Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në raportin më të ri të kësaj agjencie është thënë se krizat sikurse pandemia e koronavirusit, konfliktet e armatosura dhe ndryshimet klimatike kanë rritur pengesat në punësim dhe edukim.
SHBA- Numri i njerëzve që bëjnë punë të detyrueshme, apo që janë të martuar kundër dëshirës së tyre, shkon në gati 50 milionë në vitet e fundit, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Punën.
Në raportin më të ri të kësaj agjencie është thënë se krizat sikurse pandemia e koronavirusit, konfliktet e armatosura dhe ndryshimet klimatike kanë rritur pengesat në punësim dhe edukim. Për pasojë, është rritur varfëria ekstreme dhe migrimi i detyrueshëm, është thënë në raport.
Kombet e Bashkuara kanë synim që të zhdukin të gjitha format e skllavërisë moderne deri më 2030, mirëpo numri i njerëzve që u nënshtrohen këtyre abuzimeve është rritur për 10 milionë në periudhën 2016-2021.
Sipas studimit, deri në fund të vitit të kaluar, 28 milionë njerëz kanë bërë punë të detyrueshme, derisa 22 milionë janë detyruar të jetojnë në martesa të padëshiruara.
Kjo nënkupton se gati një në çdo 150 njerëz në botë preket nga format moderne të skllavërisë, ka thënë raporti.
“Është shokuese që situata e skllavërisë moderne nuk është duke u përmirësuar”, ka thënë Guy Ryder, udhëheqës i Agjencisë së OKB-së për Punë, përmes një deklarate.
“Asgjë nuk mund të arsyetojë abuzimin e tillë të së drejtës themelore të njeriut”.
Në raport është vënë theksi te situata në Kinë. Atje, shumë agjenci të OKB-së kanë paralajmëruar për mundësinë e punës së detyrueshme, sidomos në rajonin e Ksinjiangut, ku Pekini akuzohet për ndalim të mbi një milion ujgurëve dhe minoriteteve tjera myslimane.
Shumë organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut e konsiderojnë trajtimin që u bën Kina ujgurëve si “gjenocid”./REL/
Osmani dhe Gjukanovic MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka biseduar sot me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, njoftoi...
makine elektronike GJERMANI- Rritja e kostove të energjisë po kërcënon të ardhmen e makinës elektrike, kanë paralaj...
reaktori ZVICËR- Autoritetet zvicerane kanë përzgjedhur një vend në Zvicrën veriore jo shumë larg kufirit gjer...
Kadyrov RUSI- Ramzan Kadyrov, lideri i Çeçenisë i emëruar nga Kremlini, ka kritikuar udhëheqjen e ushtrisë ruse pasi u du...
Harry dhe Megan BRITANI- Princi Harry ka lëshuar një deklaratë, duke nderuar "hirin dhe dinjitetin e palëkundur të gjyshes së...
Droga e kapur ne Greqi GREQI- Nëndrejtoria e Prokurorisë për Narkotikët pranë Drejtorisë së Sigurisë së Atik&e...
nafta ruse INDONEZI- Presidenti indonezian Joko Widodo tha sot se ai po konsideron t'i bashkohet Indisë dhe Kinës në blerjen e naftës r...
Prokuroria e Kosoves KOSOVË- Sot është bërë e ditur për dhunimin e dy të miturave, ne dy raste të ndara, në Is...
Foto ilustruese KOSOVË- Një tjetër rast përdhunimi është raportuar në Kosovë ku një vajzë në Klin&eu...
Scholz dhe Putin GJERMANI- Gjermania kaloi një vijë të kuqe, të cilën nuk duhej ta kalonte, kur filloi të furnizonte Ukrain&e...