LIVE UPDATES
Bota

"Rusët po marrin pasaporta nga Beogradi", alarmi i KE: Ndryshimet në Ligjin për shtetësinë në Serbi, rrezik për sigurinë e BE-së

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë ka rikujtuar se Serbia, sikurse edhe vendet tjera të rajonit, duhet ta përshtatë politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

1 Shtator 2023, 13:34 Nga k.m.
"Rusët po marrin pasaporta nga Beogradi", alarmi i KE: Ndryshimet
Foto ilustruese

Rritja e numrit të rasteve të dhënies së shtetësisë së Republikës së Serbisë me procedurë të shpejtë qytetarëve nga Rusia, ka nxitur shqetësim në Bashkimin Evropian (BE). Në BE këtë e shohin edhe si rrezik në aspektin e sigurisë pasi qytetarët që posedojnë pasaporta të Serbisë mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen.

Një zëdhënës i Komisionit Evropian, duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë ka rikujtuar se Serbia, sikurse edhe vendet tjera të rajonit, duhet ta përshtatë politikën e saj të vizave me atë të Bashkimit Evropian.

“Komisioni Evropian është në dijeni për numrin e madh të shtetasve të Rusisë që janë vendosur në Serbi pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës. Si nga një vend kandidat, nga Serbia pritet që në mënyrë progresive të përshtatet me politikat dhe vendimet e Bashkimit Evropian. Komisioni është duke monitoruar me kujdes situatën dhe duke shkëmbyer informatat me autoritetet e Serbisë lidhur me praninë e shtetasve të Rusisë në Serbi”, ka thënë ky zëdhënës i Bashkimit Evropian.

BE-ja vazhdimisht ka kërkuar nga Serbia që të marrë parasysh shqetësimet e Brukselit dhe vendeve anëtare për rrezikun potencial që mund të krijojë prania e shtetasve të Rusisë në Serbi, e sidomos nëse ata do të pajisen me dokumente që iu mundësojnë udhëtim të papenguar në vendet e Bashkimit Evropian.

“Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin e vet për shkak të ndryshimeve të planifikuara në Ligjin për shtetësinë në Serbi dhe rrezikun politik dhe të sigurisë që paraqet për BE-në, duke marrë parasysh se shtetasit e Serbisë gëzojnë mundësinë e lëvizjes pa viza në BE. Komisioni Evropian ka kërkuar nga Serbia që t’i marrë parasysh këto shqetësime”, ka deklaruar ky zëdhënës i BE-së.

“Sipas propozimit për ligjin e ri për shtetësinë, në Serbi do të thjeshtëzohej procedura për dhënien e shtetësisë pas një qëndrimi të shkurtër kohor. Përmes procedurës së thjeshtësuar, qytetarët e vendeve të treta, të cilët në rrethana tjera do të kishin nevojë për vizë për të udhëtuar në BE, do të kenë mundësi të lëvizjes së lirë”, thuhet në reagimin e Bashkimit Evropian.

Komisioni Evropian thotë se do t’i vazhdojë kontaktet me autoritetet e Serbisë lidhur me këtë çështje.

Sipas një analize që ka bërë Radio Evropa e Lirë, në shtatë muajt e parë të këtij viti numri i qytetarëve rusë që kanë marrë shtetësi në Serbi, është sa numri gjatë tërë vitit 2022.

Ndërsa, numri i qytetarëve nga Rusia që u pajisën me shtetësi serbe me procedurë të thjeshtëzuar, është më i madh sesa numri i të gjithë shtetasve të huaj së bashku.

Në vitin e pushtimit rus të Ukrainës, qindra mijëra rusë kërkuan qëndrim të përkohshëm ose të përhershëm në Serbi.

Në vitin 2022, numri i shtetasve rusë që morën pasaportë serbe u trefishua në krahasim me vitin para pushtimit.

Ky trend vazhdoi edhe në vitin 2023. Ligji për Shtetësinë i mundëson Qeverisë të japë shtetësinë me procedurë të veçantë në kushte të caktuara.

Siç përcaktohet në ligj, shtetësia jepet sipas asaj procedure nëse “pranimi në shtetësi do të përfaqësonte një interes” për Serbinë. Sipas vendimeve të Qeverisë së Serbisë të publikuara në “Gazetën Zyrtare”, deri më 21 gusht shtetësinë serbe e kishin marrë 76 shtetas të nacionaliteteve tjera. Shumica e tyre vijnë nga Rusia. Më parë këtë vit, KE paralajmëroi se Serbia do të rrezikonte një regjim pa viza për shkak të procedurave të thjeshtëzuar për marrjen e shtetësisë serbe.

Serbia është ndër vendet e pakta në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe ka fluturime direkte me Moskën që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë. Serbia në të kaluarën ka pasur probleme në raporte me Bashkimin Evropian edhe për shkak të liberalizimit të vizave me disa shtete të treta si Irani, Tunizia, Kuba, Kina, Burundi dhe disa vende të tjera për qytetarët e të cilëve kërkohet viza për udhëtime në BE. Kjo ka ndikuar që qytetarët e këtyre vendeve të vijnë pa viza në Serbi dhe të kalojnë në vendet e BE-së ilegalisht duke shkaktuar rritje të numrit të azilkërkuesve nga këto vende.

Pas tërheqjes së vërejtjes nga BE-ja, se mund të ketë suspendim të liberalizimit të vizave për Serbinë, Beogradi ka filluar të përshtatet me politikën e vizave të BE-së dhe i ka kthyer vizat për qytetarët e këtyre shteteve. BE-ja kërkon edhe nga vendet tjera të rajonit që të kenë kujdes me ligjet për dhënien e shtetësisë të huajve dhe për regjimin e vizave./REL

ke

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje