Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve në nëntor, zoti Kemp shfaqi një vizion të ri konservator për republikanët, larg modelit të zotit Trump.
SHBA- Pasi fitoi ndaj një sfiduesi republikan të mbështetur nga zoti Donald Trump dhe kundërshtares demokrate Stacey Abrams duke u rizgjedhur në postin e guvernatorit të Xhorxhias, republikani Brian Kemp po kërkon të zgjerojë ndikimin gjatë mandatit të dytë, duke lënë pas modelin e shfaqur gjatë fushatës së parë si një politikan nga rrethinat i apasionuar ndaj armëve, makinave dhe kundër imigracionit. Gjatë fjalimit të fitores së zgjedhjeve në nëntor, zoti Kemp shfaqi një vizion të ri konservator për republikanët, larg modelit të zotit Trump. Republikani Kemp mundi kundërshtaren demokrate Abrams, me një rezultat më të thellë sesa në zgjedhjet e vitit 2018.
“Këto zgjedhje dëshmojnë se kur republikanët përqendrohen tek zgjidhjet e problemeve duke i dhënë përparësi popullit, mund të fitojmë tani por edhe në të ardhmen”, tha zoti Kemp.
Republikani Kemp u zotua se do të qëndronte i angazhuar në betejë duke ndërmarrë hapa konkrete. Ai vazhdoi angazhimet e tij politike dhe përkrahu fushatën e kandidatit të mbështetur nga zoti Trump për Senatin amerikan, Herschel Walker, ndërsa formoi një komision federal veprimi që i mundëson guvernatorit të ndikojë në garat për Kongres dhe president.
Ai nuk e ka përjashtuar mundësinë e kandidimit për Senat në vitin 2026 apo për Shtëpinë e Bardhë.
Fitorja e zotit Kemp mund të ofrojë një plan për republikanët në shtetet konkurrente pasi në vitin 2022 votuesit refuzuan shumë nga kandidatët e mbështetur nga zoti Trump.
Është një qasje më pak e bujshme, që synon joshjen e të pavarurve dhe të moderuarve, ndërkohë që gjithashtu arrin objektivat e politikës konservatore.
“Nëse republikanët duan të fitojnë në të ardhmen, mendoj se shumë prej tyre do të kërkojnë këshilla nga guvernatori Kemp, dhe do të përpiqen të përsërisin atë që bëri ai këtu (Xhorxhia)”, tha Cody Hall, këshilltare politike e zotit Kemp.
59 vjeçari Kemp më përpara është marrë me tregun e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, ka shërbyer në senatin e Xhorxhias dhe në vitin 2010 u emërua sekretar shteti nga guvernatori Sonny Perdue. Tetë vite më pas, zoti Kemp mundi kandidatin tradicional republikan duke marrë emërimin e republikanëve për guvernator të Xhorxhias ndërsa mbështetja e zotit Trump i dha vrull fushatës së tij, e cila ishte e përqendruar tek të drejtat e armëmbajtjes dhe kundër imigracionit të paligjshëm.
Pasi republikani Kemp mposhti demokraten Abrams në zgjedhjet e vitit 2018 me vetëm 1.45% ajo e akuzoi atë se kishte përdorur postin e sekretarit të shtetit për të eleminuar votat e demokratëve. Një gjykatë federale hodhi poshtë pretendimet ligjore që vinin në dyshim veprimet e zotit Kemp.
Gjatë mandatit të parë, zoti Kemp shënoi arritje të mëdha konservatore, përfshirë kufizime të rrepta për abortin në vitin 2019. Ai e mbajti premtimin për rritjen me 5 mijë dollarë të rrogës së arsimtarëve të shkollave publike, përpjekje këto për të fuqizuar mbështetjen e klasës së mesme mes parashikimeve për një tjetër përballje me demokraten Abrams.
Marrë nga VOA
Trazirat BRAZIL- Zyrtarët brazilianë thonë se kanë arrestuar të paktën 200 mbështetës të ish-presidentit Jair ...
Foto ilustruese ANGLI- Çmimet e vajit të ullirit në Mbretërinë e Bashkuar janë rritur, me frikën se vendi mund të...
Foto Ilustruese RUMANI- Arrestimi i influencuesit Andrew Tate, i popullarizuar në internet për maskulinitetin toksik, pas një bastisjeje n&e...
Milorad Dodik SERBI- Bashkimi Evropian ka dënuar vendimin e Republikës Sërpska të Bosnje e Hercegovinës dhe autoriteteve të s...
Brazil BRAZIL- Protestat e dhunshme në Brazil kanë shkaktuar 46 persona të plagosur, të cilët ndodheshin në ndërtesat qe...
Brazil BRAZIL- Mijëra protestues plaçkitën ndërtesën e Kongresit, ku disa prej tyre depërtuan në dhomën e Se...
Aksidenti në Senegal SENEGAL- Një aksident tragjik ka ndodhur në Senegal ku 39 njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 100 të...
Azem Kurtaj KOSOVË- Avokati mbrojtës i Azem Kurtaj, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës ka deklaruar se do të ankimoj...
Gazi Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik edhe në territorin shqiptar u pa si një rast i “artë” për vendin për t&...
Foto Ilustruese UKRAINË- Ndonëse lufta në Ukrainë ka filluar që prej rreth një viti tashmë, ushtarët ukrainas ...