LIVE UPDATES
Bota

Çfarë ndodh në Rusi nëse presidenti Putin vdes papritur?

Nëse, 69-vjeçari vdes ose largohet papritur nga detyra, Këshilli i Federatës ka 14 ditë për të shpallur zgjedhjet presidenciale, dhe nëse nuk i bën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta bëjë këtë.

12 Shtator 2022, 22:02 Nga e.k
Çfarë ndodh në Rusi nëse presidenti Putin vdes papritur?
Vladimir Putin

RUSI- Në muajt e fundit, shëndeti i presidentit rus, Vladimir Putin, ka qenë subjekt i shumë spekulimeve me pretendime se ai vuante nga kanceri, Parkinson, apo edhe i mbijetoi një atentati. Por deri më tani, asnjë shënim nga një mjek nuk është publikuar.

“Ai mund të qëndrojë në pushtet për 10 vjet ose më shumë nëse dëshiron, kjo varet vërtet nga rrethanat”, tha analistja politike Tatiana Stanovaya për mediumin “Al Jazeera”.

Nëse, 69-vjeçari vdes ose largohet papritur nga detyra, Këshilli i Federatës ka 14 ditë për të shpallur zgjedhjet presidenciale, dhe nëse nuk i bën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do ta bëjë këtë. Ndërkohë, kryeministri Mikhail Mishustin do të bëhej president në detyrë. Megjithatë, Mishustin nuk shihet si i afërt me Putin-in dhe as një kandidat i besueshëm për ndonjë zgjedhje.

Në vend të kësaj, Stanovaya beson se largimi i Putin-it do të lërë një vakum pushteti midis interesave të biznesit, zyrtarëve të sigurisë si ministri i Mbrojtjes, Sergey Shoigu dhe fraksioneve të tjera të elitës.

“Nëse nesër i ndodh diçka, besoj se sistemi do të mbijetonte. Është ende i fortë”, tha Stanovaya.

Sipas raporteve në mediat e pavarura ruse, anëtarët e elitës ruse u befasuan dhe u ndjenë në ankth kur Putin-i njoftoi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, duke e shpallur “operacionin ushtarak special” një hap të domosdoshëm. Megjithatë, refuzimi i Putin-it për të pranuar një lidhje midis vështirësive ekonomike dhe sanksioneve thuhet se po i largon zyrtarët e prirur ndaj biznesit, ndërsa të tjerët e kritikojnë atë se nuk e ka bërë luftën në mënyrë aktive.

Sipas disa raporteve, disa të brendshëm të Kremlinit po diskutojnë në heshtje se kush mund të vijë pas Putin-it.

Por, Stanovaya tha se një bisedë e tillë nuk është serioze.

“Në fakt askush nuk e di kush do të jetë i radhës” shpjegoi ajo duke shtuar se “nëse dikush, për shembull, fillon të shkruajë se Medvedev është pasardhësi, mund të shihet si një sulm politik ndaj Medvedev-it, sepse askush nuk dëshiron të shfaqet si pasardhës, sepse e bën pozicionin më të cenueshëm”.

“Është sinqerisht e vështirë të shohësh Putinin të largohet së shpejti. Me gjithë tregimet e sëmundjes, nuk ka asnjë provë që ai është i sëmurë rëndë, dhe duke pasur parasysh sa katastrofike ka shkuar lufta, nuk mund ta shoh atë të tërhiqet nëse nuk detyrohet të tërhiqet nga njerëzit përreth tij", tha Mark Galeotti ekspert i sigurisë.

Putin ka qenë në krye të Rusisë për më shumë se 20 vjet, duke udhëhequr vendin nga 2000 në 2008, dhe përsëri nga 2012 deri më sot. Në këtë mes, Dmitry Medvedev mbajti presidencën, megjithëse Putin-i, si kryeministër, besohej gjerësisht se mbante pushtetin e vërtetë edhe në atë periudhë.

Nëse përfshin kohën e Medvedevit në detyrë, Putin-i sundoi Rusinë më gjatë, duke mposhtur kohën e Jozef Stalinit në pushtet. Mandati i tij aktual do të përfundojë në vitin 2024.

Megjithatë në vitin 2020, Kushtetuta ndryshoi, duke e lejuar atë të kandidojë për dy mandate të tjera gjashtëvjeçare deri në vitin 2036 – kur ai do të ishte 86 vjeç. Por gazetarja Farida Rustamova, e cila mbulon politikën ruse dhe "intrigat e Kremlinit", paralajmëron kundër parashikimeve.

“Në rastin e vdekjes së presidentit, detyrat i takojnë kryeministrit. A do të arrijë Mishustin të mbajë pushtetin? Nuk kemi si ta tregojmë”, tha ajo.

“Është shumë e vështirë të bësh parashikime për vendet autoritare, sepse ne nuk e dimë se çfarë do të ndodhë. Nuk ka forca politike alternative në Rusi për të cilat mund të flasim ose çfarë do të bëjë një ose një fraksion tjetër”.

Ajo shtoi se ata që kundërshtojnë Putin-in mund “vetëm të fantazojnë”.

“Kjo shpëlarje truri në Rusi ka vazhduar që në moshë të re. Mund të ketë vetëm reforma nga lart-poshtë, sepse sistemi i Putinit ka ekzistuar për një kohë të gjatë, i është mësuar një brezi të tërë për 20 vjet tashmë”, tha ajo.

Opozita aktuale në Rusi nuk ka gjasa të fitojë asnjë zgjedhje, pasi qeveria ka hequr dorë nga çdo alternativë gjatë 20 viteve të fundit. Jashtë Partisë “Rusia e Bashkuar” e Putin-it, blloku i dytë më i fortë janë komunistët, lideri i të cilëve Genadi Zyuganov konsiderohet si “opozitë sistematike” për të ofruar iluzionin e një demokracie pluraliste.

Figura më e famshme e opozitës, të paktën jashtë Rusisë, është Alexey Navalny, i cili u dënua me nëntë vjet për përvetësim në mars. Por edhe sikur të kishte qenë i lirë, popullariteti i tij aktual mes rusëve është modest. Yevgeny Roizman, një tjetër figurë e dukshme opozitare që dikur ishte kryebashkiaku popullor i Yekaterinburgut, u arrestua së fundmi me akuzën e diskreditimit të forcave të armatosura, e cila dënohet me tre vjet burgim.

Ndoshta një e dhënë për të ardhmen e Rusisë mund të jetë në Uzbekistan, një tjetër ish-republikë sovjetike që u drejtua nga ish-zyrtari sovjetik, Islam Karimov, nga pavarësia në 1991, deri në vdekjen e tij në 2016. Gjatë asaj kohe, Karimov zgjati kohën e tij në pushtet përmes zgjedhjeve, referendumeve dhe reformave kushtetuese të konsideruara nga shumë si të manipuluara.

Familja e tij u pasurua dhe protestat u shtypën. Pas vdekjes së tij, media dhe ekonomia gëzonin më shumë liri dhe dhjetëra të burgosur politikë u liruan gjatë një periudhe reformash, por përndryshe shumë prej të njëjtëve zyrtarë mbeten në pushtet dhe struktura e qeverisë mbetet e pandryshuar.

Megjithatë, ekspertët thonë se ka shpresë për një Rusi më paqësore, edhe nëse shanset për një demokraci më të madhe janë të pakta.

“Nuk ka gjasa që të jetë dikush më i ashpër pas Putin-it, por as nuk duhet të presim një liberal”, tha Galeotti.

"Më e mira për të cilën mund të shpresojmë është një kleptokrat pragmatik, i cili vlerëson se lufta është e keqe për biznesin dhe kështu do të kishte arsye shumë personale për të zvogëluar konfrontimin aktual. Aktualisht, burra si kryeministri, Mikhail Mishustin ose kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin mund të përshtaten me atë formë, por kjo nuk do të thotë se ata domosdoshmërisht kanë gjasa të ngrihen në pushtet", shtoi ai

Stanovaya beson se Putin mund të dalë shumë më pragmatik.

“Putini është vërtet i fiksuar me misionin e tij historik, ai është shumë emocional për Ukrainën,” tha ajo.

“Mund të jetë më e lehtë për Perëndimin të merret me "silovikin" sepse ambiciet e tyre janë më të ulëta. Edhe nëse Rusia bëhet edhe më antiperëndimore, mund të ketë më shumë hapësirë ​​për t'u marrë me Rusinë.”

Vitin e kaluar, Putin u tha rusëve se “do të vijë një kohë kur, shpresoj, mund të them se një person i tillë është i denjë për mendimin tim për të udhëhequr një vend kaq të mrekullueshëm si Rusia, atdheu ynë”.

Me sa duket, ajo kohë nuk ka ardhur ende.

Përkthyer dhe përshtatur nga "ALJAZEERA"

vladimir putin

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës