LIVE UPDATES
Bota

“Ekonomia në Lindje të Gjermanisë po lulëzon”/ DW: Pse shumë njerëz janë të pakënaqur me politikën?

Sipas qeverisë federale, ekonomia në Lindje po lulëzon. Por shumë njerëz janë të pakënaqur me politikën. Pse?

29 Shtator 2024, 12:03 Nga M.B
“Ekonomia në Lindje të Gjermanisë po lulëzon”/
Foto ilustruese

GJERMANIA- Pse kaq shumë njerëz në Gjermaninë Lindore votojnë veçanërisht për partinë ekstremiste të krahut të djathtë AfD dhe partinë e re populiste të krahut të majtë BSW? Në zgjedhjet në Tyringi, Saksoni dhe Brandenburg, Alternativa për Gjermaninë (AfD) fitoi 29 deri në 33 për qind ndërsa Aleanca Sahra Wagenknecht (BSW) fitoi 12 deri 14 për qind të votave.

Raporti vjetor i përfaqësuesit të qeverisë për Gjermaninë Lindore, të cilin Carsten Schneider e prezantoi këto ditë në Berlin, mund të japë disa përgjigje për këto pyetje. Për herë të dytë që nga viti 2022, Schneider, i cili vetë vjen nga Tyringia, ka shqyrtuar zhvillimin ekonomik dhe social së bashku me autorë të shumtë të shquar.

Përfundimi i tij: Gjermania është "e lirë, e bashkuar dhe e papërfunduar”. Vendi ka ndryshuar shumë që nga viti 1990, duke përfshirë edhe ndryshimet në Perëndim, thotë Carsten Schneider. "Vetë demokracia favorizohet si modeli kryesor social në Lindje dhe Perëndim, por ka pakënaqësi me politikat dhe zbatimin e politikave.

Edhe 35 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, ka dallime ekonomike me landet e vjetra federale, por dinamika e përgjithshme e rritjes është pozitive. Shumica e njerëzve në Lindje e vlerësuan situatën e tyre ekonomike si të mirë, por nuk ndiheshin të kuptuar siç duhet dhe sa duhet nga politika. Ata kanë më pak besim në institucionet demokratike sesa gjermanët në Perëndim.

"Frika nga ndryshimi"

Prifti Martin Liedtke po ashtu e sheh këtë gjendje në Lübben, një qytet i vogël në Brandenburg. Ai e përshkruan gjendjen shpirtërore në komunitetin e tij kështu: "Ajo që vërej është se njerëzit kanë frikë nga ndryshimi dhe se ata janë të hapur ndaj pozicioneve ose partive që u premtojnë atyre se gjërat mund të vazhdojnë kështu."

Prifti Liedtke tha në një intervistë për DW se në zgjedhjet e landeve pesë vjet më parë ishte ende mirë të votohej për të Gjelbrit dhe për mbrojtjen e klimës. Tani gjithçka po sillet rreth migrimit. "E kjo ndryshon shumë nga gjendja e mëparshme," thekson prifti protestant i kongregacionit Paul Gerhardt, disa ditë pas zgjedhjeve më të fundit.

Përfaqësuesi i qeverisë për lindjen, Carsten Schneider është "i tronditur, i zhgënjyer dhe i alarmuar” nga zhvillimet politike në Tyringi, Saksoni dhe Brandenburg. Në raportin e tij ai pranon se ka ende paga më të ulëta në pesë landet lindore të Gjermanisë sesa në ato perëndimore. Gjermanolindorët janë të nënpërfaqësuar në elitat drejtuese në biznes, shkencë e gjyqësor. Por po bëhen investime masive. Papunësia është e ulët. Infrastruktura dhe shërbimet publike ndonjëherë janë më të zhvilluara sesa në Perëndim.

"Pakënaqësi kolektive"

Kreu i Institutit të Ekonomisë Gjermane, Michael Hüther, shkruan në raportin vjetor se Gjermania Lindore pësoi një "zhvillim mbresëlënës" pas ribashkimit gjerman më 1990. "Në pamje të parë, pakënaqësia kolektive që reflektohet në kutinë e votimit nuk përputhet domosdoshmërisht me sukseset ekonomike. Pasiguria dhe shqetësimi aktual i njerëzve në rajonet e prekura nga transformimi po forcojnë mbështetjen e AfD në mbarë vendin", tha eksperti i ekonomisë. "Ky fenomen është veçanërisht i theksuar në rajonet e Gjermanisë Lindore.

"Ndjenja e përbashkësisë" është e dobët

Carsten Schneider thekson gjithashtu se prirja drejt populistëve të krahut të djathtë nuk kufizohet vetëm në Gjermaninë Lindore. AfD performoi fuqishëm edhe në zgjedhjet e landeve në Bavari dhe Hesse. Në thelb, thotë Schneider, Gjermania Lindore nuk ekziston më si një bllok i unifikuar. Gjërat ndryshojnë shumë nga rajoni në rajon. Nëse shikoni Republikën Federale të Gjermanisë, me 16 landet e saj në tërësi, Mecklenburg-Pomerania dhe Brandenburgu janë aktualisht landet me rritjen më të lartë ekonomike.

Raporti vjetor tregon se njerëzit në Gjermaninë Lindore janë më skeptikë për realizimin e lirive të tyre civile sesa njerëzit në Perëndim. Për shembull, midis Detit Baltik dhe Zvicrës, më shumë njerëz besojnë se liria e shprehjes dhe liria e shtypit nuk janë realizuar plotësisht sesa njerëzit midis Detit të Veriut dhe Alpeve. Sipas raportit vjetor, një "ndjenjë uniteti" gjithëgjermane nuk është shfaqur ende. Kjo ndjenjë kohezioni është më pak e zhvilluar në Gjermaninë Lindore sesa në Perëndim.

"Në Lindje është zhvilluar një gjendje emocionale sociale e protestës dhe indinjatës, e ofendimit dhe e pakënaqësisë, e poshtërimit dhe e rebelimit, e cila refuzon të gjitha përpjekjet për dialog dhe mirëkuptim," tha sociologu i fesë Detlef Pollack, në një artikull të shkruar për "Frankfurter Allgemeine Zeitung” në gusht. Është shumë e vështirë për partitë e qendrës që të ndikojnë në qëndrimet e gjermanolindorëve. As injorimi i partive ekstreme dhe as e kundërta, duke marrë përsipër çështjet e tyre, nuk ka pasur sukses deri më tani, sipas sociologut që hulumton në Münster, NRW.

"Problem me demokracinë"

Historiani nga Berlini Ilko-Sascha Kowalczuk bëri një gjykim mjaft drastik përpara se të publikohej raporti i fundit i Gjermanisë Lindore. Ai merret me diktaturën në RDGJ dhe procesin e bashkimit. "Unë supozoj se dy të tretat e gjermanolindorëve kanë një problem me demokracinë dhe lirinë," tha historiani në disa intervista, duke ndezur një debat midis intelektualëve dhe politikanëve gjermanolindorë.

Kowalczuk beson se njerëzit në Lindje nuk janë të panjohur me konceptet e lirisë dhe demokracisë, por më tepër me pasojat. "Ne e shohim këtë në pjesëmarrjen e ulët në proceset e negociatave demokratike. Shumë njerëz në Lindje nuk e kanë kuptuar ende se ne jetojmë në një shoqëri kompromisi, jo në një shoqëri konsensusi."

Pak para se të publikohej raporti i Përfaqësuesit të tij për Lindjen, kancelari Olaf Scholz publikoi një video-mesazh mjaft pajtues. Pas zgjedhjeve në lande "vendi duket i ndarë”. Ai e kundërshtoi këtë mendësi. Kancelari beson se ka një shumicë të gjerë në favor të politikës për mbështetjen e migracionit, mbrojtjen e klimës dhe në mbështetje të Ukrainës. "Shpesh dëgjon vetëm ekstremet. Por nuk ka rëndësi se kush bërtet më fort. Shumica e qendrës politike është shumë, shumë më e madhe."

Përfaqësuesi i qeverisë dhe vetë kancelari bëjnë thirrje për forcimin e qendrës politike. Njerëzit, shoqatat dhe vullnetarët që angazhohen për funksionimin e mirë të shoqërisë dhe zgjidhjen e problemeve kanë nevojë për mbështetje./ DW

gjermania

Sondazh

Poll

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin