Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Jep dorëhqjen, nuk ka dialog!
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës 18 K...
Miratimi i propozimit të kësaj qeverie për nisjen e procedurave për ndryshimin e Kushtetutës kërkon një shumicë prej 2/3 në Parlament, të cilën qeveria e Dimitar Kovaçevskit nuk e ka.
SHKUP- Në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut sot filloi shqyrtimi i propozimit të qeverisë së vendit për fillimin e procedurave për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Miratimi i propozimit të kësaj qeverie për nisjen e procedurave për ndryshimin e Kushtetutës kërkon një shumicë prej 2/3 në Parlament, të cilën qeveria e Dimitar Kovaçevskit nuk e ka.
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, pas qëndrimeve fillestare të përfaqësuesve të partive dhe meqenëse nuk kishte folës të tjerë, e ndërpreu mbledhjen e sotme të Dhomës dhe njoftoi se do të vazhdojë në datën që do të përcaktohet. Talat Xhaferi ditë më parë kishte deklaruar se nëse nuk sigurohet shumica prej 2/3, atëherë ndoshta votimi në Legjislativ për propozimin e qeverisë do të shtyhet ose nuk do të mbahet.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, duke folur në fillim të seancës së sotme të Kuvendit, u bëri thirrje të gjithë deputetëve të vendit që të mbështesin propozimin për ndryshimin e Kushtetutës, për të çuar përpara rrugën evropiane të vendit.
“Propozimi për ndryshimin e Kushtetutës ka një qëllim dhe motivim të vetëm: Integrimin e vendit në Bashkimin Evropian. Ajo që dëshiron dhe pret shumica dërrmuese e qytetarëve në vend, asgjë më shumë, asgjë më pak”, theksoi Kovaçevski.
Mundësia e ndryshimit të Kushtetutës, bazuar në marrëveshjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, me qëllim përfshirjen e minoritetit bullgar që jeton në vend, ka një vit që shkakton dridhje dhe konfrontime në Shkup. Bullgaria në periudhën e kaluar ka penguar fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut me BE-në për shkak të dallimeve të hapura etnike, gjuhësore dhe historike mes dy vendeve, gjë që ka shkaktuar reagime të forta nga Shkupi.
Megjithatë, verën e kaluar, të dy vendet arritën një marrëveshje, bazuar në një propozim nga Bashkimi Evropian , sipas të cilit Sofja do të hiqte veton për fillimin e negociatave të anëtarësimit të Shkupit me BE , me kusht që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me ndryshimin e Kushtetutës së saj, ku të përfshihet në të dhe populli bullgar që jeton në vend.
Lucy Letby ANGLI- Një infermiere britanike është gjetur fajtore për vrasjen e shtatë fëmijëve të porsalindur dhe p&...
Joe Biden SHBA- Sondazhet tregojnë se rreth 54% e amerikanëve nuk e mbështesin punën që po bën Presidenti Joe Biden, madje ed...
Hossein Amir-Abdollahian dhe Mohammed bin Salma IRAN- Ministri i Jashtëm i Iranit është takuar me udhëheqësin de facto të Ara...
Sebastian Kurz AUSTRI- Ish-kancelari austriak Sebastian Kurz është akuzuar për dëshmi të rreme. Ai do të gjykohet nga 18 teto...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e vendit, Vjosa Osmani gjatë një vizite në Klinë ka thënë se për &cced...
Ministrja KOSOVË- Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka dalë me një reagim pas arrestimit të d...
Zjarr në Kanada KANADA- Banorët në Yellowknife, kryeqyteti i Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë, janë urdh&eum...
SHBA- Një grua kanadeze është dënuar me 22 vjet burg në SHBA për dërgimin e letrave të mbushura me helm ricin, duke p&...
Razeta Hajdari KOSOVË- Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe t...
Valentina Cancela Sarmoria URUGUAI- E reja Valentina Cancela Samoria, 17 vjeçe, u gjet e pajetë pasditen e këtij 16 gushti, në n...