All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Bota

Rusia sulmon dy qytete të mëdha në Ukrainë, Kievin dhe Kharkivin

Sulmi në kryeqytetin e Ukrainës u krye pas tërheqjes së trupave ukrainase nga qyteti lindor i Sievierodonetskut, një fitore e madhe për Rusinë pas disa javë luftimesh të ashpra.

26 Qershor 2022, 20:04 Nga I.A
Rusia sulmon dy qytete të mëdha në Ukrainë, Kievin dhe
Sulmet ne Ukraine
All - Paragraf - 1

UKRAINË- Rusia nisi sulme të reja me raketa të dielën ndaj dy qyteteve më të mëdha të Ukrainës, kryeqytetit të vendit, Kievit dhe Kharkivit. Sulmi vjen ndërsa udhëheqësit e Grupit të Shtatëshes, u mblodhën për bisedime për të përcaktuar mënyra të reja për të izoluar Moskën.

Kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tha se disa shpërthime tronditën pjesën perëndimore të qytetit dhe se u goditën të paktën dy ndërtesa banimi. Sipas zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm informacionet paraprake tregojnë se një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur, të cilët u shtruan në spital. Kryebashkiaku tha se një vajzë 7-vjeçare ishte nxjerrë e gjallë nga rrënojat e një godine.

Duke iu referuar të dhënave paraprake një ligjvënës ukrainas, tha se Rusia kishte lëshuar 14 raketa kundër Kievit. Sulmi në kryeqytetin e Ukrainës u krye pas tërheqjes së trupave ukrainase nga qyteti lindor i Sievierodonetskut, një fitore e madhe për Rusinë pas disa javë luftimesh të ashpra.

Ndërkohë, Rusia nisi sulme me raketa anembanë Ukrainës të shtunën. Sulmet u raportua të jenë kryer nga hapësira ajrore bjelloruse, vetëm disa orë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të takohej me presidentin bjellorus, Aleksandr Lukashenko në Shën Petersburg të Rusisë.

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenskyy tha në fjalimin e tij të përditshëm të shtunën se “Ukraina ka nevojë për më shumë armë dhe se sistemet e mbrojtjes ajrore, sistemet moderne që kanë partnerët tanë, nuk duhet të jenë në zonat e trajnimit apo objektet e magazinimit, por në Ukrainë, ku ato nevojiten tani, nevojiten më shumë se kudo tjetër në botë”.

Ukraina tha se forcat ruse kanë pushtuar plotësisht Lysychanskun, një qytet fqinj i Sievierodonetskut, në rajonin lindor të Luhanskut. Moska pretendon se ka rrethuar rreth 2,000 trupa ukrainase në zonë.

Përparimet ruse duket se e sollën Kremlinin me afër vendosjes së kontrollit të plotë të provincës Luhansk, një nga objektivat e deklaruara të luftës së Moskës. Një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes vlerësoi të premten vendimin e Ukrainës për t'u tërhequr nga Sievierodonetsku, duke e përshkruar veprimin si "profesional" dhe "taktik".

"Ajo që po bëjnë është ta vënë veten në një pozicion ku mund të mbrohen më mirë", u tha zyrtari gazetarëve në kushte anonimiteti.

Dhe ndërsa tha se forcat ruse arritën përparime rreth Sievierodonetskut, zyrat theksoi se përparimi pati kosto të konsiderueshme.

“Rusët kanë pësuar humbje të rënda në njerëz dhe në pajisje”, tha zyrtari. “Forcat ruse po tregojnë shenja të molisjes dhe moralit të rënë dhe kjo po ndikon në aftësinë e tyre për të ecur përpara me shpejtësi”.

Marrë nga VOA

lufta ukraine-rusi

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj