LIVE UPDATES
Bota

Ukraina: Forcat ruse po pësojnë disfatën më të rëndë që pas zmbrapjes nga Kievi

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së dielës, presidenti ukrainas tha se deri tani, ndër shumë pajisje luftarake të armikut janë shkatërruar “2,000 tanke, 250 aeroplanë, 200 helikopterë dhe mijëra pajisje të tjera”.

12 Shtator 2022, 20:57 Nga I.A
Ukraina: Forcat ruse po pësojnë disfatën më të
Foto ilustruese

UKRAINË- Zyrtarë ukrainas thonë se forcat e tyre, me ofensivën e nisur së fundi, i kanë shkaktuar disfatën më të keqe forcave ruse që kur ato u zmbrapsën nga periferitë e Kievit në mars. Ky sukses iu ka dhënë shpresë për fitore banorëve të Ukrainës, ndërsa forcat ruse janë fajësuar për sulme hakmarrëse ndaj civilëve. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e shënoi ditën e dyqind të nisjes së luftës kundër Rusisë, duke vlerësuar kontributin e ushtrisë ukrainase, shërbimeve të urgjencës dhe atyre që po vuajnë nga konflikti. Ndërsa kryediplomati rus, Sergei Lavrov i tha televizionit shtetëror rus se Moska është e gatshme për negociata me Ukrainën.

Në fjalimin e tij mbrëmjen e së dielës, presidenti ukrainas tha se deri tani, ndër shumë pajisje luftarake të armikut janë shkatërruar “2,000 tanke, 250 aeroplanë, 200 helikopterë dhe mijëra pajisje të tjera”.

“Kjo është një rrugë e vështirë drejt fitores. Por ne jemi të sigurt: ju do t'ia dilni. Do të arrini në kufirin tonë, në të gjitha seksionet e tij. Do të shihni linjat tona dhe shpinën e armikut... Ne do të fitojmë”, tha zoti Zelensky.

Ai i bëri këto komente ndërsa trupat ukrainase po vazhdojnë një kundërsulm që nisi në fund të gushtit. Ofensiva ukrainase fillimisht u përqëndrua në rajonin jugor të Khersonit. Por ndërsa Moska ridrejtoi trupat atje, Ukraina nisi një tjetër ofensivë shumë efektive në verilindje, afër qytetit Kharkiv.

Ky veprim e detyroi Moskën të tërhiqte trupat e saj për të parandaluar rrethimin e tyre. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon ushtarët ukrainas duke u përqafuar nga disa banorë, teksa thërrasin “lavdi Ukrainës”. Videoja thuhet se është bërë në një fshat pranë kufirit rus, megjithëse Reuters nuk ishte në gjendje ta verifikojë videon.

Banorët e Kievit ndërkaq janë shprehur të lumtur me suksesin e forcave ukrainase.

“Faleminderit Zotit për kundërsulmin. U jemi mirënjohës Forcave tona të Armatosura, djemve tanë dhe guximit të heronjve tanë. Ukraina do të triumfojë”, tha Natalia, banore e Kievit

“Jam shumë e lumtur dhe me shpresë. Unë po i lutem të gjithë perëndive të botës që ne të fitojmë dhe që gjërat të qetësohen të paktën”, tha Liudmyla, gjithashtu banore e Kievit.

Ndërkaq, ministri i jashtëm i Rusisë Sergej Lavrov duke folur për televizionin shtetëror rus, tha të hënën se Rusia nuk ishte kundër negociatave me Ukrainën.

“Presidenti Putin duke iu drejtuar pjesëmarrësve të një takimi së fundi tha se ne nuk jemi kundër negociatave, ne nuk i refuzojmë negociatat me Ukrainën, por sa më shumë të zgjasë, aq më e vështirë do të jetë për të rënë dakord për çdo gjë”, tha zoti Lavrov.

Zyrtarët ukrainas kanë akuzuar forcat ruse se kanë sulmuar infrastrukturën civile si hakmarrje ndaj ofensivës së fundjavës nga trupat ukrainase, akuzë e hedhur poshtë nga Rusia.

Zjarrfikësit u përballen me zjarr në një central në Kharkiv të dielën, pas sulmeve me raketa ruse që shkaktuan ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike.

Ministri i Mbrojtjes ukrainase, Olkeksii Reznikov ndonëse i matur në vlerësimet për vazhdimin e ofensivës, i tha gazetës “Financial Times” se kjo është disfata më e keqe për forcat ruse që kur u zmbrapsën nga periferitë e Kievit në mars.

Zoti Reznikov tha se ofensiva shkoi shumë më mirë se sa pritej, duke thënë: “Është një shenjë se Rusia mund të mposhtet”.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit