Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në bazë të një përllogaritjeje të Radios Evropës së Lirë, për të arritur nga Shkupi në Ohër, gjegjësisht për 360 kilometra vajtje-ardhje nevojiten 3 mijë e 520 denarë (57 euro), apo rreth 20 euro më shumë, krahasuar me një vit më herët.
Shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon planifikimin e më shumë ditëve të pushimit në qendrat turistike të Maqedonisë së Veriut, apo në destinacionet turistike në vendet fqinje, ndryshe nga vitet e fundit kur pushimi ndahej në tre ose katër pjesë, ose lëvizej në më shumë qendra turistike, thonë qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë.
“Vitet e kaluara kur bëja pushimet në Shqipëri, kam pasur mundësi të udhëtoj në më shumë vende të ndryshme turistike, dhe jo të jem i pozicionuar vetëm në një vend të vetëm, por tani me rritjen e çmimit të naftës, shikojmë ofertat që kanë destinacione më të shkurtra këtu brenda në Maqedoni të Veriut, për të bërë një balancë me rritjen e çmimeve të naftës, përkatësisht kostos së transportit”, thotë Blerimi, teksa planifikon pushimet me të shoqen dhe dy vajzat e tij.
Në bazë të një përllogaritjeje të Radios Evropës së Lirë, për të arritur nga Shkupi në Ohër, gjegjësisht për 360 kilometra vajtje-ardhje nevojiten 3 mijë e 520 denarë (57 euro), apo rreth 20 euro më shumë, krahasuar me një vit më herët. Meri Stojanovska tregon për Radion Evropa e Lirë, se vitin e kaluar pushimet i ka kaluar në Malin e Zi. Ajo këtë vit ka vendosur të udhëtojë me autobus, pasi vetëm për karburant të veturës i është dashur të ndajë rreth 130 euro.
“Do të udhëtoj me autobus, nuk kam çfarë të bëj. Shpenzimet do të kenë kosto të lartë nëse udhëtoj me veturën time private”, shprehet ajo.
Marija Sotirovska, pensioniste, thotë se më herët me të shoqin gjatë verës pothuajse çdo fundjavë kanë shkuar në shtëpiza në fshatrat përreth Liqenit të Mavrovës, por këtë vit, për shkak të shtrenjtimit të karburanteve, preferojnë të qëndrojnë më gjatë.
“Çmimet janë tejet të larta. Tash e tri javë nuk e kemi ndezur veturën. Presim të shkojnë në pushim fëmijët, që mos kujdesemi për nipin dhe të qëndrojmë më gjatë në Mavrovë. Më herët, çdo fundjavë shkonim, por tani nafta është dyfish, ndërkohë që pensionet janë po të njëjtat”.
Agjencitë turistike, në anën tjetër, thonë se është rritur interesimi i qytetarëve për ofertat veçanërisht për në Turqi, pas zhvlerësimit të lirës turke kundrejt dollarit amerikan.
“Interes më të madh ka për në Turqi, veçanërisht për ato oferta që mbulojnë transportin. Megjithatë në destinacionet më të afërta, më të moshuarit preferojnë transport të organizuar me autobus, kurse më të rinjtë zgjedhin veturat private”, thotë Suzana Zelenikoska nga një agjenci turistike në Shkup.
Sipas saj, shtrenjtimi i derivateve të naftës imponon dhe shtrenjtimin e ofertave, që në disa raste mbetet minimal, në mënyrë që të respektohen kontratat me klientët.
“Kemi marrëveshje të tilla me shumë qendra turistike që ndërlidhen me shtrenjtimin e naftës. Në këtë mënyrë, ata përllogarisin shpenzimet e tyre, në këtë rast bëjmë të pamundurën që me klientët tonë të mbetemi korrekt dhe të shkurtojmë nga përfitimi që ka agjencia, aq sa mundemi”, tregon Zelenikoska.
Përgjatë kësaj jave nafta e papërpunuar për një fuçi ka shënuar rënie në bursat ndërkombërare për shtatë dollarë, por çmimi i këtij produkti në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje dy herë brenda javës që e lamë pas, duke u barazuar me benzinën, apo rreth 1.80 euro për litër. Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë, Marko Bislimoski, thotë se rritja e çmimit të naftës së përpunuar ka të bëjë me presionin që bën rritja e kursit të dollarit në vend.
Në bazë të të dhënave të Agjencisë Evropiane për Statistika, Eurostat, pjesa më e madhe e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut përdorin makina me naftë, rreth 53 për qind, 44 për qind me benzinë dhe vetëm tre për qind kanë vetura me gaz. Pothuajse i papërfillshëm është numri i qytetarëve që kanë vetura me rrymë elektrike./REL
Vitali Klitschko UKRAINË- Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, ka paralajmëruar banorët e qytetit të qëndroj...
Pamje nga vendngjarja ne Norvegji NORVEGJI- Norvegjia mban të dielën një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e sulm...
Putin dhe Macron FRANCË- Përpjekja ekstreme para pushtimit dhe nga ana tjetër, mungesa totale e interesit për të dëgjuar, p&e...
pamje nga sulmi ne Kiev UKRAINË-Kievi sot ka pasur disa sulme mëngjesin e sotëm në lagjen Shevchenkivskiy, si pasojë ka vdekur 1...
Mirsad Shkreta KOSOVË- Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta ka rënë pre e një grabitjeje, pasi denoncoi se kishin...
Gjenerali Pavel RUSI- Një gjeneral rus në pension dhe mbipeshë është dërguar të luftojë në vijën e fronti...
Familjaret e viktimave AFRIKA E JUGUT- Autoritetet në Afrikën e Jugut po hetojnë vdekjen e të paktën 22 të rin...
pamje nga evakuimi UKRAINË-Civilët nga Pokrovsk, dje janë evakuuar në Donetsk në qytetet Dnipro dhe Lviv. Sipas Sky News, n&e...
Lufta ukraine-rusi Duke përdorur hapësirën ajrore mbi Bjellorusi në veri dhe ujërat e Detit të Zi në jug, forcat ruse l&...
Macron dhe Johnson GJERMANI- Boris Johnson dhe Emmanuel Macron ranë dakord se konflikti në Ukrainë është në një moment k...