LIVE UPDATES
Bota

Analiza e REL: Për Banjskën, Serbia injoron “elefantin në dhomë”!

Kurti, i cili e ka bërë kontrollin e zonave me shumicë serbe të Kosovës element kyç të politikës së tij, fajësoi udhëheqjen shtetërore të Serbisë, duke thënë se sulmi është organizuar me mbështetjen e saj. Vuçiç u zotua se Serbia do t’i hetojë të dyshuarit, ashtu si edhe origjinën e armëve që policia e Kosovës konfiskoi pas sulmit.

29 Shtator 2024, 15:24 Nga N.F
Analiza e REL: Për Banjskën, Serbia injoron “elefantin në
Foto ilustruese

SERBI- Kur një grup i armatosur serbësh sulmoi policinë e Kosovës në Banjskë të Zveçanit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, bëri fajtor kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Në sulmin e 24 shtatorit, 2023, u vra polici kosovar, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë. Vuçiç tha atëkohë se personat e armatosur ishin serbë lokalë të Kosovës, “të cilët nuk mund të vuanin më terrorin e Kurtit”, dhe mohoi se Serbia kishte gisht.

“Albin Kurti është fajtori i vetëm. Albin Kurti është i vetmi që do konflikt dhe luftë. Askush tjetër nuk do konflikt dhe luftë përveç Albin Kurtit. Dëshirë e tij jetësore është të na fusë në luftë me NATO-n dhe ai dëshirë tjetër nuk ka”, tha Vuçiç në ditën e sulmit.

Kurti, i cili e ka bërë kontrollin e zonave me shumicë serbe të Kosovës element kyç të politikës së tij, fajësoi udhëheqjen shtetërore të Serbisë, duke thënë se sulmi është organizuar me mbështetjen e saj. Vuçiç u zotua se Serbia do t’i hetojë të dyshuarit, ashtu si edhe origjinën e armëve që policia e Kosovës konfiskoi pas sulmit.

Një vit pas, Prokuroria e Lartë Publike në Beograd thotë se hetimet janë duke vazhduar; nuk ka ndonjë aktakuzë të ngritur dhe biznesmeni serb nga Kosova, Millan Radoiçiç, i cili e mori përgjegjësinë për sulmin, besohet se është i lirë në Serbi.

Maja Bjellosh, hulumtuese në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se, pavarësisht peshës që ka sulmi, autoritetet në Serbi “nuk duan që të zbulohen e vërteta dhe përgjegjësia”.

Sipas saj, publiku në Serbi e di se Radoiçiç është i afërt me pushtetin. Ai është parë në disa takime të Vuçiçit me përfaqësues të serbëve nga Kosova, ndërsa kompanitë e tij janë angazhuar në projekte të ndryshme infrastrukturore në Serbi.

“Nëse Radoiçiç nuk akuzohet dhe hetimet për Banjskën nuk përparojnë, atëherë mund të themi se ai, në njëfarë mënyre, gëzon mbrojtje nga shteti. Në momentin kur Radoiçiç dhe bashkëpunëtorët e tij të gjykohen, kur pronat t’i konfiskohen, kur të ketë distancë të qartë mes pushtetit dhe punëve që bën Radoiçiç, atëherë mund të themi se ka vërtet ndryshim të politikës”, thotë Bjellosh.

Me mbulim minimal nga mediat në Serbi, Bjellosh thotë se Banjska në këtë vend është harruar “brenda muajit”, ndaj nuk ka pasur ndonjë reagim të qytetarëve në lidhje me politikën e Serbisë.

“Mediat e pavarura, që kanë raportuar më gjerësisht për Banjskën, nuk kanë ndikim apo depërtim të madh te popullata. Kontrollimi i mediave nga pushteti ka bërë që kjo ngjarje të shtypet dhe të mos flitet për të - të mos flitet sidomos për ata që kanë qenë të përfshirë në sulm, e as për përfshirjen e mundshme të shtetit”, thotë Bjellosh.

Këtë mendim ndan edhe Aleksandar Popov nga Qendra për Rajonizim në Serbi. Sipas tij, është taktikë e presidentit të Serbisë që incidentet e tilla t’i errësojë me kriza të reja.

“Banjska, për një muaj, është harruar. Vuçiç ndjek logjikën e Millosheviqit: ‘kur ke një problem, atëherë krijo një problem më të madh, në mënyrë që ai i vjetri të harrohet’”, thotë Popov.

Të dy analistët thonë se në anën tjetër të medaljes është Perëndimi. I shqetësuar për ndikimin e Rusisë dhe të Kinës në Serbi, Perëndimi toleron shumë veprime të Vuçiçit dhe është më i interesuar për stabilitet strategjik sesa për përgjegjësi strikte.

Për të argumentuar këtë qëndrim, ata përmendin “mosreagimin” e diplomatëve perëndimorë ndaj një sulmi të personave të maskuar kundër studentëve të Fakultetit Filozofik në Novi Sad - më 23 shtator - ku dyshohet të jenë infiltruar edhe njerëz të partisë së Vuçiçit.

“Perëndimi, në vend se ta ndëshkojë Serbinë, mesa duket po e përkëdhel dhe ka harruar që Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë. Perëndimit fare nuk i intereson se si është sundimi i ligjit në Serbi, si janë raportet e pushtetit me mediat e shumë gjëra të tjera”, thotë Popov.

Një vit pas sulmit në Banjskë, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i përsëritën thirrjet e tyre që të gjithë të përfshirët në këtë ngjarje, të mbahen përgjegjës. BE-ja tha se pret nga Serbia që t’i ndërmarrë hapat e nevojshëm, për t’u siguruar që të dyshuarit japin llogari.

Më pak se një javë para përvjetorit të parë të sulmit, SHBA-ja dhe Serbia nënshkruan marrëveshje për bashkëpunim në fushën e energjisë. Paraprakisht, Serbia bëri marrëveshje me BE-në për mihjen e litiumit dhe me Francën për blerjen e avionëve luftarakë, Rafale.

Popov thotë se Vuçiç e kupton fuqinë që zotëron Perëndimi. Retorika e tij mund të shërbejë për të nxitur mbështetjen e brendshme, por janë marrëdhëniet e tij me fuqitë perëndimore ato që e diktojnë stabilitetin e administratës së tij. Bjellosh pajtohet. Thotë se Vuciq, aktualisht, ka një qasje të kujdesshme ndaj Kosovës, sepse e kupton ekuilibrin që i kërkohet, për të ruajtur pozicionin e tij politik.

“Mendoj se atij nuk i intereson të bëjë ndonjë veprim të njëanshëm që do të çonte në përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, sepse një gjë e tillë do të rrezikonte jo vetëm pozicionin e tij politik, por edhe mbështetjen që ka nga udhëheqësit perëndimorë, si dhe marrëveshjet me Perëndimin për litiumin, për dërgesat e armëve në Ukrainë e në Izrael, si dhe për disa projekte infrastrukturore që janë në përgatitje e sipër. Andaj, nuk pres që në të ardhmen e afërt, Vuçiç të ketë interes për të provokuar apo për të nxitur ndonjë incident të sigurisë”, thotë Bjellosh.

Ajo që duket qartë, është se sulmi i ka rënduar edhe më tej marrëdhëniet e acaruara mes Kosovës dhe Serbisë. James Ker-Lindsay, profesor në Shkollën Ekonomike të Londrës, thotë se situata është e mbushur me konfuzion, pasi informacionet e disponueshme janë të kufizuara dhe të bazuara kryesisht në akuza dhe kundërakuza.

“Është e sigurt të thuhet se e gjithë situata i ka radikalizuar edhe më tej marrëdhëniet midis Beogradit dhe Prishtinës. Ato janë përkeqësuar vazhdimisht viteve të fundit, por tani kanë prekur një nivel edhe më të ulët dhe tensionet janë shumë më të larta se përpara. Në këtë aspekt mendoj se sulmi në Banjskë ka pasur një ndikim shumë serioz dhe potencialisht afatgjatë në përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës”, thotë Ker-Lindsay.

Në Kosovë, Prokuroria Speciale ka ngritur tashmë një aktakuzë për rastin e sulmit në Bansjkë, në të cilën ka implikuar 45 persona. Aty përmendet edhe Radoiçiçi, i cili përshkruhet si “udhëheqës i grupit terrorist që ka tentuar ta aneksojë veriun e Kosovës dhe t’ia bashkojë Serbisë”, por nuk përmendet përfshirja e Serbisë.

Për rrjedhojë, ministri i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, e ka cilësuar aktakuzën si të paplotë. Në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë këtë javë, ai ka thënë se ka dëshmi për përfshirjen e së paku komandantëve të lartë ushtarakë serbë.

“Kemi dëshmi të padiskutueshme se ky grup terrorist ka mbajtur ushtrime ushtarake në Pasulanske Livade, që është një kazermë zyrtare e ushtrisë së Serbisë, ku Vuçiç shkon pothuajse çdo muaj dhe mbikëqyr trajnime të ndryshme të pjesëtarëve të njësiteve të ndryshme të ushtrisë apo policisë. E, çuditërisht, në aktakuzë nuk është as komandanti i kësaj kazerme, as zëvendëskomandanti i kazermës, as komandanti i Ushtrisë së Serbisë, e pse jo edhe vetë Vuçiç në qoftë se ka lidhje të drejtpërdrejtë me këtë sulm”, ka thënë Sveçla.

Në fund, çfarë mund të thuhet një vit pas sulmit? Sipas analistëve, jo shumë. Derisa pushtetarët në Serbi “e injorojnë elefantin në dhomë”, kurse ata në Kosovë e drejtojnë gishtin e fajit andej e këndej, qytetarët e rëndomtë do të vazhdojnë të shikojnë me mosbesim përsëritjen e dramave të njëjta. Paqja do të mbetet larg, derisa udhëheqësit e dy vendeve të mos i zëvendësojnë akuzat e kundër-akuzat me një dialog të sinqertë./ REL

serbia kosova sulmi ne banjske

Sondazh

Poll

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete