LIVE UPDATES
Bota

SHBA: Mbikqyrja e Bursës i jep dritën e gjelbër ETF-Bitcoins

Tregtimi i Bitcoin do të lehtësohet. Komisioni i Mbikqyrjes së Bursës në SHBA (SEC) lejon tani, që monedha digjitale të tregtohet direkt edhe në bursë përmes të ashtuquajturve ETF (exchange traded fund).

12 Janar 2024, 10:00 Nga I.A
SHBA: Mbikqyrja e Bursës i jep dritën e gjelbër ETF-Bitcoins
Bitcoin

SHBA- Tifozët e Bitcoinit prej javësh e prisnin këtë vendim, plot emocion dhe duke e nxitur kursin e këmbimit drejt rritjes së mëtejshme. Tashmë është zyrtarizuar: Në SHBA mund të ofrohen të ashtuquajturit Bitcoin-Spot-ETFs. "Në këtë mënyrë tani Bitcoin do të ambalazhohet si një letër klasike me vlerë", thotë Philipp Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management. Vendimi i jep më shumë besueshmëri Bitcoinsit: "Ky është një sinjal me efekt të fortë. Bitcoin ka qenë gjithmonë në fokus të kritikave. Me vendimin e marrë për tregtimin në bursë tashmë do shuhen edhe aspekte të ndryshme të kritikave", i tha Sandner DW-së.

Disa administrues të pasurive që nga viti 2013 kanë aplikuar për miratimin e ETF-ve të Bitcoin. Mbikqyrja e Bursës (SEC) në SHBA deri vonë e refuzonte këtë duke argumentuar, se produktet janë të prirura për manipulime në treg. Kësaj i shtohet edhe fakti, që shumë shohin tek kriptomonedhat mundësitë për devijimin e sanksioneve apo për pastrimin e parave nga burime kriminale.

ETF lehtëson blerjen e Bitcoin

Me lejimin e një Bitcoin-ETF lehtësohet tregtimi me kriptomonedhat në SHBA. Me Exchange-Traded-Fund – (ETF) "fondet e tregtuara në bursë" rikrijohen indekset e aksioneve si p.sh. Indenksi Gjerman i Aksioneve, DAX. Në këtë mënyrë ofruesit blejnë fonde, në këtë rast Bitcoin. Investitorët tani përmes kuotave në të tilla fonde mund të përfitojnë nga rritja e çmimit ose jo. "Spoti" në Bitcoin-Spot-ETFs do të thotë, që kemi të bëjmë me vlerën aktuale të mallit.

Deri tani në SHBA Bitcoins mund të tregtoheshin, por vetëm në llogari speciale për kriptobursat ose privat nga të ashtuquajturat Wallets. Me blerjen përmes kriptobursave Bitcoins ndodhen tek partneri përkatës tregtar. Nëse këta hakeroen - gjë që ka ndodhur herë pas here – humbasin edhe Bitcions. Ruajtja më e sigurt në Wallets privat është shumë më e ndërlikuar dhe presupozon dijeni gjithnjë e më të sofistikuara teknike.

Me një ETF-Bitcoin depozitat normale të aksioneve do të kishin akses ndaj tregtisë me Bitcion, pa qenë e nevojshme një llogari e posaçme tek një kripto-broker, shpjegon Jochen Stanzl nga Broker CMC Markets. "Shumë shpresojnë, që me blerjet në Wall Street do të rritet afatgjatë kërkesa për Bitcoins."

Sipas ekspertit të Blockchain Sandner nga Frankfurt School of Finance and Management një Bitcoin-ETF e thjeshton blerjen në radhë të parë për administruesit e fondeve dhe konsulentët e pasurive, që do të mund ta përfshijnë më lehtë Bitcionsin në paketat e ofertave të tyre.

Në Europë dhe në Zvicër ndërkohë ofrohen produkte të tilla. Në SHBA kjo është e re. "Tregu amerikan i kapitalit ka një efekt të rëndësishëm dhe të madh rrezatues", thotë Sandner.

Ao do të rritet tani çmimi i Bitcoins?

Ekspertët mendojnë, se së fundi pritja për dritën e gjelbër nga Komisioni i Mbikqyrjes së Bursës në SHBA mund të ketë reflektuar në kursin e Bitcoins, vlera e së cilës është rritur muajt e fundit. Megjithatë analistët mendojnë, se në këtë sektor do të rrjedhë dukshëm më shumë para. Banka britanike Standard Chartered parashikon që Bitcoin-ETFs vetëm këtë vit mund të tërheqë 50 deri në 100 milionë dollarë para nga depozituesit. Kjo mund ta rriste deri në 100.000 dollarë kursin e Bitcoins. Por të tjerë analistë në të kundërt mendojnë, se për një periudhë kohore prej pesë vjetësh qarkullimi mund të jetë në rreth 55 miliard dollarë.

Viti 2024 sidoqoftë ka nisur mirë për tifozët e Bitcoins. Edhe Philipp Sandner është i bindur, që lejimi i ETF është një hap i madh drejt pranimit të monedhës digjitale. "Edhe më e rëndësishme do të jetë, nëse një bankë qendrore do të blejë Bitcoins."

Por për Bitcoins asnjëherë nuk ka pasur siguri. Disa herë kursi është rritur brenda një kohe të shkurtër dhe ka rënë sërish furishëm. Shumë depozitues kanë humbur mjaft para. Për një investim në Bitcoins kushdo duhet të jetë shumë i vetëdijshëm për riskun.

Marrë nga DW

bitcoin etf

Sondazh

Poll
Bota 11 Janar 2024, 22:32 h.k

Gjermania po ndahet dhe po i ngjan SHBA-ve

Foto ilustruese GJERMANI-Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir ka paraljmëruar se vendi po shkon drejt një ndarjeje që i ngja...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet