LIVE UPDATES
Bota

Riadi vazhdon të zbatojë pakësimin e prodhimit të naftës me synimin për të rritur çmimet

Ky vendim, i cili filloi të zbatohet në korrik, vjen pasi prodhuesit e tjerë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+) kanë rënë dakord të mbajnë në fuqi shkurtimet e mëparshme të prodhimit deri në vitin e ardhshëm.

3 Gusht 2023, 22:28 Nga I.A
Riadi vazhdon të zbatojë pakësimin e prodhimit të
foto ilustruese

RIAD- Arabia Saudite tha të enjten se po mban në fuqi deri në fund të shtatorit vendimin për pakësimin e prodhimit të naftës në 1 milionë fuçi në ditë, në përpjekjen e saj për të rritur çmimet e energjisë, një veprim që mund të rrisë çmimet e karburantit në SHBA. Ky vendim, i cili filloi të zbatohet në korrik, vjen pasi prodhuesit e tjerë të Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC+) kanë rënë dakord të mbajnë në fuqi shkurtimet e mëparshme të prodhimit deri në vitin e ardhshëm.

Çmimi mesatar për karburantin në SHBA qëndroi në nivelin rreth 3,82 dollarë për 1 gallon apo mbi 14,4 litri të martën. Kjo shifër është rreth 30 cent më e lartë se një muaj më parë, sipas Shoqatës Amerikane të Automobilave. Ndërsa çmimet e sotme mbeten shumë më të ulëta se sa ishin vitin e kaluar kur kostot e energjisë u rritën në mbarë botën në muajt e parë pas nisjes së agresionit rus në Ukrainë, ekspertët thonë se një rritje e tillë është e pazakontë. Nxehtësia rekord e verës e këtij viti ka pasur gjithashtu ndikim, duke rritur kërkesën për ajër të kondicionuar dhe duke detyruar rafineritë të operojnë me kapacitet të reduktuar.

Vendimi i Riadit megjithatë ishte i pritshëm nga analistët. Sauditët janë veçanërisht të interesuar për të rritur çmimet e naftës në mënyrë që të financojnë planin ambicioz “Vision 2030” që ka për qëllim rimëkëmbjen e ekonomisë së mbretërisë, reduktimin e varësisë së saj nga nafta dhe për të krijuar vende pune për të rinjtë. Planet përfshijnë disa projekte masive infrastrukturore, përfshirë ndërtimin e qytetit futuristik ‘Neom’, projekt ky që do të kushtojë 500 miliardë dollarë. Çmimet më të larta të karburanteve do të ndihmonin gjithashtu presidentin rus Vladimir Putin të financonte luftën e tij kundër Ukrainës, pasi vendet perëndimore kanë vendosur një kufi mbi çmimet e karburanteve në përpjekje për të pakësuar të ardhurat e Moskës. Sanksionet perëndimore nënkuptojnë se Moska është e detyruar të shesë naftën e saj me zbritje në vende si Kina dhe India. Të ardhurat e saj nga eksporti vlerësohet se shënuan humbje prej 1.4 miliardë dollarësh duke siguruar 13.3 miliardë dollarë në maj, 36% më pak se një vit më parë, tha Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë në një raport në qershor.

Marrë nga VOA

opec+

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj