LIVE UPDATES
Bota

Rikthimi i Trump në krye të SHBA mund të jetë pozitiv për Evropën, ka ardhur koha që kontinenti të kujdeset për veten

Megjithatë, një rikthim i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë në disa aspekte një zhvillim i dobishëm për Evropën dhe sidomos për Britaninë e Madhe. Dekadat e fundit marrëdhënia e Londrës me Uashingtonin është bërë shumë problematike.

12 Janar 2024, 14:06 Nga Richard Vinen
Rikthimi i Trump në krye të SHBA mund të jetë pozitiv
Donald Trump

Nga Richard Vinen “Unherd”

Evropa nuk duhet ta shpërfillë mundësinë e një mandati të dytë të Donald Trump në krye të SHBA-së. Siç e kanë theksuar shumë analistë dhe ekspertë, ai do të ishte më radikal se herën e parë. Gjithçka që ka ndodhur që nga viti 2020, do të ketë konfirmuar instinktin e Trump se shpërfillja e normave kushtetuese është një strategji e mirë.

Ndërkohë fitorja e tij mund të nënkuptojë ndoshta edhe fundin e mbështetjes së SHBA-së për Ukrainën dhe me gjasë edhe fundin e NATO-s. Sigurisht, kjo do të nënkuptojë nga ana tjetër edhe një periudhë krize ekonomike, që ndër të tjera do të sabotonte çdo përpjekje për të ndalur ndryshimin e klimës.

Megjithatë, një rikthim i Trump në Shtëpinë e Bardhë mund të jetë në disa aspekte një zhvillim i dobishëm për Evropën dhe sidomos për Britaninë e Madhe. Dekadat e fundit marrëdhënia e Londrës me Uashingtonin është bërë shumë problematike. Aktualisht ne po sillemi ai ata fëmijët e rritur që jetojnë ende me prindërit e tyre, dhe që ankohen vazhdimisht, por duke supozuar se dikush tjetër do të lajë rrobat e tyre. Dhe nëse Trump fiton zgjedhjet këtë vit, do të na duket sikur babai ka ndryshuar gjini apo sikur mamaja është martuar me një nga Engjëjt e Ferrit.

Por në atë moment dhe më në fund, ndoshta do të vendosim se është koha për të dalë me një shtëpi me vete. Tek e fundit, është koha t'i kujtojmë vetes se hegjemonia amerikane është një dukuri e kohëve të fundit. Shtetet e Bashkuara kanë qenë vendi më i pasur në botë që nga fundi i shekullit XIX-të.

Por në fillim, pasuria e saj kishte pak ndikim në politikën dhe shoqërinë e Evropës. Shtetet e Bashkuara luftuan për pak muaj gjatë Luftës së Parë Botërore, por më pas u mbyllën në vetvete. Dhe megjithëse Lufta e Dytë Botërore e shndërroi Amerikën në një fuqi globale, as në vitin 1945 nuk ishte e qartë nëse ky rol i ri do të mbahej.

Në fillim, angazhimet ushtarake amerikane ishin të dështuara dhe pati nga ata - sidomos në shtetet e jugut - që bënë sërish thirrje për t'u distancuar nga çështjet botërore. Por ajo që e pengoi këtë izolim të ri ishte Lufta e Ftohtë. Ajo periudhë, në të cilën u krijuan marrëdhëniet e veçanta të Amerikës me Evropën Perëndimore, ishte shumë e veçantë.

Së pari, Shtetet e Bashkuara kishin një avantazh ekonomik domethënës. Ato kishin lulëzuar gjatë luftës, ndërsa shumë vende evropiane ishin shkatërruar. Dhe ato kushte na dhanë të famshmin Planin Marshall. Së dyti, Shtetet e Bashkuara u përballën me një kërcënim politik të jashtëzakonshëm. Bashkimi Sovjetik nuk ishte thjesht fuqia tjetër e madhe. Ai ishte një shtet me ambicie për të ushtruar ndikim në çdo cep të globit, dhe që nxiti besnikërinë idealiste të njerëzve në mbarë botën (edhe nëse vetë udhëheqësit e tij ishin cinikë).

Dhe në ato kushte lindi NATO. Sot kushtet kanë ndryshuar, dhe termi “Lufta e Dytë e Ftohtë” errëson më shumë gjëra sesa duhet të zbulojë. Po ashtu Rusia është më e vogël se Bashkimi Sovjetik. Vendet aleate me BRSS në Paktin e Varshavës - në fakt vende që ishin dikur pjesë e vetë Bashkimit Sovjetik - sot janë anëtare të NATO-s.

Rusia synon që të ushtrojë pushtetin e saj duke mos eksportuar një ideologji. Dhe natyrisht, kombi rus nuk është më popullor në Perëndim. Historiani Emmanuel Le Roy Ladurie llogariste se çereku i bashkëmoshatarëve të tij studentë në Ecole Normale Supérieure në fundin e viteve 1940, ishin anëtarë të Partisë Komuniste dhe e admironin Stalinin.

Ndërkohë që sot, janë të paktë adhuruesit e Vladimir Putinit në Perëndim. Dhe kjo do të thotë se Trump është krejtësisht i arsyeshëm kur thotë se Shtetet e Bashkuara mbajnë një pjesë jo-proporcionale të barrës ushtarake të NATO-s. Është e vështirë të imagjinohen rrethanat në të cilat aventurat ushtarake të Putinit mund të përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Amerikën.

Por është e lehtë të imagjinohet se si ato mund ta kërcënojnë Poloninë ose Lituaninë. Dhe  gjithashtu është e lehtë të imagjinohet se si kërcënimet ndaj këtyre vendeve do ta destabilizonin Britaninë dhe Francën, qoftë edhe vetëm përmes shkuarjes atje të një numri të madh refugjatësh.

Prandaj, nuk do të ishte domosdoshmërisht diçka e keqe nëse NATO do të zëvendësohej nga një organ mbrojtjeje evropian. Kjo aleancë e re mund të fokusohej në frenimin e Rusisë, që nuk është më një prioritet për SHBA-në. Gjithsesi, kjo do të thoshte se Evropa nuk do të ndikohej nga aventurat ushtarake të SHBA-së.

Vlen të kujtohet se i vetmi anëtar i NATO-s që ka përmendur nenin 5 të kushtetutës së organizatës - që thotë se një sulm ndaj njërit do të trajtohet si sulm ndaj të gjithëve - ishte vetë SHBA-ja pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001. Ndërkaq, vlen të kujtohet se Amerika u bë një fuqi globale për ta luftuar komunizmin dhe jo për të mbrojtur demokracinë.

Në Evropën Perëndimore, këto dy beteja u zhvilluan paralelisht, por në Amerikën Latine apo Azi, lufta ndaj komunizmit nënkuptonte shpesh një aleancë edhe me regjimet brutale jo-demokratike. Dhe ndërsa SHBA u dha shumë ndihma vendeve me qeveri të majta në Evropë, gjatë viteve 1950 brenda vendit, të majtët e Partisë Demokratikë u trajtuan shpesh si të ishin komunistë radikalë. Më shumë sesa falë ndërhyrjeve jashtë vendit në emër të demokracisë, Shtetet e Bashkuara u bënë më demokratike si rezultat i ndërhyrjeve të huaja.

Të drejtat civile për afro-amerikanët ishin pjesërisht produkt i Luftës së Ftohtë. Integrimi racor në ushtri, gjatë dhe pas Luftës së Koresë, ishte padyshim më i rëndësishëm sesa gjyqi  Brown kundër Bordit Arsimor. Edhe dëshira e Amerikës për t'u njohur si një shoqëri e drejtë nga pikëpamja racore, i detyrohej shumë nevojës për të pasur një mbështetje më të madhe globale kundër Bashkimit Sovjetik.

Kjo ka ndikim edhe tek mënyra se si Evropa duhet ta trajtojë Trump. Nuk ka asnjë arsye të natyrshme pse Amerika duhet të jetë, siç e tha Biden së fundmi, një “far i demokracisë”. Ne duhet të pranojmë se ashtu si çdo komb tjetër, edhe Shtetet e Bashkuara mund të udhëhiqen nga interesat e tyre. Retorika e Trump “Amerika e Para”, duhet të na kujtojë se duhet të nisim ta trajtojmë SHBA-në në të njëjtën mënyrë siç sillemi me Kinën apo Rusinë. Pra të bashkëpunojmë me amerikanët kur na leverdis dhe të mbrojmë interesat tona kur është e nevojshme. Evropianët duhet të rifitojnë një pjesë të sjelljes kryeneçe që diktonte dikur qëndrimet tona ndaj Amerikës. Gjatë 30 viteve të para pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësit tanë politikë e kuptuan se Shtetet e Bashkuara ishin një aleat i domosdoshëm, por ata ndjenin pak lidhje emocionale me këtë vend.

Harold Macmillan i tha Richard Crossman se britanikët duhet të ishin për amerikanët siç kishin qenë grekët për romakët: që të dy klasicistë, ku secili e konsideronte Greqinë e Homerit dhe Tukididit si një qytetërim shumë më të madh se Roma e Jul Çezarit.

Gjithsesi në një masë jashtëzakonisht të madhe, politika e jashtme amerikane e pasluftës u drejtua nga evropianët. Figura me ndikim si Zbigniew Brzezinski (Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në vitet 1977-1981) dhe Madeleine Albright (Sekretare e Shtetit në vitet 1997-2001) kanë lindur përkatësisht në Poloni dhe Çekosllovaki. Henry Kissinger shkoi në Shtetet e Bashkuara kur ishte tashmë adoleshent dhe nuk e humbi asnjëherë theksin e tij gjerman. Kissinger e dinte se të paktën për një të ardhme të parashikueshme, Shtetet e Bashkuara do të ishin vendi më i fuqishëm në botë. Ai e dinte se, të paktën në disa aspekte, roli i saj në botë ishte pozitiv.

Por vendi që kishte më shumë në zemër ishte Evropa. Ai ishte i magjepsur nga burrështetas si Bismarku, ndërsa udhëheqësi i shekullit XX-të që admironte më shumë ishte Charles de Gaulle, njeriu që e nxori përkohësisht Francën nga NATO në vitin 1966. Natyrisht, De Gaulle nuk ishte ai sovranisti naiv që shfaqej në publik. Ai e dinte se kishte raste kur Franca ishte e varur nga mbështetja amerikane. Por sjelljet e tij të vrazhda ndaj Uashingtonit synonin ta fshihnin këtë varësi dhe të promovonin një vetë-imazh të fortë të Francës.

Po ashtu e kuptoi, edhe pse me keqardhje, se një shkallë e integrimit evropian ishte diçka e pashmangshme. Prandaj politikanët e sotëm evropianë duhet ta bëjnë atë modelin e tyre. Ata duhet t'i shohin me një respekt të kujdesshëm Shtetet e Bashkuara, sado të tmerrshëm të jenë liderët apo sistemi i tyre politik. Por pavarësisht nga rezultatet e zgjedhjeve të këtij viti, ata duhet të mbështeten tek njëri-tjetri për mbrojtjen e kontinentit të tyre.

Shënim:Richard Vinen, profesor i historisë në Kolegjin Mbretëror të Londrës.

richard vinen donald trump

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë