hapjes s&eu...
Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha se inkursioni i ushtrisë ukrainase në rajonin rus të Kurskut, që ka detyruar m...
JD Vance SHBA- Kandidati republikan për zëvendëspresident, senatori JD Vance (R-Ohio) nuk u dha shumë rëndësi shqetësime...
Implanti ANGLI- Implantet e vogla të palosshme që vendosen brenda trurit pas implantimit mund t'i bëjnë operacionet e ep...
fotot ilustruese ZVICËR- Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka thënë se ka nënshkruar një deklaratë të p&...
pamje nga aksidenti AUSTRALI- Rrëzimi i një helikopteri mbi çatinë e një hoteli bregdetar shkaktoi panik në Australisë...
Zjarri ATHINË- Mijëra persona që jetojnë përreth Athinës janë evakuuar të hënën, më 12 gusht, pë...
foto ilustruese LONDËR- Një vajzë 11-vjeçare dhe një grua 34-vjeçare u goditën me thikë në sheshin Leicest...