Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Departamenti i zjarrëfikësve dhe Autoritetet lokale kanë bërë me dije se aksidenti, më vdekjeprurës në vendin e Afrikës Perëndimore në vitet e fundit, ndodhi natën e së dielës rreth orës 03:00 (ora lokale) pranë qytetit Kafrin, rreth 250 kilometra në juglindje të kryeqytetit Dakar.
SENEGAL- Një aksident tragjik ka ndodhur në Senegal ku 39 njerëz kanë humbur jetën dhe rreth 100 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes së dy autobuzëve. Presidenti Macky Sall, ka shpallur 3 ditë zie kombëtare dhe ka bërë thirrje për të marrë masa të menjëhershme për të përmirësuar sigurinë rrugore.
Departamenti i zjarrëfikësve dhe Autoritetet lokale kanë bërë me dije se aksidenti, më vdekjeprurës në vendin e Afrikës Perëndimore në vitet e fundit, ndodhi natën e së dielës rreth orës 03:00 (ora lokale) pranë qytetit Kafrin, rreth 250 kilometra në juglindje të kryeqytetit Dakar.
???????? FLASH | Au moins 38 morts et 87 blessés après une collision entre deux bus au #Sénégal. L'accident a eu lieu dans la ville de #Kaffrine, à environ 250 km au sud-est de la capitale Dakar.
— Cerfia (@CerfiaFR) January 8, 2023
pic.twitter.com/d8h8GvXqHX
Qeveria publikoi mbrëmjen e së dielës së kaluar një lajm, në komunitetin Sikilo, ku flitej për 39 të vdekur, 53 të lënduar që janë shtruar dhe po trajtohen në spitale dhe 42 me lëndime të lehta, të cilëve iu ofrua kujdes në qendrat shëndetësore lokale.
Dy autobusët kishin “139 udhëtarë në momentin e aksidentit”, tha qeveria në një njoftim për shtyp.
SÉNÉGAL????????_ Grave accident de circulation dans la nuit de dimanche 8 janvier à #Gniby ( Kaffrine, centre eu pays). 40 personnes sont décédées dans la collision entre deux bus de transport de voyageurs Les images témoignent de la violence de l’accident. #Senegal #AccidenteFatal pic.twitter.com/vumyCj9CU0
— Nanana365 (@nananamedia365) January 8, 2023
Më tej, presidenti Sall i cili shkoi për të vizituar pacientët në spitalin Kafrin, shpjegoi se dhjetë nga të lënduarit janë në gjëndje kritike për jetën.
“Më shumë se 20 trupa janë identifikuar dhe së shpejti do t’u dorëzohen familjeve për funeralet e tyre”, tha ai.
Kreu i shtetit, i cili shpalli “tri ditë zie kombëtare”, premtoi veprime të shpejta për të mos u përsëritur “tragjedi” të kësaj natyre.
“Ne nuk mund t’i ekspozojmë jetët e bashkëqytetarëve tanë ndaj një sistemi transporti që sfidon respektin për jetën njerëzore,” tha zoti Sall.
Gjatë ditës së sotme, pritet që kryeministri të mbledhë një këshill ndërministror për të shqyrtuar marrjen e masave për gjendjen e automjeteve, ekspertizën, lejet e qarkullimit dhe oraret.
Kryetari i bashkisë së Kafrinit, Abdoulaye Saidu So, ish-ministër i Zhvillimit Urban dhe Strehimit, si dhe prokurori i qytetit fqinj Kaholak, tregoi se aksidenti u shkaktua nga një plasje gome në njërin prej dy autobusëve dhe më pas ata u përplasën.
Udhëheqësi i opozitës Usman Sonko, një kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2024, tha në Tëitter se po "organizonte një mbledhje fondesh për viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa u bëri thirrje autoriteteve t’i japin “përparësi” pasigurisë në rrugë, të cilën ai e përshkroi si një plagë me pasoja shkatërruese njerëzore, sociale dhe ekonomike për vendin".
Aksidentet e trafikut që përfshijnë autobusë janë jashtëzakonisht të zakonshme në Afrikë, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes së automjeteve, kushteve të këqija të rrugës dhe gabimeve në drejtimin e automjetit, pasi shumë shoferë marrin patentat e tyre duke dhënë ryshfet pa shkuar në shkollat e drejtimit të automjeteve të rënda.
Policia ka raportuar se 21 persona kanë humbur jetën dhe 49 të tjerë kanë mbetur të plagosur mbrëmjen e së shtunës në një aksident me një autobus në kufirin e Kenias dhe Ugandës. Shumica e viktimave ishin shtetas kenianë por, humbën jetën edhe 8 shtetas ugandë. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të shpejtësisë.
Qeveria e Ugandës ka njoftuar gjithashtu masa për të përmirësuar sigurinë rrugore pas një rritjeje të viktimave në rrugë gjatë sezonit të festave të fundvitit. Sipas autoriteteve në Kampala, në vetëm tre ditë, nga 30 dhjetori deri më 1 janar, janë regjistruar 104 aksidente trafiku me gjithsej 35 të vdekur dhe 114 të lënduar.
Azem Kurtaj KOSOVË- Avokati mbrojtës i Azem Kurtaj, pjesëtar i Forcave Speciale të Kosovës ka deklaruar se do të ankimoj...
Gazi Kalimi i gazsjellësit Trans-Adriatik edhe në territorin shqiptar u pa si një rast i “artë” për vendin për t&...
Foto Ilustruese UKRAINË- Ndonëse lufta në Ukrainë ka filluar që prej rreth një viti tashmë, ushtarët ukrainas ...
Dhuna ndaj vajzave KOSOVË- Gjatë vitit 2022 janë raportuar mbi 2 mijë raste të dhunës në familje. Policia e Kosovës...
Mohsen Jafari-Rad IRAN- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Iran ku një gazetar ka kryer vetëvrasje pasi u lirua nga burgu. Ish...
Foto Ilustruese BRITANI- Një mësues në pension është akuzuar për abuzim seksual ndaj një fëmije pasi një hetim...
Presidenca Suedeze e Bashkimit Evropian ka nisur konsultimet me vendet anëtare lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim ...
Kinë KINË- Ushtria kineze mbajti stërvitje të përbashkëta të sulmeve luftarake në shkallë të gjë...
29-vjeçarja që vrau foshnjën 11 muajshe në Greqi GREQI- Detaje tronditëse kanë dalë në dritë në lidhje ...
Igor Simiq SERBI- Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, tha sot se serbët në Kosovë janë të përkushtuar p&eu...