3 Gusht 2023, 20:35
Nga I.A
Papa Françesku
PORTUGALI- Papa Françesku ndodhet në një vizitë disa ditore në Portugali. Dje ai u takua me viktimat e abuzimit seksual nga kleri katolik, gjashtë muaj, pasi një raport mbi këtë çështje tronditi Portugalinë. Sot në ditën e dytë të vizitës, Papa Françesku u takua me të rinjtë ku ai foli për të luftuar ngrohjen globale dhe pabarazitë ekonomike. Udhëheqësi i Kishës Katolike do të qëndrojë në Lisbonë deri në fundjavë për të marrë pjesë në Ditën Botërore të Rinisë.
Papa Françesku u prit me entuziazëm në Universitetin Katolik, një nga universitetet më të mira të Portugalisë, ndërsa studentët brohorisnin.
Gjatë fjalimit të tij, ai iu kërkoi studentëve që ta bëjnë botën një vend më të drejtë dhe më gjithëpërfshirës.
“Një diplomë akademike nuk duhet parë si një licencë për të krijuar mirëqenie personale, por si një mandat për të punuar për një shoqëri më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse dhe që është vërtet përparimtare”, iu tha studentëve, Papa Françesku.
Pas kësaj vizite, Papa Françesku udhëtoi për në qytetin bregdetar të Cascais për të vizituar degën lokale të fondacionit të tij ‘Scolas Occurrentes’, një lëvizje që ai e themeloi vite më parë për të bashkuar të rinj me prejardhje dhe kombësi të ndryshme.
“Zëvendësoni dyshimet tuaja me ëndrra: mos qëndroni peng i frikës, por filloni të punoni për të realizuar qëllimet tuaja! Një universitet do të kishte pak dobi, nëse do të shfrytëzohej vetëm për të shkolluar brezin e ardhshëm, që të vazhdojë sistemin e tanishëm global të elitizmit dhe pabarazisë, ku arsimi i lartë është privilegj i pak njerëzve me fat. Nëse njohuria nuk përqafohet si përgjegjësi, ajo jep pak fryte”, tha Papa Françesku para të rinjve.
Papa Françesku ka zgjedhur të vazhdojë me entuziazëm misionin e Papa Gjon Palit, ndërsa bën përpjekje të frymëzojë brezin e ardhshëm për t'u marrë me prioritetet e tij kryesore të drejtësisë sociale, ekonomike dhe mjedisore.
Ai u kërkoi studentëve portugezë të përdorin arsimimin e tyre për të punuar për të mirën e përbashkët, veçanërisht në kujdesin për mjedisin, duke thënë se premtimet aktuale për të frenuar ngrohjen globale kanë qenë thjesht “masa gjysmake, që vetëm vonojnë fatkeqësinë e pashmangshme”.
“Brezi juaj mund të jetë ai që merr përsipër këtë sfidë të madhe. Ju keni mjetet më të avancuara shkencore dhe teknologjike, por ju lutem, mos bini në grackën e qasjeve dritëshkurtëra dhe të pjesshme”, tha Papa Françesku.
Marrë nga VOA
papa françesku
Bota
3 Gusht 2023, 20:18
I.A
Siri
SIRI- Shteti Islamik më 3 gusht njoftoi se lideri i këtij grupi militant, Abu al-Hussein al-Husseini al-Qurashi, është vrarë ...
Bota
3 Gusht 2023, 20:01
I.A
Dmitry Medvedev
RUSI- Më shumë se 231,000 rusë i janë përgjigjur një përpjekjeje rekrutimi që nga janari, tha sot&n...
Bota
3 Gusht 2023, 19:48
I.A
Policia
SEUL- Të paktën 12 persona janë plagosur në një sulm nga një burrë pranë kryeqytetit të Koresë s&...
Bota
3 Gusht 2023, 19:36
I.A
Antony Blinken
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Ba...
Bota
3 Gusht 2023, 19:23
I.A
Miroslav Lajçak
KOSOVË- I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka reaguar ...
Bota
3 Gusht 2023, 19:00
I.A
Policia gjermane
GJERMANI- Një shtetas sirian, i akuzuar për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte përmes kryerjes së tortu...
Bota
3 Gusht 2023, 18:49
I.A
Milo Gjukanoviç
MALI I ZI- Ish-presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka thënë se kryeministri Dritan Abaz...
Bota
3 Gusht 2023, 18:27
I.A
Ushtria
SHBA- Presidenti Joe Biden bëri thirrje të enjten për lirimin e menjëhershëm të presidentit të Nigerit Mohamed B...
Bota
3 Gusht 2023, 17:48
I.A
Tajfuni
JAPONI- Tajfuni Hanun goditi prefekturat jugperëndimore të Japonisë, Okinawa dhe Kagoshima për të dytën ditë...
Bota
3 Gusht 2023, 17:12
I.A
Foto nga tragjedia
MEKSIKË- Të paktën 15 persona humbën jetën sot në një aksident autobusi në shtetin per...