Dita e 50-të e revoltës qytetetare/ Shqiptarët vijojnë qëndresën në shesh: Rama në burg, Berisha në burg
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Shetet e Gjirit Persik dënojnë sulmet iraniane ndaj infrastrukturës civile: Janë krime lufte 18 Korrik, 17:37 ...
Abuizimi me fondet në Durrës, zbardhen dëshmitë/ Elisabeta Mataj: Jam qytetare e lirë, kush ma ndalon kazinonë...
Sulmi ndodhi në zonën Jani Khel të rrethinës Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë rrethit fisnor të Vaziristanit të Veriut në kufi me Afganistanin. Askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani. Kryeministri në detyrë i Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar, e dënoi sulmin me bombë.
Së paku nëntë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një sulm vetëvrasës që kishte në shënjestër një autokolonë të forcave të sigurisë në Pakistanin veriperëndimor. Sulmi u krye më 31 gusht nga një sulmues vetëvrasës që po udhëtonte me motoçikletë, tha në një komunikatë Agjencia për Marrëdhënie me Publikun e Pakistanit (AMPP).
“Ushtria është e përkushtuar për eliminimin e terrorizmit,"- thuhet në komunikatë.
Sulmi ndodhi në zonën Jani Khel të rrethinës Bannu, në provincën Khyber Pakhtunkhwa, pranë rrethit fisnor të Vaziristanit të Veriut në kufi me Afganistanin. Askush s’e ka marrë përgjegjësinë për sulmin deri tani. Kryeministri në detyrë i Pakistanit, Anwaar-ul-Haq Kakar, e dënoi sulmin me bombë.
“Zemra më është thyer nga humbja e 9 ushtarëve trima në Divizionin Bannu, KPK, në një akt terrorist frikacak që plagosi shumë [të tjerë]. Aktet e tilla janë plotësisht të dënueshme", tha Kakar në X, rrjetin e social të njohur më parë si Twitter.
Numri i sulmeve vetëvrasëse vdekjeprurëse ndaj forcave të sigurisë në dhe afër Vaziristanit të Veriut në vitin 2023 është duke u rritur. Vaziristani i Veriut shërbeu si bazë për kryengritësit derisa ushtria njoftoi vite më parë se e kishte pastruar rajonin nga militantët vendas dhe të huaj.
Një nga më vdekjeprurësit ishte një sulm vetëvrasës më 30 korrik, në një tubim politik të partisë Jamiat Ulema Islam-Fazl, ku u vranë më shumë se 50 njerëz në distriktin Bajur, një bastion i Tehrik-e Taliban, i njohur edhe si talibanët pakistanezë, një aleat i ngushtë i Qeverisë së udhëhequr nga talibanët e Afganistanit. Grupi ekstremist Shteti Islamik-Khorasan (IS-K) e mori përgjegjësinë për këtë sulm.
Ka pasur protesta të shpeshta dhe thirrje të vazhdueshme ndaj Qeverisë për ofrimin e sigurisë në rajon. Qeveria dhe ushtria kanë theksuar se kanë kryer operacione kundër militantëve dhe pretendojnë se ato kanë qenë të suksesshme në vitet e fundit./REL
Foto ilustruese Armenia dhe Azerbajxhani raportuan për viktima pas bombardimeve intensive në kufirin e tyre të përbashkët më ...
Foto ilustruese Në dhomat e Klinikës së Kirurgjisë Plastike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) jan&e...
foto ilustruese EUROPË- Komisioni Evropian ka autorizuar një variant të përditësuar të vaksinës Pfizer (PFE.N) për ...
Drashko Stanivukoviç BOSNJE HERCEGOVINË- Nacionalizmi serb, duket se ka kaluar në absurditet ku dhe vetë serbët debatojn&eu...
Një burrë në Krevedia, një fshat 25 kilometra në veri të kryeqytetit rumun Bukuresht, u ankua tek të gjitha autor...
foto ilustruese KOSOVË- Një raport i publikuar të enjten nga organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International, trego...
Mijëra familje dynden çdo vit pranë liqeneve me ngjyrën blu të kristaltë dhe shkëmbinjve të lartë në Band-...
Olivér Várhelyi EUROPË- Komisioneri i Zgjerimit Olivér Várhelyi në një inetrvistë për Euroaktiv,&...
Dmytro Kuleba UKRAINË- Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba u bëri thirrje atyre që komentojnë negativisht ...
Vjosa Osmani KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Presidentin e Republikës, Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, p&...