LIVE UPDATES
Bota

Rifillon gjyqi penal ndaj ish-presidentit Trump

Zoti Farro, ish-drejtor në bankën ‘First Republic Bank’ në Nju Jork, përshkroi në përfundim të dëshmisë së tij javën e kaluar se si pati krijuar një llogari në tetor 2016 për Michael Cohen-in, ish-avokat dhe ndërmjetës politik për zotin Trump.

30 Prill 2024, 15:30 Nga E. D
Rifillon gjyqi penal ndaj ish-presidentit Trump
Donal Trump

SHBA- Të martën rifillon gjyqi penal në Nju Jork ndaj ish-presidentit Donald Trump. Rikthehet në bankën e dëshmitarëve bankieri Gary Farro, i cili luajti rol për pagesën prej 130 mijë dollarësh ndaj një aktoreje të filmave pornografikë që pretendonte se kishte patur një natë romantike me ish-presidentin.

Zoti Farro, ish-drejtor në bankën ‘First Republic Bank’ në Nju Jork, përshkroi në përfundim të dëshmisë së tij javën e kaluar se si pati krijuar një llogari në tetor 2016 për Michael Cohen-in, ish-avokat dhe ndërmjetës politik për zotin Trump.

Zoti Cohen ka thënë se e ka përdorur atë llogari për të bërë pagesat për të fituar heshtjen e aktores Stormy Daniels, dy javë përpara zgjedhjeve të vitit 2016, dhe për t’u siguruar që ky informacion nuk do t’i bëhej i ditur votuesve.

Zoti Farro tha se zoti Cohen pati vënë si kolateral vlerën e shtëpisë së tij për të marrë fondet për llogarinë e re. Zoti Cohen ka thënë se e bëri këtë veprim pa ia bërë të ditur bashkëshortes së tij. Ai është dënuar tashmë për shkelje të ligjeve për financimin e fushatave zgjedhore me pagesat për zonjën Daniels dhe pritet të shërbejë si dëshmitari kryesor kundër ish-shefit të tij.

Pagesa për heshtjen është në epiqendër të akuzave në gjyqin e parë penal ndaj një ish-presidenti amerikan.

Prokurorët e akuzojnë zotin Trump për falsifikimin e 34 dokumenteve të biznesit në kompaninë e tij të pronave të patundshme, ‘Trump Organization’, për të fshehur rimbursimin e fondeve që zoti Cohen i pagoi zonjës Daniels që ajo të mos fliste. Ish-presidenti Trump thotë se pagesat ishin për shërbime ligjore të kryera nga zoti Cohen.

Zoti Trump i mohon pretendimet e zonjës Daniels se ata patën marrëdhënie seksuale gjatë një turneu golfi rreth një dekadë përpara zgjedhjeve të vitit 2016.

Donald Trump është tashmë kandidati i pritshëm për president i Partisë Republikane për zgjedhjet e këtij viti. Ai përballet gjithashtu me tre padi të tjera gjyqësore. Në dy prej tyre ai akuzohet se u përpoq të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve që i humbi ndaj rivalit Joe Biden katër vjet më parë. Zoti Trump i ka mohuar të gjitha akuzat.

Për shkak të sfidave ligjore të ngritura nga avokatët e tij ndaj tre padive të tjera, gjyqi në Nju Jork mund të jetë ndoshta i vetmi që zhvillohet përpara zgjedhjeve që mbahen në nëntor.

Dëshmitë në gjyq filluan javën e kaluar. Ndër dëshmitarët ishte David Pecker, ish-botues i revistës tabloid “National Enquirer” dhe mik i hershëm i zotit Trump. Ai i tha jurisë prej 12 anëtarësh gjatë katër ditëve të dëshmisë së tij se pati rënë dakort gjatë një takimi në gusht 2015 në Kullën Trump në Nju Jork me zotin Trump dhe zotin Cohen, se do të bënte çfarë të mundej për ta ndihmuar zotin Trump të fitonte presidencën. Prokurorët i referohen takimit si “konspiracioni i Kullës Trump”.

Zoti Pecker tha se publikoi artikuj në mbështetje të zotit Trump dhe nxiti artikujt negativë për kundërshtarët e tij.

Zoti Pecker tha se i pagoi 150 mijë dollarë modeles së revistës Playboy, Karen McDougal, për të siguruar mospublikimin e pretendimit të saj për një marrëdhënie njëmujore me zotin Trump në vitin 2006. Zoti Trump e ka mohuar marrëdhënien, por zoti Pecker dëshmoi se zoti Trump e quajti në një moment zonjën McDougal “një vajzë të mirë”. Pasi u bë president, zoti Pecker tha se zoti Trump e pyeti për gjendjen e saj, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2017.

Gjithashtu, zoti Pecker tha se i pagoi 30 mijë dollarë një roje në hyrjen e Kullës Trump për të siguruar heshtjen e tij për pretendimin fals se zoti Trump kishte një fëmijë jashtë martese.

Prokurorët nuk kanë bërë të ditur se kush do të jetë dëshmitari i tyre pas zotit Farro. Gjyqi mund të zgjasë edhe pesë javë të tjera përpara se juria të mund të fillojë shqyrtimin e çështjes. Dëshmitë janë planifikuar të bëhen katër ditë në javë, me përjashtim të të mërkurave, por u anuluan për këtë të hënë.

Ndërkohë, gjykatësi që mbikëqyr çështjen, Juan Merchan, ka planifikuar një seancë të enjten për të shqyrtuar nëse zoti Trump mund të jetë fajtor për shpërfillje të gjykatës duke mos zbatuar urdhrin që e ndalon të sulmojë dëshmitarët e mundshëm.

Ish-presidenti Trump mohon të ketë bërë ndonjë shkelje dhe pretendon se urdhri shkel të drejtën e tij të shprehjes dhe aftësinë për t’u mbrojtur, ndërsa po kandidon sërish për president./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit