LIVE UPDATES
Bota

"Po shkelin të drejtat e fëmijëve në konfliktin armatosur", OKB pritet të bëjë shpalljen e rëndësishme për Izraelin dhe Hamasin

Sekretari i Përgjithshëm harton çdo vit një listë globale të shteteve dhe milicive që kërcënojnë fëmijët. Në listën përfshihen shumë palë, që nga Ushtria e Pavarësisë Kachin në Mianmar, deri te Rusia, që u përfshi vitin e kaluar për shkak të luftës së saj në Ukrainë.

8 Qershor 2024, 12:15 Nga M.B
"Po shkelin të drejtat e fëmijëve në konfliktin
Antonio Guterres

NEW YORK- Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, pritet t'i thotë Këshillit të Sigurimit javën e ardhshme, se Izraeli dhe Hamasi po shkelin të drejtat e fëmijëve në luftën e tyre për të eliminuar njëri-tjetrin.

Sekretari i Përgjithshëm harton çdo vit një listë globale të shteteve dhe milicive që kërcënojnë fëmijët. Në listën përfshihen shumë palë, që nga Ushtria e Pavarësisë Kachin në Mianmar, deri te Rusia, që u përfshi vitin e kaluar për shkak të luftës së saj në Ukrainë. Tani Izraeli pritet të bashkohet me ta.

Sekretari António Guterres ia dërgon listën Këshillit të Sigurimit dhe më pas këshilli mund të vendosë nëse do të marrë masa. Shtetet e Bashkuara janë një nga pesë anëtarët e përhershëm të këshillit me të drejtë vetoje dhe kanë hezituar të veprojnë kundër Izraelit, aleatit të vjetër.

Një tjetër anëtar i përhershëm është Rusia dhe kur Kombet e Bashkuara futën forcat ruse në listën e zezë vitin e kaluar për vrasjen e djemve dhe vajzave dhe sulmin ndaj shkollave dhe spitaleve në Ukrainë, këshilli nuk ndërmori asnjë veprim. Përfshirja e Izraelit këtë muaj ka të ngjarë ta sjellë atë më shumë në qendër të vëmendjes globale mbi sjelljen e tij në luftën e Gazës dhe të rrisë tensionet tashmë të larta në marrëdhëniet e tij me Kombet e Bashkuara.

Parathënia e raportit të vitit të kaluar të OKB-së, thotë se ai liston palët e përfshira në "vrasjen dhe gjymtimin e fëmijëve, përdhunimin dhe forma të tjera të dhunës seksuale të kryera ndaj fëmijëve, sulmet ndaj shkollave, spitaleve dhe personave të mbrojtur".

Shefi i zyrës së sekretarit Guterres thirri të premten ambasadorin e Izraelit në OKB, Gilad Erdan, për ta informuar se Izraeli do të jetë në raport kur ai t'i dërgohet këshillit javën e ardhshme, u tha gazetarëve zëdhënësi i OKB-së, Stéphane Dujarric.

Në listë do të përfshihen edhe grupet militante palestineze Hamas dhe Xhihadi Islamik. Izraeli reagoi me zemërim, duke u dërguar organizatave të lajmeve një video të ambasadorit Erdan teksa qortonte shefin e zyrës së sekretarit Guterres, i cili supozohet se ishte në anën tjetër të një telefonate, dhe e e postoi atë në rrjetin X.

“Hamasi do të vazhdojë të shfrytëzojë edhe më shumë shkollat dhe spitalet, sepse ky vendim i turpshëm i Sekretarit të Përgjithshëm vetëm sa do t'i japë Hamasit shpresë për të mbijetuar, për të zgjatur luftën dhe për të zgjatur vuajtjet”, shkroi ambasadori Erdan në një deklaratë. "Turp për të"!

Ambasadori palestinez në OKB, tha se përfshirja e Izraelit në "listën e turpit, nuk do të kthejë në jetë dhjetëra mijëra fëmijë tanë që u vranë nga Izraeli gjatë dekadave. Por, është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur”, shkroi ambasadori Riyad Mansour.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, tha se "OKB-ja e futi veten në listën e zezë të historisë sot", pasi veprimi rriti grindjen e gjatë midis Izraelit dhe OKB-së dhe madje edhe rrjedha e zakonshme e marrëdhënieve të Izraelit me organizatën botërore, tani është e mbushur me tensione.

Zëdhënësi i sekretarit të përgjithshëm, zakonisht i qetë, ndryshoi tonin gjatë konferencës së tij të mesditës, kur iu kërkua të komentonte mbi zhvillimin e fundit.

"Thirrja ishte një mirësjellje e ofruar për vendet që janë renditur rishtazi në shtesën e raportit", tha zëdhënësi Dujarric. “Publikimi i pjesshëm i atij regjistrimi në Tëitter është tronditës dhe i papranueshëm dhe sinqerisht, diçka që nuk e kam parë kurrë në 24 vjet që i shërbej kësaj organizate”.

Dënimi i vendimit të sekretarit të përgjithshëm dukej se bashkoi udhëheqjen gjithnjë e më të përçarë të Izraelit, nga zoti Netanyahu dhe ambasadori Erdan i krahut të djathtë, te anëtari centrist popullor i Kabinetit të Luftës, Benny Gantz.

Zoti Gantz citoi kryeministrin e parë të Izraelit, David Ben-Gurion, të ketë thënë "nuk ka rëndësi se çfarë thonë ‘goyim’ (jo-hebrenjtë), ajo që është e rëndësishme është se çfarë bëjnë hebrenjtë".

Për muaj të tërë, Izraeli është përballur me kritika të ashpra ndërkombëtare për viktimat civile në Gaza dhe pikëpyetjet nëse ka bërë mjaftueshëm për t'i parandaluar ato në luftën tetë mujore. Dy sulme ajrore të fundit në Gaza vranë dhjetëra civilë. Agjencitë e OKB-së paralajmëruan të mërkurën se mbi 1 milion palestinezë në Gaza mund të përjetojnë shkallën më të lartë të urisë nga mesi i muajit të ardhshëm, nëse armiqësitë vazhdojnë./ VOA

okb

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!