LIVE UPDATES
Bota

SHBA-ja publikon të dhëna për laboratorë biologjikë në mbi 30 vende, përfshirë Ukrainën

Ky veprim i pazakontë nga Tulsi Gabbard erdhi vetëm pak ditë para largimit të saj nga posti i DNI-së, institucion që bashkërendon shkëmbimin e të dhënave ndërmjet agjencive të shumta të inteligjencës amerikane.

12 Qershor 2026, 22:25 Nga D.S
SHBA-ja publikon të dhëna për laboratorë biologjikë
foto ilustruese

SHBA- Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara (DNI) ka publikuar prova që, sipas zyrës së saj, tregojnë se Qeveria amerikane i ka financuar për kohë të gjatë më shumë se 120 laboratorë biologjikë në mbi 30 vende, ku kryhen kërkime mbi patogjenë biologjikë, disa prej të cilëve janë të rrezikshëm.

“Këta biolaboratorë përfshijnë laboratorë në Ukrainë, të cilët mund të jenë në rrezik për t’u kompromentuar, për shkak të luftës së vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës”, thuhet në një komunikatë të zyrës së DNI-së më 12 qershor.

“Për shembull, Komuniteti i Inteligjencës kishte paralajmëruar më parë se një biolaborator i financuar nga SHBA-ja në Ukrainë me gjasë strehonte patogjenë të rrezikshëm dhe mbetet i cenueshëm ndaj kërcënimeve të kahershme nga sulmet, sekuestrimet ose dëmtimet nga Rusia”, thuhet tutje në komunikatë.

Ky veprim i pazakontë nga Tulsi Gabbard erdhi vetëm pak ditë para largimit të saj nga posti i DNI-së, institucion që bashkërendon shkëmbimin e të dhënave ndërmjet agjencive të shumta të inteligjencës amerikane. Nuk është e qartë pse Gabbard po i publikon këto të dhëna. Po ashtu, nuk është e qartë nëse dokumentet përmbajnë ndonjë zbulim të ri.

Prej vitesh, përmes një programi të quajtur “Bashkëpunimi për Reduktimin e Kërcënimeve”, Qeveria amerikane ka financuar përpjekje për t’i siguruar programet kërkimore të periudhës së Luftës së Ftohtë, kryesisht ato që rrjedhin nga programet sovjetike për zhvillimin e teknologjive biologjike dhe të luftës kimike.

Disa nga objektet e trashëguara nga Bashkimi Sovjetik ndodheshin në Kiev, Tbilisi dhe vende të tjera në territorin e ish-Bashkimit Sovjetik. Administrata e Donald Trumpit ka shqyrtuar prej muajsh dokumentet dhe asetet amerikane që lidhen me biolaboratorët e financuar nga Uashingtoni, pasi ndaloi financimin federal për kërkimet e njohura si fitimi nga funksioni në vende si Kina, ku sipas saj mungon mbikëqyrja e duhur.

Kërkimet e tilla përfshijnë modifikimin e organizmave për të rritur ose ndryshuar funksionet e tyre biologjike. Degë të ndryshme të Qeverisë amerikane, përfshirë Departamentin e Mbrojtjes, kanë financuar prej kohësh laboratorë jashtë vendit që kryejnë kërkime mbi sëmundjet.

Pasi marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin janë përkeqësuar, Moska e ka akuzuar gjithnjë e më shpesh SHBA-në për financimin e “biolaboratorëve” që synojnë zhvillimin e armëve të mundshme biologjike. Nga ana tjetër, vetë SHBA është nënshkruese e Konventës së Armëve Biologjike të vitit 1975. Këto akuza kanë ushqyer teori të vazhdueshme konspirative ndër vite, të cilat Qeveria amerikane është përpjekur vazhdimisht t’i kundërshtojë dhe demaskojë.

Në vitin 2023, një vit pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia, Departamenti amerikan i Shtetit akuzoi Moskën se po “rriste vëllimin dhe intensitetin e dezinformimit të saj mbi armët biologjike, në një përpjekje të pasuksesshme për të larguar vëmendjen nga pushtimi i Ukrainës, për të zvogëluar mbështetjen ndërkombëtare për Ukrainën dhe për të justifikuar luftën e saj të pajustifikueshme”.

Që nga rikthimi në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2025, administrata e presidentit Trump ka zbatuar një qasje më të ashpër ndaj çështjes së patogjenëve biologjikë, veçanërisht në lidhje me pandeminë COVID-19, origjina e së cilës në Kinë vazhdon të jetë temë e debateve të ashpra.

Administrata Trump ka deklaruar se shumë prej biolaboratorëve të financuar nga Uashingtoni kanë kryer kërkime duke përdorur “patogjenë të rrezikshëm dhe shumë ngjitës” dhe se aktivitete të tilla nuk mund t’iu shpëtojnë “kufizimeve”. Në maj të vitit 2025, Trump e nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’i dhënë fund financimit federal të kërkimeve “fitimi nga funksionimi” në mbarë botën./REL

shba ukraine rusi

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë