LIVE UPDATES
Bota

Hoqi shaminë nga koka e saj për të protestuar kundër ligjit të detyrueshëm të hixhabit, dijetarja iraniane lirohet me kusht

Lirimi i saj u raportua më 29 prill nga kanali Emtadad në Telegram, ku u tha se shëndeti i saj ishte përkeqësuar.

30 Prill 2024, 14:33 Nga M.B
Hoqi shaminë nga koka e saj për të protestuar kundër ligjit
Sedigheh Vasmaghi

IRAN- Dijetarja e burgosur islamike dhe aktivistja civile, Sedigheh Vasmaghi është liruar me kusht. Lirimi i saj u raportua më 29 prill nga kanali Emtadad në Telegram, ku u tha se shëndeti i saj ishte përkeqësuar. Lajmin e ka konfirmuar një burim i Radio Farda i Radios Evropa e Lirë. Vasmaghi u arrestua pasi hoqi shaminë nga koka e saj për të protestuar kundër ligjit të detyrueshëm të hixhabit në Iran.

Para lirimit, Vasmaghi i shkroi një komiteti hulumtues të OKB-së për trajtimin e saj në burg, duke thënë se ajo ishte torturuar. Vasmaghi, e cila është e verbër, u transferua në fillim të këtij muaji nga burgu famëkeq Evin i Teheranit në një spital, mes raportimeve që autoritetet po e pengonin këtë lëvizje, edhe pse ishte këshilluar nga mjekët. Vasmaghi është autore dhe poete e shquar e cila shpesh i ka kundërshtuar autoritetet iraniane. Në vitin 2011, ishte lëshuar një urdhërarrest para se ajo të nisej për të dhënë mësim në një universitet në Gjermani.

Më vonë, ajo ishte ftuar nga Rrjeti i pavarur i Refugjatëve i Qyteteve të Pavarura (ICORN), i cili ofron strehim për shkrimtarët dhe artistët në rrezik, për të jetuar në Suedi. Pasi u kthye në Iran më 2017, ajo u arrestua. Arrestimin e saj, grupet për të drejtat e njeriut e cilësuan si të nxitur politikisht dhe të lidhur me qëndrimet dhe shkrimet e saj politike. Në Iran, Vasmaghi e vazhdoi zërin e saj kritik ndaj ligjit të hixhabit dhe politikave të tjera të linjës së ashpër të Republikës Islamike. Vasmaghi kishte bartur shami të kokës për shumë vjet, por në fund të vitit të kaluar ajo e bëri një paraqitje televizive pa hixhab.

Dhe më 29 tetor, ajo ishte në mesin e dhjetëra personave që u sulmuan nga forcat e sigurisë së Iranit gjatë pjesëmarrjes në varrimin e 17-vjeçares Armita Garavand, e cila vdiq dy javë pas një kacafytjeje të dyshuar me policinë e moralit për hixhabin. Vdekja e Mahsa Aminit në paraburgimin policor në shtator 2022, pasi ajo ishte arrestuar se gjoja nuk e kishte veshur siç duhet hixhabin, nxiti protesta të mëdha në gjithë vendin për disa muaj, të cilat e vunë në pah mospajtimin publik me ligjin e hixhabit dhe të drejtat e grave.

Autoritetet u përgjigjën me një luftë brutale gjatë të cilës vdiqën mbi 500 protestues dhe duke e vendosur një ligj edhe më të ashpër të hixhabit, i cili parasheh ndëshkime dhe dënime më të ashpra me burgim për shkelësit. Vasmaghi u shpreh e tronditur pse Republika Islamike, në një kohë të zemërimit të madh publik, merr qëndrime aq drastike kur përballet me protesta publike./ REL

sedigheh vasmaghi

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale