Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Rezultatet fillestare i kanë dhënë partisë së udhëhequr nga Herbert Kickl 29.1 për qind të votave, gati tri pikë më shumë se partisë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP), e cila thuhet t’i ketë marrë 26.2 për qind të votave.
AUSTRI- Partia e së djathtës ekstreme, Partia e Lirisë (FPO), i ka fituar të dielën zgjedhjet e përgjithshme në Austri për herë të parë, tregojnë rezultatet fillestare. Rezultatet fillestare i kanë dhënë partisë së udhëhequr nga Herbert Kickl 29.1 për qind të votave, gati tri pikë më shumë se partisë konservatore në pushtet, Partia Popullore Austriake (OVP), e cila thuhet t’i ketë marrë 26.2 për qind të votave.
Megjithatë, FPO-ja ka dështuar ta fitojë shumicën në Parlament për ta formuar vetë Qeverinë e re të Austrisë. Partia e Lirisë ka qenë në koalicion qeveritar më parë, por partia konservatore ka thënë se nuk do të pranojë të futet në një koalicion qeveritar të udhëhequr nga Kickl.
Rivali kryesor i Kickl, kancelari në largim Karl Nehammer i OVP-së, ka thënë se “është e pamundur të formosh Qeveri me dikë, i cili i adhuron teoritë konspirative”. Rreth 6.3 milionë austriakë kishin të drejtë vote në një garë të mbizotëruar nga çështjet si, emigracioni dhe azili, si dhe inflacioni e lufta në Ukrainë.
Qendra e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 17:00. Nëse konfirmohet, fitorja e Kicklit mund të jetë e padobishme, pasi 55-vjeçari është figurë polarizuese nën udhëheqjen e të cilit liderët e partisë kanë refuzuar të punojnë. Ai nuk ka dhënë ndonjë shenjë deri tani se mund të heqë dorë për t’u siguruar që partia e tij ta udhëheqë Qeverinë.
“Çështja është kancelari do emërohet nga radhët e FPO-së”, tha Katherin Stainer-Haemmerle, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Carinthia.
“Nëse ndodh kjo, atëherë më duhet të them se roli i Austrisë në Bashkimin Evropian do të jetë krejtësisht tjetër. Kickl ka thënë shpesh se [kryeministri i Hungarisë] Viktor Orban është shembull për t’u ndjekur për të dhe ai do ta mbajë këtë qëndrim”, shtoi ajo.
Fitorja e FPO-së do ta bëjë Austrinë vendin më të fundit në BE që shënon rritje të mbështetjes për të djathtën ekstreme, pas vendeve si Holanda, Franca dhe Gjermania. FPO-ja është euroskeptike dhe miqësore ndaj Rusisë, si dhe kritike ndaj islamit dhe është zotuar për rregulla të ashpra ndaj azilkërkuesve./ REL
Kirby SHBA- Izraeli nuk do të mund t'i kthejë në mënyrë të sigurt qytetarët e vet në shtëpitë e tyre n&eu...
Hashem Safdin LINDJE E MESME- Mes një sërë sulmesh dhe me humbje të konsiderueshme në radhët e zyrtarëve të lart&eu...
Sulmet UKRAINË- Autoritetet ruse pretendojnë se kanë rrëzuar 125 dronë ukrainas të dielën, gjë që pasqyron p&e...
Foto ilustruese SERBI- Kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, preside...
Donika Gërvalla KOSOVË- Ministrja e jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka komentuar gjatë një takimi në SHBA, qëndr...
Foto ilustruese GJERMANIA- Pse kaq shumë njerëz në Gjermaninë Lindore votojnë veçanërisht për part...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Ushtria izraelite ka njoftuat se ka eleminuar liderin e lartë të Hezbollahut, Nabil Kaouk, një nga pak ...
Foto ilustruese AUSTRIA- Austriakë kanë filluar të votojnë mëngjesin e së dielës për ta zgjedhur Parlamentin e ri, ...
Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump SHBA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka zbuluar se çfarë bisedoi me kandidatin republi...
Donald Trump SHBA- Kandidati i Republikanëve për presidencialet në SHBA, Donald Trump u prit me brohoritje nga një turmë e ma...