LIVE UPDATES
Bota

Rumania - vdekjet, mashtrimet dhe korrupsioni

Si pasojë e shpërthimit në një pikë karburanti pranë Bukureshtit, dy persona vdiqën dhe më shumë se 50 u plagosën. Rumania vuan nga vrasjet, korrupsioni e mashtrimet.

1 Shtator 2023, 12:08 Nga a/b

Rumania - vdekjet, mashtrimet dhe korrupsioni

Një burrë në Krevedia, një fshat 25 kilometra në veri të kryeqytetit rumun Bukuresht, u ankua tek të gjitha autoritetet lokale për erën e fortë të karburanteve në oborrin e tij për dy vjet me radhë. Por askush nuk i kushtoi vëmendje ankesave të tij. Ose nuk donte t'i kushtonte. Deri në momentin kur të shtunën, më 26 gusht 2023, në rrugën e tij dolën zjarrfikësit. Dhe policia. Dhe një ambulancë. Por fatkeqësisht, ishte tepër vonë për këtë njeri. Ai vdiq nga një sulm në zemër pasi pa gruan e tij duke marrë flakë nga një shpërthim i karburanteve në oborrin fqinj. Ajo pësoi lëndime të rënda, 95 për qind e lëkurës i ishte djegur. Një ditë më vonë vdiq edhe ajo. 

Pompë karburanti ilegale

Në oborrin ngjitur me shtëpinë ku jetonte dhe vdiq çifti prej vitesh kishte një pikë karburanti. Atje mbushen makina ose bombola gazi për sistemet e ngrohjes - në kushte të dyshimta sigurie. Gjatë inspektimit në vitin 2020, autoritetet kompetente konstatuan se kjo pikë karburanti nuk respektonte rregullat e sigurisë dhe i hoqën licencën për të punuar. Pronarët mbyllën portat dhe vazhduan të punojnë pas mureve - si më parë, por me rezervuarë të improvizuar. Sigurisht në të zezë.

Atë mbrëmje të së shtunës, karburanti që dilte nga një pompë e tillë e improvizuar mori flakë. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku: një cigare, vapa e madhe, apo... Fillimisht ka shpërthyer rezervuari i madh, më pas edhe fuçitë e mbushura me gaz fluturuan në ajër. Më shumë se 50 persona u plagosën. Shumica e tyre janë punonjës të shërbimeve të shpëtimit që erdhën pas shpërthimit të parë - zjarrfikës, ndihmës mjekë, policë. Shumë prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë, ndërsa disa që kanë përjetuar djegie të rënda nga zjarri janë dërguar jashtë vendit me avion ushtarak, ku po trajtohen në klinika speciale.

E gjithë kjo riktheu kujtimet e zjarrit katastrofik në klubin e natës Colectiv në Bukuresht në vitin 2015. Në atë kohë vdiqën 65 të rinj dhe rreth 150 u lënduan. Qeveria nën kryeministrin socialdemokrat, Victor Ponta u desh të jepte dorëheqjen pas protestave masive në rrugë.

Edhe katastrofa e Crevedia mund të ishte shmangur. Sepse ajo që ndodhi afër Bukureshtit është vetëm një nga situatat e shumta të ngjashme në Rumani. Institucionet shtetërore janë tërësisht të deprofesionalizuara – përmes korrupsionit, politizimit dhe intrigave partiake, nepotizmit, paaftësisë, por edhe indiferencës.

„Nuk kam më ajër!"

Në Rumani, shtëpitë digjen deri në themel, sepse rrugët që të çojnë tek ato shpesh janë të planifikuara keq dhe shumë të ngushta për të hyrë zjarrfikësit. Ambulancat mbërrijnë tre herë më vonë sesa parashikon protokolli, sepse shumë rrugë drejt bashkive të thella, të deklaruara si të asfaltuara, janë në fakt rrugë rurale apo pyjore shumë vështirë të kalueshme. Ndërsa asfaltet e mira të çojnë drejt oborreve dhe shtëpive të mrekullueshme të elitës rurale.

Pacientët vdesin në spitale sepse plagët e tyre janë të infektuara nga mikrobet në muret e dhomave në spitale. Ose sepse të sëmurët injorohen nga ata që duhet të kujdesen për ta dhe t'i shpëtojnë. Nga mesi i gushtit të këtij viti, një grua e re vdiq në një spital në Botosan, një qytet rreth 450 km në veri të Bukureshtit, pranë kufirit me Ukrainën.

Një 25-vjeçare, nënë e tre fëmijëve, ishte tre muajshe shtatzënë kur u shtrua në mbrëmje me dhimbje dhe gjakderdhje të madhe. Ajo vdiq shtatë orë më vonë, sepse askush nuk ndërhyri për ta ndihmuar gjatë natës. “Nuk kam më ajër!” – ishte mesazhi i saj i fundit për familjen. Mjekët dhe stafi i spitalit fajësojnë njëri-tjetrin dhe gjithçka është duke u hetuar nga prokurorët.

Vetëm pak javë më parë, në korrik 2023, mjekët refuzuan të shtronin në spital një grua të re në shtatzëni të avancuar - ajo lindi në trotuar - një rast që përveç dyshimit për neglizhencë, shkaktoi edhe dyshime për diskriminim të mundshëm, sepse gruaja i përket minoritetit rom.

"Mos bllokoni linjat telefonike pa nevojë!"

Herë pas here incidente të tilla dhe të ngjashme shkaktojnë tmerr. Një adoleshente 15-vjeçare, e cila u rrëmbye dhe përdhunua nga një person, arriti të telefonojë 911, por ata vetëm u përgjigjën: “Mos e blloko linjën telefonike pa nevojë.” Pak më vonë, ajo u vra nga rrëmbyesi i saj.

Në Rumani, gazetarët investigativë zbulojnë rregullisht raste kur të moshuarit me nevoja të veçanta dhe personat me aftësi të kufizuara burgosen në ambiente të ngjashme me kampet, në kushte të tmerrshme. Këto “shtëpi” shpesh marrin mbështetje serioze financiare nga politika, por paratë zhduken në kanalet e errëta të korrupsionit dhe nepotizmit.

Shtypi rumun ndoqi gjatë edhe rastin e një shoferi të ri të droguar, i cili u përplas me një grup turistësh të rinj në një qytet të Detit të Zi. Dy persona humbën jetën, disa të tjerë u shtruan në spital me plagë të rënda. Shoferi ishte ndaluar dy herë më parë nga oficerët e policisë të cilët injoruan sjelljen e tij të dukshme problematike. Ai nuk iu nënshtrua testit të drogës dhe u lejua të vazhdonte të drejtonte makinën. Tani rasti po hetohet.

Të gjithë e dinin se për çfarë bëhej fjalë

Por të kthehemi te fatkeqësia e fundit - shpërthimet dhe zjarri ndodhën në një vend që nuk kishte leje pune për tre vjet. Për parregullsitë në pikën e karburantit janë njoftuar shtatë institucione shtetërore. Të gjithë e dinin se për çfarë bëhej fjalë.

Por biznesi në Krevedia vazhdoi të lulëzonte. Tre vjet më parë, babai i aksionerit kryesor të kompanisë u bë kryebashkiak (i Partisë Socialdmokrate në pushtet - PSD) i një qyteti në jug të Rumanisë. Që atëherë, qarkullimi i kompanisë është dhjetëfishuar. Burimi i këtij suksesi tregtar ishin kontratat e mëdha me institucionet publike.

Domethënë, institucionet shtetërore shmangin kontrollin e kompanive të tilla. Shpesh inspektorët janë ish-bashkëpunëtorë të ngushtë të politikanëve me ndikim. Ndaj veprimet e paligjshme nuk dënohen. E nëse një inspektor ka guximin të bëjë ndonjë ankesë, ai shpesh "qetësohet" me fjalët: "Miku im, kujdesu për punën tënde, apo do të të çojmë në fund të botës?"

Pra, në shumicën e rasteve, tragjeditë në Rumani vijnë në fund të një zinxhiri të gjatë dhe kompleks të korrupsionit. Ata që janë të përfshirë në gjithë këtë korrupsion besojnë se nuk do të zbulohen kurrë dhe se mund të bëjnë çfarë të duan. Vëzhguesit flasin madje edhe për bashkëfajësi të shtetit dhe strukturave mafioze në institucionet shtetërore./DW

rumani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet