4 Korrik 2023, 08:38
Nga m.s
Miroslav Lajçak
KOSOVË- Ndërmjetësuesi i dialogut Kosovë-Serbi nga BE-ja, Miroslav Lajçak, do të shkojë në Prishtinë sot, në përpjekje për shtensionimin e situatës në veri të vendit. Bëhet e ditur se Lajçak do të takohet edhe me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti. Presidenca e Kosovës njofton se takimi mes Vjosa Osmanit dhe Miroslav Lajçak do të zhvillohet në orën 15:00.
“Në orën 15:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajçak”, thuhet në njoftimin e zyrës së Presidencës. Pas Prishtinës, emisari i BE-së pritet që në takim me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç të dërgojë porositë e Brukselit edhe në Beograd.
Kjo është vizita e dytë e Lajçakut brenda një muaji, pasi ai në fillim të qershorit bëri një vizitë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar.
Lajçak pritet që sërish të ripërsërisë kërkesat e Brukselit, sa i takon hapave drejt de-përshkallëzimit e të cilat nënkuptojnë largimin e njësive speciale të Policisë së Kosovës nga afërsia e ndërtesave komunale në veri, paralelisht me tërheqjen e protestuesve serb; largimin e kryetarëve të zgjedhur të komunave nga këto objekte dhe shpalljen e zgjedhjeve në veri.
Pak ditë më parë, krerët e vendeve të BE-së apeluan për shtensionim të menjëhershëm të situatës në veri të Kosovës, ndërsa paralajmëruan pasoja në rast të dështimit. Këshilli Evropian, thekson se palët duhet të vazhdojnë dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, zbatimin e shpejtë të marrëveshjes së normalizimit dhe zbatimit të saj. Dhe se zgjidhja përfshin pezullimin e operacioneve policore, kryetarët e komunave t’i kryejnë përkohësisht detyrat e tyre në objekte të tjera, shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme dhe pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në to./Dosja.al
miroslav lajçak kosove serbi
Bota
4 Korrik 2023, 08:26
A.B
Flamujt amerikane
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikës festojnë sot Ditën e Pavarësisë. 4 Korriku shënon 247-vjet...
Bota
4 Korrik 2023, 08:17
A.B
Qyteti bjellorus, Tsel, duket të jetë një destinacion ideal për t’u larguar nga zhurma dhe mbingarkesa e jetës së qytetit,...
Bota
4 Korrik 2023, 08:11
A.B
Nendetesja
SHBA-Një ish-punonjës i OceanGate u pushua nga puna pasi shfaqi shqetësimet për sigurinë e nëndetës...
Bota
4 Korrik 2023, 08:08
A.B
Vendi i ngjarjes
SHBA- Një tjetër masakër me armë zjarri në SHBA. Katër persona mbetën të vrarë dhe ...
Bota
4 Korrik 2023, 08:05
A.B
Aplikacioni
SHBA- Pronari i Facebook, Meta, po lançon aplikacionin e tij të ri për të rivalizuar Twitterin dhe thotë se do t&eum...
Bota
3 Korrik 2023, 22:56
k.m.
Bill Clinton
TIRANË- Gjatë një fjalimi në ceremoninë për nder të tij në Tiranë, ish-presidenti amerikan Bill C...
Bota
3 Korrik 2023, 22:37
k.m.
Edi Rama dhe Bill Clinton
I ftuar nga qeveria shqiptare, ish Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton, u prit me nderime në Tiranë, ku mor...
Bota
3 Korrik 2023, 22:13
k.m.
Recep Tayyip Erdogan
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi më 3 korrik se vendi i tij nuk është gati ta ratifikojë anë...
Bota
3 Korrik 2023, 22:10
k.m.
Bjornar Moxnes
NORVEGJI- Kryetari i Partisë së Kuqe të Norvegjisë, Bjornar Moxnes, është arrestuar për vjedhje syzesh t&...
Bota
3 Korrik 2023, 21:56
A.B
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, bënë thirrje më 3 korrik për zgjatjen e nj&e...