LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarë amerikanë pritet të shkojnë në Kinë për takime mbi ekonominë

Takimet e grupit të punës do të zhvillohen të enjten dhe të premten. Delegacioni amerikan do të kryesohet nga Brent Neiman, zëvendës sekretari i Thesarit për financat ndërkombëtare. Zyrtarëve të Thesarit do t'u bashkohen përfaqësues nga Rezerva Federale dhe Komisioni i Këmbimit të Letrave me Vlerë.

12 Gusht 2024, 22:15 Nga N.F
Zyrtarë amerikanë pritet të shkojnë në Kinë
Foto ilustruese

SHBA- Zyrtarë të lartë amerikanë do të vizitojnë Kinën këtë javë, tha qeveria amerikane të hënën, në kuadër të përpjekjeve për të ruajtur lidhjet mes dy ekonomive më të mëdha në botë, pavarësisht tensioneve mbi çështjet tregtare.

Udhëtimi në Shangai do të jetë pjesë e bisedimeve të një grupi pune për çështjet financiare, “FWG”, i formuar vitin e kaluar, nga të dyja palët për diskutimin e qëndrueshmërisë financiare, çështjet që lidhen me të dhënat ndërkufitare, si dhe luftën kundër fentanilit.

Takimet e grupit të punës do të zhvillohen të enjten dhe të premten. Delegacioni amerikan do të kryesohet nga Brent Neiman, zëvendës sekretari i Thesarit për financat ndërkombëtare. Zyrtarëve të Thesarit do t'u bashkohen përfaqësues nga Rezerva Federale dhe Komisioni i Këmbimit të Letrave me Vlerë.

Delegacioni kinez do të udhëhiqet nga zëvendësguvernatori i Bankës Popullore të Kinës, Xuan Changneng.

“Ne synojmë që ky takim të përfshijë bisedime mbi stabilitetin financiar, çështjet që lidhen me të dhënat ndërkufitare, huadhënien dhe pagesat, sektorin privat të financave dhe hapat konkretë që mund të ndërmarrim për të përmirësuar komunikimin në rast të një krize financiare”, tha zoti Neiman.

Ai shtoi se mbledhja e zyrtarëve ekonomikë të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës bazohet në "udhëzimet e Presidentit Joe Biden dhe Sekretares së Thesarit Janet Yellen për të vendosur linja të qëndrueshme komunikimi ndërsa ne menaxhojmë me përgjegjësi marrëdhëniet tona" me Pekinin.

Zyrtarët pritet gjithashtu të diskutojnë ndryshimet e mundshme të ligjit të Kinës kundër pastrimit të parave, sipas Departamentit amerikan të Thesarit. Bisedimet do të shënojnë takimin e pestë të grupit të punës për çështjet financiare dhe raundin e dytë të tij në Kinë.

Grupi u krijuar në vitin 2023 së bashku me një grup tjetër pune për çështjet ekonomike, do raporton drejtpërdrejt tek Sekretarja Yellen dhe zëvendëskryeministrin kinez He Lifeng. Udhëtimi në Shangai këtë javë pason bisedimet e nivelit të lartë të zonjës Yellen në Pekin dhe Guangzhou në prill, ku ajo paralajmëroi me forcë për rreziqet e mbiprodhimit industrial kinez, një çështje për cilën zyrtarët kinezë kanë shprehur kundërshtime.

Administrata e Presidentit Biden ka bërë përpjekje edhe për ndërprerjen e hyrjes në Shtetet e Bashkuara të kimikateve, që përdoren për prodhimin e fentanilit. Ajo ka theksuar më parë fitoret nga diplomacia e saj me Kinën, duke përfshirë atë që zyrtarët thanë se ishte goditja e parë në vite nga Pekini ndaj prodhuesve të këtyre kimikateve përbërëse të drogës pas thellimit të krizës së varësisë nga droga në Shtetet e Bashkuara./VOA

shba kine takime mbi ekonomine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj