Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ministria e Jashtme ruse njoftoi për këtë vendim më 18 gusht. Por, në komunikatë nuk u identifikuan zyrtarët moldavë të prekur nga ky vendim.
RUSI- Njëzet zyrtarëve moldavë u është ndaluar hyrja në Rusi, pas vendimit “jomiqësor” të Moldavisë për të përjashtuar 45 diplomatë rusë dhe punëtorë të Ambasadës ruse. Ministria e Jashtme ruse njoftoi për këtë vendim më 18 gusht. Por, në komunikatë nuk u identifikuan zyrtarët moldavë të prekur nga ky vendim.
Shërbimi Moldav i Radios Evropa e Lirë raportoi se ndalesa do të aplikohet ndaj 20 zyrtarëve, përfshirë 18 ligjvënës nga Partia për Veprim dhe Solidaritet (PAS) e presidentes, Maia Sandu.
Dy zyrtarët e tjerë, sipas REL-it, janë zëvendësdrejtori i policisë kufitare, Oleg Bucataru, dhe drejtori i Asociacionit të Shtypit të Pavarur, Petru Macovei.
Ambasadori moldav në Rusi u thirr më 18 gusht në Ministrinë e Jashtme, ku iu dorëzua një notë proteste lidhur me atë që Moska e quan “vendim të pajustifikuar të Kishinievit që në mënyrë dramatike të ulë numrin e punëtorëve” në Ambasadën ruse.
Në njoftimin e MPJ-së ruse u tha se kufizimi i numrit të diplomatëve rusë në Moldavi është “hap jomiqësor” që çon në shkatërrimin e mëtejmë të raporteve mes Rusisë dhe Moldavisë “të cilat veçse janë në krizë të thellë”.
Ministri i Jashtëm i Moldavisë, Nicu Popescu, më 26 korrik urdhëroi që Ambasada ruse të reduktonte stafin në 25 nga 70 punëtorë deri më 15 gushtë. Të 45 rusët dhe familjet e tyre u larguan nga Moldavia më herët gjatë kësaj jave, para afatit të përcaktuar nga autoritetet moldave.
Popescu tha se vendimi do të rezultojë në më “pak individë që destabilizojnë shtetin tonë”. Presidentja Sandu e ka drejtuar shtetin e saj drejt Perëndimit dhe vitin e kaluar Moldavia mori ftesë për të nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ajo po ashtu ka akuzuar Moskën se po tenton të destabilizojë Moldavinë dhe ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës.
Marrë nga REL
Kaluan 86 vite para se libri të kthehej në bibliotekë Një koleksionues librash ka shpëtuar nga një gjobë e madhe, pasi k...
Foto ilustruese SHBA- Një uragan që intensifikohet me shpejtësi me shpejtësi të erës 145 mph (233 km/h) është nisur...
Foto e regjistruar nga dëshmitarët okularë nga momenti i rënies së zjarrit Pasagjerët e Boeing 737 në ...
Foto ilustruese KOSOVË- Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e Marrëveshjes bazë për normalizimin e marrëdhënie...
Njerezit ne kinema GJERMANI- Pranimet në spital të personave me koronavirus janë rritur 50% në Gjermani kohët e fundit, me epidemi...
kontenieret me droge GREQI- Autoritetet greke kanë gjetur më shumë se 64 kilogramë kokainë në një kontenier me kark...
Donald Trump SHBA- Ish shefi i kabinetit të ish presidentit Donald Trump, Mark Meadows, të martën dorëzoi një mocion për ta z...
Shkupi SHKUP- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot filloi shqyrtimi i propozimit të qeverisë së vendit p&eum...
Lucy Letby ANGLI- Një infermiere britanike është gjetur fajtore për vrasjen e shtatë fëmijëve të porsalindur dhe p&...
Joe Biden SHBA- Sondazhet tregojnë se rreth 54% e amerikanëve nuk e mbështesin punën që po bën Presidenti Joe Biden, madje ed...