Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Trupat e djalit 7-vjeçar, vajzës 4-vjeçare dhe vajzës 3-muajshe u gjetën pas një kërkimi gati tre-orësh që filloi në orën 1:40 të mëngjesit, kur një i afërm thirri policinë, duke u shqetësuar se gruaja mund të kishte dëmtuar fëmijët e saj.
SHBA- Tre fëmijë u gjetën të vdekur në brigjet pranë shëtitores së famshme të Coney Island në Brooklyn herët të hënën dhe policia beson se ata mund të jenë mbytur nga nëna e tyre. Trupat e djalit 7-vjeçar, vajzës 4-vjeçare dhe vajzës 3-muajshe u gjetën pas një kërkimi gati tre-orësh që filloi në orën 1:40 të mëngjesit, kur një i afërm thirri policinë, duke u shqetësuar se gruaja mund të kishte dëmtuar fëmijët e saj.
Nëna u gjet 90 minuta më vonë, zbathur dhe e lagur, 3 kilometra larg shëtitores nga pjesa e Coney Island ku ajo jetonte. Detektivët po përpiqeshin të merrnin në pyetje gruan në zyrat e policisë lokale.
"Deri më tani, ajo nuk ka thënë asgjë," tha shefi i Departamentit të Nju Jorkut Kenneth Corey.
Kërkimet për fëmijët u intensifikuan pasi nëna u gjet e vetme. Policia dërgoi një helikopter dhe njësi detare. Fëmijët u gjetën në buzë të ujit pak pas orës 4:30 të mëngjesit në një pjesë të qetë të plazhit rreth 13 blloqe larg stadiumit ku skuadra e bejsbollit të ligës së vogël Brooklyn Cyclones luan lojërat e saj.
Përpjekjet për të ringjallur fëmijët në një spital aty pranë dështuan, tha zoti Corey. Policia nuk i identifikoi menjëherë fëmijët apo nënën 30-vjeçare ndaj së cilës nuk ishte marrë një vendim se me çfarë akuzash penale mund të përballet. Trupat e fëmijëve u gjetën vetëm tre blloqe larg ndërtesës së banesës së gruas, ku policia kishte shkuar fillimisht kur filloi kërkimi. Shefi i departamentit të policisë së Nju Jorkut tha se oficerët kishin kontrolluar plazhin dhe shëtitoren, kontrolluan rrugët e lagjes dhe kontrolluan spitalin lokal në kërkim të fëmijëve përpara se nëna të gjendej në trotuar.
Një mbikëqyrës sigurie për ndërtesën ku jetonin nëna dhe fëmijët tha se familja ishte zhvendosur më pak se një vit më parë. Zoti Corey tha se nëna nuk ishte raportuar më parë tek autoritetet për abuzim ose neglizhencë ndaj fëmijëve të saj.
Marrë nga VOA
Kyriakos Mitsotakis dhe Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron, në deklaratat e tij pak para darkës së pun&eum...
Vladimir Putin RUSI- Në muajt e fundit, shëndeti i presidentit rus, Vladimir Putin, ka qenë subjekt i shumë spekulimeve me pr...
Benny Gantz Ministri i Mbrojtjes së Izraelit, Benny Gantz, tha se Irani po përdor mbi 10 ndërtesa ushtarake në Siri për të pr...
Oliver Spasovski SHKUP- 10 tonë droga të ndryshme narkotike që janë sekuestruar deri në gusht të këtij viti, sot u ...
Nicole Linton SHBA- Kanë dalur detaje të reja rreth aksidentit vdekjeprurës, ku një infermiere e përcaktuar si me ‘paq&...
Foto ilustruese UKRAINË- Zyrtarë ukrainas thonë se forcat e tyre, me ofensivën e nisur së fundi, i kanë shkaktuar disfat...
ATHINË- Irani ka rënë dakord të lirojë ekuipazhin e dy anijeve cisternë greke që kapi në maj në përgjigje t&eu...
Dragica Gashiç KOSOVË- “Kam një vit këtu, tani më është bërë njëjtë”, thotë Dragi...
Kharkiv, Ukrainë UKRAINË- Zyra e Prokurorit të Ukrainës në Kharkiv thotë se ka filluar një hetim mbi raportet se ci...
Kyriakos Mitsotakis dhe Emmanuel Macron GREQI- Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ishte në Champs-Elysées, i cili aktualisht po takohet me presid...