LIVE UPDATES
Bota

Trazirat në Brazil, autoritetet arrestojnë rreth 200 protestues

Pamjet filmike në pronat e qeverisë tregojnë protestuesit duke thyer xhamat, duke u ngjitur në çati dhe duke kryer aktivitete të tjera shkatërruese.

9 Janar 2023, 15:47 Nga I.A
Trazirat në Brazil, autoritetet arrestojnë rreth 200 protestues
Trazirat

BRAZIL- Zyrtarët brazilianë thonë se kanë arrestuar të paktën 200 mbështetës të ish-presidentit Jair Bolsonaro, të cilët dje sulmuan Gjykatën e Lartë, parlamentin dhe pallatin presidencial në kryeqytetin, Brasilia. Pamjet filmike në pronat e qeverisë tregojnë protestuesit duke thyer xhamat, duke u ngjitur në çati dhe duke kryer aktivitete të tjera shkatërruese. Media ndërkombëtare raportojnë se ambientet e brendshme të ndërtesave janë rrënuar.

Autoritetet braziliane thanë se synojnë të mbajnë përgjegjës protestuesit dhe do të inspektojnë objektet shtetërore për gjurmët e gishtërinjve. Presidenti i ri Lula da Silbva I dënoi ashpër protestat.

“Fashistët fanatikë bënë diçka që nuk ishte bërë kurrë në historinë e këtij vendi. Është e rëndësishme të mbani mend se të majtës në Brazil i janë torturuar njerëzit, i janë vrarë njerëzit, i janë zhdukur, por kurrë nuk keni parë dikë nga e majta të pushtojë parlamentin, Gjykatën e Lartë, Pallatin presidencial”, tha gjatë një konference me gazetarë presidenti i Brazilit, Luiz Inácio Lula da Silva.

Presidenti brazilian tha se qeveria do të kërkojë gjithashtu të zbulojë se kush ka paguar për qindra autobusët që transportuan protestuesit në kryeqytet, Brasilia.

“Ne do të zbulojmë se cilët janë financuesit e këtyre vandalëve që erdhën në Brasilia. Ne do të gjejmë financuesit dhe të gjithë do ta paguajnë me forcën e ligjit këtë gjest të papërgjegjshëm, jodemokratik, këtë gjest vandalësh dhe fashistësh”, tha më tej presidenti i Brazilit.

Mbështetësit e ish presidentit Bolsonaros duan që ai të rikthehet në detyrë dhe kanë bërë thirrje që ushtria të bëjë grusht shteti pasi humbi zgjedhjet e fundit presidenciale.

Zoti Balsonaro u largua nga Brazili dhe nuk pranoi të merrte pjesë në ceremoninë e ndërimit të pushtetit dhe inaugurimit të Presidentit Lula de Silva. Ai aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara, në Orlando të Floridës.

Sulmi në ndërtesat e qeverisë braziliane është i ngjashëm me sulmin e 6 janarit 2021 në Kapitolin e SHBA-së, në Uashington. Megjithatë, ndryshe nga Uashingtoni, ku ligjvënësit ishin brenda ndërtesës më 6 janar, objektet shtetërore në Brasilia, ishin kryesisht bosh.

Jake Sullivan, këshilltari për sigurinë kombëtare i presidentit Biden, dënoi përmes një postimi në Twitter, “përpjekjet për të minuar demokracinë në Brazil”, siç u shpreh ai.

Kjo ngjarje është dënuar edhe nga udhëheqës të tjerë, si presidenti i Meksikës dhe Kancelari gjerman, Olaf Scholz, i cili tha se sulmi i së dieles “është sulm ndaj demokracisë që nuk duhet toleruar”. Ndërsa organizatat për të drejtat e njeriut, “Human Rights Watch” dhe “Amnesty International” kanë kërkuar hetimin e sulmit që përgjegjësit të sillen para drejtësisë dhe një gjë e tillë të mos përsëritet më.

Marrë nga VOA

trazira ne brazil luiz inácio lula da silva

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë