LIVE UPDATES
Bota

SHBA e shqetësuar rreth shtrirjes së ligjit kundër zbulimit në Kinë

Deklarata e ministrisë pason zgjerimin e ligjit të ri të kundërzbulimit në Kinë, që hyri në fuqi më 1 korrik.

3 Gusht 2023, 22:54 Nga I.A
SHBA e shqetësuar rreth shtrirjes së ligjit kundër zbulimit
foto ilustruese

SHBA- SHBA kritikuan nismën e qeverisë kineze që nxit shtetasit e saj të marrin pjesë në aktivitete kundërspiunazhi. Departamenti i Shtetit tha të mërkurën, se nxitja e qytetarëve për të spiunuar njëri-tjetrin “është shumë shqetësuese”. Këtë javë, Ministria e Sigurimit Shtetëror, agjencia kryesore e Kinës, që mbikëqyr inteligjencën e huaj dhe kundërzbulimin, publikoi një mesazh në faqen e rrjetit social kinez “WeChat”, duke thënë se zbatimi efektiv i ligjit për kundërzbulimin kërkon jo vetëm punën e agjencive të sigurisë kombëtare të Kinës, por edhe “pjesëmarrjen e gjerë të popullit”.

Deklarata e ministrisë pason zgjerimin e ligjit të ri të kundërzbulimit në Kinë, që hyri në fuqi më 1 korrik.

“Ne jemi duke vëzhguar nga afër zbatimin e ligjit të ri të Kinës kundër spiunazhit ... i cili, siç është miratuar, zgjeron në masë të madhe fushën e aktiviteteve që konsiderohen spiunazh”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller gjatë një konference shtypi të mërkurën.

“Ne mbetemi të shqetësuar për rrezikun e arrestimeve dhe ndalimeve arbitrare në Republikën Popullore të Kinës, ashtu siç e kemi thënë edhe në deklaratën tonë paralajmëruese, për shtetasit që duan të udhëtojnë atje. Këto çështje janë ngritur edhe nga Sekretari i Shtetit në takimet me zyrtarët kinezë”, tha zoti Miller.

Qeveria e Pekinit në fillim të këtij viti ndryshoi ligjin e kundërzbulimit. Ligji i ri ndalon ndarjen e çdo informacioni në lidhje me sigurinë kombëtare. Por, ligji nuk përcakton në mënyrë të qartë se çfarë përfshihet në sigurinë, ose interesat kombëtare të Kinës. Ky veprim mendohet se do të rrisë rreziqet për shumë kompani shumëkombëshe që bëjnë biznes në Kinë.

“Kjo më tmerron. Ministria e Sigurimit të Shtetit u bën thirrje të gjithë qytetarëve kinezë të marrin pjesë në përpjekjet kundër spiunazhit; me fjalë të tjera, spiunimi i bashkëqytetarëve dhe të huajve”, thotë Isaac Stone Fish, shef ekzekutiv i firmës “Strategy Risks”, në një mesazh të publikuar në platformën e rrjetit social X, i njohur më parë si “Twitter”.

Uashingtoni dhe Pekini kanë akuzuar njëri-tjetrin për spiunazh muajt e fundit. Të mërkurën, një komision i Kongresit amerikan, njoftoi se do të nisë hetimet për përfshirjen e pretenduar të Kinës në ndërhyrjen e fundit në sistemet e postës elektronike të Departamentit të Tregtisë dhe Departamentit të Shtetit. Hakerët, që dyshohet se janë të lidhur me agjencitë e inteligjencës së Kinës, po fajësohen për një fushatë disa mujore duke ndërhyrë te disa sisteme të paklasifikuara të postës elektronike të SHBA-së, duke i lejuar ata të kenë qasje në një numër të vogël llogarish në departamentet e Shtetit dhe të Tregtisë të SHBA-së dhe disa që i përkasin organizatave të tjera. Zyrtarët në Pekin i kanë mohuar akuzat.

“Që nga viti i kaluar, institucionet që merren me sigurinë kibernetike nga Kina dhe vende të tjera të botës kanë publikuar raporte duke treguar se si qeveria amerikane ka kryer sulme kibernetike kundër Kinës përgjatë viteve” tha Wang Wenbin, zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës një konferencë për shtyp më 12 korrik. “Është koha e fundit që Shtetet e Bashkuara të sqarojnë aktivitetet e tyre kibernetike dhe të ndalojnë përhapjen e dezinformatave për të tërhequr vëmendjen e publikut”, tha ai.

Marrë nga VOA

shba kine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj