Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në ceremoninë e mbajtur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit kryeministri Edi Rama e prezantoi Clinton me një grup fëmijësh dhe të rinjsh nga Kosova, që mbanin emrin e tij, të lindur pas luftimeve të vitit 1999.
I ftuar nga qeveria shqiptare, ish Presidenti i 42-të i SHBA-ve, Bill Clinton, u prit me nderime në Tiranë, ku mori medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”, si një vlerësim për ndihmesën e tij në fillimet e demokracisë në Shqipëri, si dhe rolin e tij të veçantë në ndalimin e dhunës serbe në Kosovë në vitin 1999.
Në ceremoninë e mbajtur në shëtitoren Dëshmorët e Kombit kryeministri Edi Rama e prezantoi Clinton me një grup fëmijësh dhe të rinjsh nga Kosova, që mbanin emrin e tij, të lindur pas luftimeve të vitit 1999.
“Këtë çast nderimi do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Kam dashur gjithmonë të vij këtu. SHBA janë të angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë”, tha Clinton.
Ai theksoi se si gjatë këtyre dy dekadave ishte vazhdimisht i rrethuar nga mirënjohja dhe dashuria e shqiptarëve kudo në botë për vendimet, që u morën kundër dhunës serbe në Kosovë.
“Për mua kjo nuk është thjesht një ditë kur kryeministri dhe populli shqiptar i dhanë një njeriu, i cili nuk ka më pushtet politik dhe nuk është më i ri, një vlerësim për atë që bëri në mënyrë të drejtë shumë vite më parë për ju. Kjo është dita kur ritheksohet koncepti, që njerëzit marrin vendimet më të mira kur bëhen bashkë”, tha Clinton.
Ai theksoi, mes të tjerash, se tensionit në veri të Kosovës duhet t’I jepet fund, dhe të ndalen ato marrëzi, sepse asnjë çështje e madhe politike nuk përparon duke patur tension.
Kryeministri Rama vlerësoi vendimin e Clinton për ndërhyrjen në Kosovë gjatë vitit 1999.
“Shqipëria është vendi më pro-amerikan që mund të gjendet sot. Ne jemi vend i shqiponjave dhe ne na vjen shumë mirë që kjo të jetë e vërtetë. Clinton na mësoi se të ketë shpresë do të thotë të besosh. Se ka vetëm regjime dhe qeveri të këqija dhe nuk ka kurrë popuj të këqij”, tha Rama.
Në prani të shumë politikanëve, autoriteteve, ish drejtuesve të institucioneve të larta shqiptare, si dhe qytetarë të shumtë me flamuj amerikanë dhe shqiptarë në duar, kryeministri Edi Rama, i dorëzoi ish presidentit amerikan Clinton medaljen e “Yllit të Mirënjohjes për Arritje Publike”. Ai theksoi se nuk kishte fjalë, që mund të shprehte mjaftueshëm respektin për çfarë kishte bërë Clinon për shqiptarët, ndaj edhe po i jepej çmimi më i lartë./VOA
Recep Tayyip Erdogan Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, sinjalizoi më 3 korrik se vendi i tij nuk është gati ta ratifikojë anë...
Bjornar Moxnes NORVEGJI- Kryetari i Partisë së Kuqe të Norvegjisë, Bjornar Moxnes, është arrestuar për vjedhje syzesh t&...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, bënë thirrje më 3 korrik për zgjatjen e nj&e...
Shpërthimet tronditën sërish kryeqytetin e Sudanit, Kartum, më 3 korrik, ndërsa ushtria e rregullt bëri thirrje drejt civilë...
Memli Krasniqi Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi tha të hënën se subjekti i tij nga sot do të sh...
Foto ilustruese Shtetet e Bashkuara u rekomandojnë shtetasve amerikanë të mendohen më gjatë për udhëtimet drejt Kinë...
Foto Ilustruese KINË- Me temperaturat që kanë arritur në 35 gradë Celsius në ditët e fundit, Kina po përjeton ...
Ivica Daçiç SERBI- Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç, ka vlerësuar se kë...
I dyshuari për vjedhje KOSOVË- Policia e Kosovës po kërkon për të rënë në gjurmët e një personi i c...
Protesta SERBI- Protestat antiqeveritare të Serbisë kundër dhunës u mbajtën në 15 qytete serbe të shtunën, me ...