LIVE UPDATES
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme/ Eksperti amerikan: Marrëveshja SHBA-Iran mund të varet nga Izraeli

Matt Reisener, këshilltar i lartë për sigurinë kombëtare në Qendrën për Strategjitë Detare, shpjegon në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) pse diplomacia dhe trysnia ushtarake ka të ngjarë të vazhdojnë paralelisht, çfarë besojnë Irani dhe SHBA-ja se mund të fitojnë nga bisedimet dhe pse në fund të fundit marrëveshja mund të varet nga Izraeli.

12 Qershor 2026, 22:06 Nga E.d
Lufta në Lindjen e Mesme/ Eksperti amerikan: Marrëveshja SHBA-Iran
Foto ilustruse

Përpjekjet për ta arritur një marrëveshje fillestare midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë rritur dukshëm, pavarësisht shkëmbimit të një sërë sulesh ajrore mes dy palëve që kanë lëkundur armëpushimin e brishtë.

Matt Reisener, këshilltar i lartë për sigurinë kombëtare në Qendrën për Strategjitë Detare, shpjegon në një intervistë për Radion Evropa e Lirë (REL) pse diplomacia dhe trysnia ushtarake ka të ngjarë të vazhdojnë paralelisht, çfarë besojnë Irani dhe SHBA-ja se mund të fitojnë nga bisedimet dhe pse në fund të fundit marrëveshja mund të varet nga Izraeli.

Radio Evropa e Lirë: Në çfarë faze ndodhet sot përballja SHBA-Iran-Izrael? A po lëvizim vërtet drejt uljes së tensioneve?

Matt Reisener: Aktualisht ndodhemi në një lloj ngërçi dhe ekzistojnë tri çështje kryesore.

Së pari, SHBA-ja dhe Irani vazhdojnë të kenë mospërputhje thelbësore për shumë çështje kyç. Presidenti amerikan, Donald Trump, ka qenë shumë i qartë se Irani nuk duhet të ketë rrugë të besueshme drejt ndërtimit të armëve bërthamore, ndërsa Irani vazhdon të këmbëngulë se nuk është i gatshëm të heqë dorë nga më shumë sesa kishte pranuar në marrëveshjen JCPOA, të nënshkruar në vitin 2015. 

E njëjta çështje është edhe me Ngushticën e Hormuzit. Qëndrimi amerikan është se kjo rrugë detare duhet të mbetet përgjithmonë e hapur për lundrimin e anijeve, ndërsa Irani ende ka synime të ushtrojë një nivel të caktuar kontrolli të përhershëm mbi të.

Të dyja palët e shohin njëra-tjetrën si jo plotësisht të besueshme. Pse do të hiqte dorë Irani nga ajo që e konsideron si pozicion të favorshëm, duke pasur kontroll mbi Ngushticën e Hormuzit? Në fund të fundit, Trump u tërhoq më parë nga JCPOA. Irani nuk dëshiron të humbasë atë që mendon se e ka fituar nga konflikti në këmbim të një marrëveshjeje që SHBA-ja mund të mos e respektojë.

Nga këndvështrimi amerikan, lind pyetja: si mund t'i besohet Iranit se do t'u përmbahet kushteve të një marrëveshjeje nëse i zhbllokohen asetet financiare dhe i lehtësohen sanksionet? Historia e gjatë mes dy vendeve i bën të dyja palët të ngurrojnë për të bërë lëshime.

Së fundi, ekzistojnë faktorë të jashtëm që e pengojnë procesin, siç kemi parë në Liban. Është e vështirë të ecet përpara me diplomacinë kur pjesa më e madhe e energjisë diplomatike përdoret për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit. Luftimet në Liban janë shfaqur si pengesë e qartë për një marrëveshje të mundshme dhe mund të jetë diçka që SHBA-ja duhet ta adresojë para se negociatat të vazhdojnë.

Radio Evropa e Lirë: Nëse krijohet një kornizë paqeje, cila çështje do të jetë më e vështira për t'u zgjidhur: programi bërthamor i Iranit, lehtësimi i sanksioneve, ndikimi rajonal apo garancitë e sigurisë për Ngushticën e Hormuzit?

Matt Reisener: Asnjëra prej këtyre çështjeve nuk do të jetë e lehtë për t'u zgjidhur. Por, për hir të diskutimit, them se programi bërthamor.

Edhe nëse Irani pajtohet në parim për kufizime mbi programin e tij bërthamor, lind pyetja: a duhet të reduktohen sanksionet dhe të zhbllokohen asetet para se Irani ta fillojë çmontimin e programit, apo vetëm pas kësaj?

Irani nuk do ta dorëzojë uraniumin e pasuruar vetëm mbi bazën e premtimeve për lehtësimin e sanksioneve në të ardhmen.

A mund të negociohet një marrëveshje graduale, ku sanksionet reduktohen hap pas hapi dhe bllokadat hiqen gradualisht ndërsa Irani dorëzon pjesë të infrastrukturës së tij bërthamore?

Izraeli e ndërlikon këtë çështje. Ai mund ta pranojë ose jo një marrëveshje që kufizon, por nuk eliminon plotësisht programin civil bërthamor të Iranit.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka kaluar vite duke e paraqitur Iranin si një kërcënim ekzistencial për qytetarët e tij. Ekziston një pyetje reale nëse krahu i djathtë i koalicionit të tij do ta pranonte një marrëveshje të arritur nga Uashingtoni nëse ajo i ngjan në çfarëdo mënyre JCPOA-së.

Nëse jo, konflikti mund të rifillojë thjesht pas disa muajsh ose vitesh. 

Radio Evropa e Lirë: Shumë njerëz e lidhin Ngushticën e Hormuzit kryesisht me çmimet e naftës. Nga perspektiva e sigurisë kombëtare, a mund të jetë rreziku afatgjatë më i madh në fakt për zinxhirët globalë të furnizimit, prodhimin e mbrojtjes dhe logjistikën ushtarake?

Matt Reisener: Shqetësimi më i madh afatgjatë do të ishte kontrolli i përhershëm iranian mbi Ngushticën e Hormuzit, sepse kjo do të krijonte një precedent që aktorë të tjerë mund të përpiqeshin të ushtrojnë kontroll të ngjashëm mbi pika të tjera strategjike detare.

Nëse kjo ndodh, vende të tjera mund ta konsiderojnë seriozisht ndjekjen e shembullit të Iranit. Për shembull, Indonezia mund të kërkojë kontroll më të madh mbi Ngushticën e Malakës. Ndërkohë, Rusia mund të shtyjë më fort pretendimet e saj mbi rrugët e ngushta detare në Arktik përgjatë bregdetit të saj.

Liria e lundrimit nëpër ujërat ndërkombëtare nuk është vetëm një interes amerikan; ajo është domosdoshmëri globale. Lejimi që kjo liri të bëhet viktimë e këtij konflikti do të ishte katastrofik.

Sigurisht, ndërprerjet në zinxhirët e furnizimit mund të zgjerohen përtej Ngushticës së Hormuzit dhe të prekin pika të tjera kritike detare në botë. Në atë moment do të përballeshim me probleme të mëdha globale që shkojnë shumë përtej këtij konflikti të veçantë./REL

shba-iran lufta eksperti amerikan

Sondazh

Poll

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

Marshim kilometrik në Tiranë! Protestuesit njëzëri:Rama jep dorëheqjen

“Poshtë patronazhistët”/ Protestuesit zhvendosen në sheshin Italia: Rama jepe dorëheqjen!

Prapaskenat e tensioneve në shesh, djali i Paulin Sterkajt fyeu influenceren dhe protestuesit

Rama për protestën: Nuk është fjala për flamingot, por për Donald Trump

“Me çfarë do ta bëjnë mirëqenien këta patriotët?”/ Rama: Shqipëria e 2030 do jetë në BE

“Ky është investimi i madh që i ka ardhur Shqipërisë”/ Rama: Nëse bota do të ishte kaq e ndjeshme...

Rama për projektin në Zvërnec: Shqipëria nuk e ka luksin ta refuzojë

Rama protestuesve: Unë nuk kam asnjë negociatë me ju!

Rama: Nuk përfaqësojmë interesat e investitorëve, por interesta e Shqipërisë

Rama: Nëse akuzat do të ishin të vërteta, do të isha po aq i neveritur sa disa prej jush

Patronazhistët provokojnë protestuesit, tensione në shesh

Rama: Krenohem se i kam dhënë PS-së pa kursim gjithçka që kërkohet nga një lider

“Shqipëria nuk ka qenë kurrë në shitje”/ Rama: Shqipëria është amanet i shenjtë në zemrën time

Rama: Kemi çuar në 25% territorin e zonave të mbrojtura

Rama: 90 për qind e pemëve i kemi mbjellë së bashku me disa të tjerë që janë këtu

Rama në 35-vjetorin e PS: Rrjetet sociale po keqinformojnë

Dita e 13-të e protestës/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, kërkohet dorëheqja e kryeministrit

Paraqitet në SPAK, Kryetari Bashkisë së Kolonjës Erion Isai

Berisha: Pa diskutim që do të shkoj në SHBA, udhëtimin do ta koordinoj me miqtë e mi atje

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e Shteteve të Bashkuara

Berisha: SHBA hoqi sanksionet për mua dhe familjen time, vendimi është marrë në interes të Amerikës

"Mos vendos flamingon në bluzë por..."/ Berisha: Dënoj provokimet e Ramës ndaj protestuesve

Berisha: Ndërkombëtarët të mbështesin fuqishëm protestën qytetare

Berisha: PD mbështet fuqishëm protestën e rinisë dhe qytetarëve, ftoj çdo demokrat që t’i bashkohet

Megaoperacioni i SPAK, Sekuestrohen makinat luksoze të biznesmenit të “Top Seven”

Tentohet të vidhet një Exchange në Tiranë/ Vihet në pranga autori, ishte i pajisur me një pistoletë

Marshimi kilometrik në Astir, protestuesit njëzëri: Revolucion, revolucion

Tubim madhështor! Qytetarët nuk ndalin marshimin, shkojnë drejt Astirit

Dita e 12 e protestës/ Qytetarët vijojnë marshimin drejt rrugëve të Tiranës

Mijëra qytetarë vijonë mashimin e tyre kilometrik, përsërisin kërkesën e tyre: Rama jep dorëheqje!

“Bashkohuni me ne”/ Protestuesit thirrje qytetarëve: Çohuni nga kafja!

Tubimi historik në Tiranë!/ Protestuesi: Populli ju ka shpallur non-grata!

Turisti amerikan i bashkohet protestës: Ne nuk jemi të frikësuar, mos ndaloni!

Ish-efektivi: E gjithë Vlora do të vij në Tiranë, ose arrijmë qëllimin ose do të shtrihemi të vdekur

Karriget boshe në protestë që simbolizojnë rininë e larguar nga vendi: Ikur në Angli e Gjermani

Çfarë i motivoi qytetarët të protestojnë? Përgjigjet qytetarja: Kur ai person u tërhoq zvarrë...

Dita e 12-të e protestës/ Mijëra qytetarë nisin marshimi drejt Kryeministrisë: O sot o kurrë!

Influencerja: Nëse është e nevojshme do të flemë para Kryeministrisë

“Protestojmë kundër të gjithë establishmentit të vjetër”/ Protestuesi: Ka shumë të rinj

Përplasja me ministrin Malaj, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca në Kuvend

Berisha: Nuk kam qenë kurrë non-grata në SHBA, ka pasur vetëm një ndalim hyrje

Muçi në Kuvend: Ai treni i projektligjeve ka ngecur, na thoni ta shtyjmë

‘Struc i Nartës’, Zhupa-Jaupajt: S’të vjen pak turp? Jep dorëheqjen dhe shijo jetën

Hoti në Kuvend: Rinia do ta rrëzojë qeverinë, do e largojë PS-në nga pushteti

Heqja e sanksioneve për Berishën, Shehu në Kuvend: E vërteta ka fituar, bashkë me të gjithë ne

"Jo Sali Lushën të çoni, por të shkoni dhe vetë"/ Stresi i kthehet Ballës: Sali Lusha 'tqr' ty

Balla: Non grata e Berishës vështirë të hiqet, por do e komentoj kur të shoh njoftimin zyrtar

Ulsi Manja flet në foltore, deputetët e Opozitës në kor: Rama jepe dorëheqjen

Berisha: Duhet të merremi vetëm me plotësimin e kërkesave absolutisht të drejta të protestuesve!

"Gjobaxhi", Balla replikon me Shehajn: Je një hajdut, i vodhe PD listën e anëtarësisë