Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen pesë kërkesat e protestuesve 4 Qershor...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Gjykata e bëri të ditur vendimin më 7 qershor, një ditë pasi Vinatier - ekspert për Rusinë, Kaukazin dhe Azinë Qendrore, i cili punon për një organizatë joqeveritare me bazë në Gjenevë - u arrestua nga oficerët rusë në një restorant në kryeqytetin rus.
MOSKË - Një gjykatë në Moskë ia ka caktuar masën e paraburgimit deri më 5 gusht shtetasit francez, Laurent Vinatier, nën akuzat se e ka shkelur ligjin e Rusisë për “agjentët e huaj”.
Gjykata e bëri të ditur vendimin më 7 qershor, një ditë pasi Vinatier - ekspert për Rusinë, Kaukazin dhe Azinë Qendrore, i cili punon për një organizatë joqeveritare me bazë në Gjenevë - u arrestua nga oficerët rusë në një restorant në kryeqytetin rus.
Komiteti Hetues i Rusisë tha më 6 qershor se shtetasi francez u arrestua nën dyshimin se kishte mbledhur informata për ushtrinë dhe se kishte dështuar të regjistrohej si agjent i huaj.
Ai dyshohet se “mblodhi të dhëna në lidhje me ushtrinë dhe aktivitetet tekniko-ushtarake të Federatës Ruse”, sipas Komitetit Hetues.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, konfirmoi në një intervistë televizive më 6 qershor se Vinatier u arrestua në Rusi, duke theksuar se ai kurrë nuk kishte punuar për strukturat e Qeverisë franceze.
Ambasada franceze ende nuk e ka komentuar arrestimin e tij.
Vinatier u arrestua teksa Macroni e organizoi ceremonitë për shënimin e përvjetorit të 80-të të pushtimit Dita D në plazhet e Normandisë gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Më herët më 6 qershor, mediat franceze raportuan se një 26-vjeçar i rajonit lindor të Ukrainës, Donbas, i cili ka shtetësi ukrainase dhe ruse, u arrestua në Francë, pasi në dhomën e hotelit të tij shpërtheu një mjet shpërthyes.
Ai ka pësuar djegie dhe është duke u mjekuar në spital. Ai dyshohet se planifikoi sulm terrorist në Francë.
Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Francës kanë prekur pikën më të ulët në histori, për shkak të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska që nisi në shkurt 2022./REL
Mette Frederiksen DANIMARKA- Kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, është sulmuar ditën e sotme në rrug&eum...
FRANCA- Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, thotë se dëshiron ta finalizojë krijimin e një koalicioni të instruktorëve u...
Aleksandër Vulin SERBIA- Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandër Vulin në një intërvistë t&...
Vladmir Putin RUSIA– Presidenti Vladimir Putin tha të premten se nuk shikon aktualisht ndonjë kërcënim ndaj sovranitetit të ...
Avioni në flakë KANADA - Një avion Boeing 777 i Air Canada është përfshirë nga flakët këtë të premte...
Vjosa Osmani KOSOVA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha të premten se shpronësimet në veri të vendit janë në p&...
Donald Trump SHBA - Ish-presidenti amerikan Donald Trump përballet me mundësinë e dënimit me burg pasi një juri e Nju Jorkut e shp...
Pamje nga operacioni GREQI - Një vatër zjarri është aktivizuar pasditen e kësaj të premte në rajonin Resta të ...
Jeff Hovenier KOSOVA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier thotë se marrëdhënie...
Joe Biden SHBA - Presidenti Joe Biden u bëri thirrje amerikane të ripërtërijnë angazhimin e tyre për mbrojtjen e demokracis&e...