LIVE UPDATES
Bota

FOTO-VIDEO/Policia greke zbulon 64 kilogramë kokainë, trafikantët e kishin fshehur në një kontenier me karkaleca

Sipas burimeve policore, është hera e parë që droga zbulohet jo në një ngarkesë frutash (zakonisht banane), por në frigoriferë ku ruhen karkalecat.

18 Gusht 2023, 17:07 Nga m.s
FOTO-VIDEO/Policia greke zbulon 64 kilogramë kokainë, trafikantët
kontenieret me droge

GREQI- Autoritetet greke kanë gjetur më shumë se 64 kilogramë kokainë në një kontenier me karkaleca në portin e Pireut. Operacioni është ngritur nga nëndrejtoria e Prokurorisë së Narkotikëve, pranë Drejtorisë së Sigurisë së Athinës, me pjesëmarrjen e autoriteteve doganore, si dhe nga Prokuroria e Narkotikëve pranë S.D.O.E.

Në kuadër të hetimeve dhe në vijim të shfrytëzimit të informacioneve të marra nga Administrata Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA), u gjet një kontenier me origjinë nga Ekuadori, në të cilin ndodheshin 58 pako me gjithsej 64 kilogramë kokainë.

Përfitimi i pritshëm nga importimi dhe shitja e sasisë së konfiskuar të kokainës e kalon shumën prej 2.000.000 euro, ndërkohë që vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

FOTO-VIDEO/Policia greke zbulon 64 kilogramë kokainë, trafikantët

Sipas burimeve policore që folën për 'Protothema.gr', është hera e parë që droga zbulohet jo në një ngarkesë frutash (zakonisht banane), por në frigoriferë ku ruhen karkalecat.

“Deri tani trafikantët zakonisht transportonin drogë në ngarkesa me banane. Për shkak se ngarkesa të tilla janë kapur shumë herë, tani kanë gjetur mënyra të reja. Është hera e parë që kokaina gjendet në një frigorifer ku mbahen karkaleca deti”, theksuan ata.

Të njëjtat burime shtuan se tashmë po krijohet një situatë e re, jo vetëm në Greqi, por edhe në Evropë në përgjithësi, pasi rrjetet kriminale po kërkojnë vazhdimisht mënyra të reja për të transportuar mallrat e tyre.

“E gjithë Europa është e shqetësuar për këtë, pasi sasitë e gjetura herë pas here janë shumë të mëdha. Hetimet do të rriten, si dhe bashkëpunimi mes vendeve”, përfunduan ata.

droge greqi


Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit