LIVE UPDATES
Bota

Përgjumësh në një botë që po digjet: Pse BE-ja ka hequr dorë nga çdo rol në menaxhimin e krizave?

Një gjigant ekonomik dhe xhuxh politik, Bashkimi Evropiane ishte dhe mbetet i tillë.

6 Dhjetor 2023, 09:02 Nga a.d
Përgjumësh në një botë që po digjet: Pse BE-ja ka
liderë europiane

Nga Mauro Del Corno “Il Fatto Quotidiano”

E çorientuar, i palëvizshme, periferike. Nuk janë mbiemra të bukur, por për fat të keq i përshtaten sjelljes së sotme të Evropës. Kur nisi të merrte formë Bashkimi Evropian, siç e njohim ne, një nga themeluesit e tij, Jacques Delors, tha se “kishte nisur të ecte me një këmbë, atë monetare”.

Që nga ajo kohë, BE-ja ka vazhduar të “kërcejë”, duke përdorur disa paterica, por duke mos e zhvilluar kurrë këmbën e dytë. Gjithsesi, për një fare kohe punët shkuan në përgjithësi mirë. Për një dekadë, historia u duk sikur kishte “mbaruar” vërtet, me një botë që dukej se po prirej thuajse në unison drejt zhvillimit të tregtisë dhe ekonomive.

Pas vitit 1989 Rusia u përfshi në ekonominë kapitaliste. Në vitin 2001 Kina u bë pjesë e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). Në fund gjërat nuk shkuan siç dukej, megjithatë në atë fazë qetësie relative u ndje më pak mungesa e qëndrueshmërisë së politikave evropiane.

Ndërkohë kohët e fundit, është bërë sërish i dukshëm me të gjitha provat dhe peshën e tij defekti origjinal i unionit. Fillimisht pushtimi i Ukrainës, dhe më pas kriza e re në Lindjen e Mesme, treguan dobësinë dhe cenueshmërinë e një unioni që nuk ka realisht një qendër vendimmarrëse politike.

Një gjigant ekonomik dhe xhuxh politik, Bashkimi Evropiane ishte dhe mbetet i tillë. Me modestinë tipike që i dallon nga të tjerët, francezëve u pëlqen të thonë se në “karrocën e Evropës” Gjermania është kali dhe Franca karrocieri. Berlini është fuqia kryesore ekonomike e Kontinentit të Vjetër, e aftë të udhëheqë vendet e tjera.

Por Parisi ka një dimension tjetër diplomatik. Tek e fundit Franca zotëron armë bërthamore dhe një vend në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, diçka unike në BE pas largimit të Britanisë së Madhe. Pavarësisht ekuilibrave që vendosen herë pas here, unioni ka qenë gjithmonë i strukturuar sipas boshtit franko-gjerman.

Dhe Gjermania post-Merkel duket se e ka gjithnjë e më të vështirë të marrë një rol si një qendër grumbullimi. “BE-ja e vërtetë nisi në vitet 1990. Që nga ai moment, pati një periudhë 10-15 vjeçare, deri në Traktatin e Lisbonës të vitit 2007, kur Evropa u përpoq vërtet të strukturohet edhe politikisht, për t’u bërë një subjekt politik “i rritur”, dhe i aftë për t’u kujdesur vetë për interesat e tij”- thotë historiani Mauro Maggiorani, që jep leksione mbi Integrimin Politiko-Ekonomik të BE-së në Universitetin e Bolonjës.

Por pastaj vijnë hapat e gabuar. “Për shembull, faza e pestë e ndërtimit të BE-së që solli në uion vendet lindore. Një operacion që unë e konsideroj të nxituar, pasi këto shtete nuk ishin gati, nuk ndanin plotësisht vlerat demokratike të bërthamës origjinale të BE-së. Ato ishin dhe kanë mbetur pak solidarë me vendet e tjera”- thekson Maggiorani.

Për këtë dhe arsye të tjera, është zbehur vrulli fillestar për të përfunduar integrimin gradualisht. “Nga njëra anë është një Rusi që dëshiron sërish të jetë një superfuqi dhe që shkakton një lloj Lufte të Ftohtë me intensitet më të ulët. Nga ana tjetër, shohim një varfërim të kalibrit të personelit politik. Nuk ka më Mitterrand në Francë dhe Kohl në Gjermani”- vijon më tej profesori.

Zgjerimi në Lindje ka “ecur keq” dhe klima e përgjithshme po ndryshon, dhe jo vetëm në Evropë. E ardhmja duket më e pasigurt, dhe shtetet po ngurrojnë të hedhin hapa të tjerë përpara. Le të kthehemi tek aktualiteti dhe marrim rastin e pushtimit rus të Ukrainës.

BE-ja është fshehur nën ombrellën e NATO-s, duke ia deleguar plotësisht SHBA-së menaxhimin e krizës, dhe duke u dukur ndonjëherë edhe më realiste seç duhet në shpërfilljen e çdo mundësie negocimi. Megjithatë, është Evropa ajo që po paguan çmimin më të lartë për këtë konflikt.

Sanksionet duket se po i shkaktojnë më shumë dëme BE-së sesa Rusisë. “Shkëputja” nga gazsjellësit rus pati një kosto të lartë, Tani gazi paguhet mbi 40 euro për megavat orë, pra më shumë se 2-fishi i mesatares së viteve të fundit. Mbi të gjitha, po paguhet 2-3 herë më shumë se në Shtetet e Bashkuara, një goditje kjo shumë e rëndë për konkurrueshmërinë e industrisë evropiane.

Për me tepër, Uashingtoni ka nisur një goditje tjetër ndaj kësaj të fundit përmes Aktit të Reduktimit të Inflacionit, një program me vlerë gati 1 trilionë dollarë që shpërblen prodhimin në territorin kombëtar në dëm të atyre që vijnë nga jashtë.

Nga kush e blen sot Evropa gazin që nuk e blen më nga Rusia? Kryesisht nga Shtetet e Bashkuara përmes cisternave të gazit të lëngshëm (LNG) me një çmim shumë të lartë. Siguria energjetike e Kontinentit të Vjetër nuk është më në mëshirën e Kremlinit, por të tekave të kompanive private amerikane.

Për shembull, kompanitë Shell dhe BP, u detyruan t’i drejtoheshin Uashingtonit dhe Brukselit për t’i kërkuar “American Venture Global LNG” të respektojë marrëveshjet për furnizimi me miliarda dollarë gaz, në vend se të devijojë anijet e saj drejt destinacioneve që janë bërë më fitimprurëse.

Gjermania, së bashku me Italinë, një nga vendet e BE-së më të varura nga gazi, vuajtën pasojat pa reaguar ndaj kompromisit të dhimbshëm në një infrastrukture kyçe siç është gazsjellësi “Nord Stream”. Por Berlini jo vetëm që fiton para dhe qëndron në heshtje, por është dakord me planin për të përshpejtuar hyrjen e Ukrainës në BE.

Ndoshta vizioni i dikurshëm i Angela Merkel ka qenë i gabuar dhe i pakujdesshëm. Por nga ana tjetër, është e vështirë të thuhet nëse me një Gjermani më agresive ndaj Vladimir Putinit, do të kishte bërë të njëjtat zgjedhje fatkeqe. Një rast tjetër i nihilizmit evropian është ai i Palestinës.

Qasja ndaj krizës më të fundit në Gaza ishte skizofrenike. Fondamentalizmi pro-izraelit i mishëruar nga Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen (e pazgjedhur nga qytetarët, jo e ngarkuar me menaxhimin e politikës së jashtme të BE-së, dhe në krye të një Komisioni që po skadon) u kontrastua më shumë.

Një qëndrim më i nuancuar dhe më i baraslarguar nga palët është përcjellë nga Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel dhe Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit për Punët e Jashtme, Josep Borrell. Teksa Spanja kërkon llogari nga Tel Avivi për masakrat në Gaza, Gjermania po përjeton një lloj psikodrame, dhe shkon aq larg sa të ndalojë çdo demonstratë pro Palestinës.

Ndërkohë, Von der Leyen shkoi në Egjipt dhe i premton 9 miliardë euro ndihmë. Po përgatitet terreni për një eksod masiv nga Gaza, që do ta linte rripin “të lirë” nga palestinezët që do të zhvendosen në Egjipt. Sigurisht, ky qëndrim dhe ndrojtja e Brukselit në qëndrimin ndaj Izraelit, e dobëson më tej besueshmërinë që i ka mbetur një unioni që pëlqen të paraqitet para botës si mbrojtës dhe kampion i të drejtave të njeriut.

Rrallëherë kalohet nga deklaratat tek faktet, por tani nuk kemi as fjalë. Le të rikthehemi tek ekonomia, “biznesi kryesor” i unionit. Edhe këtu ka pak arsye për të qenë të lumtur. Ka pak vizion, pak impulse, dhe një rikthim tek qasja e vjetër. Në rast se nuk arrihet një marrëveshje për reformën e Paktit famëkeq të Stabilitetit, brenda një muaji do t’u rikthehemi parametrave të vjetër: kufiri 3 për qind për deficitin buxhetor dhe 60 për qind për borxhin, të vendosur 42 vite më parë.

Ndërkohë, të gjitha, apo pothuajse të gjitha borxhet publike janë rritur dhe, midis ekonomistëve, nuk ka më një konsensus (gjithnjë nëse ka ekzistuar ndonjëherë) se çfarë niveli borxhi është i tolerueshëm për një shtet.

Të mërkurën e kaluar, ish-kryeministri italian Mario Draghi deklaroi se ky është një moment kritik për Evropën dhe “shpresojmë që ato vlera themeluese që na bashkuan të na mbajnë së bashku”. Sipas tij ka rënë modeli i vjetër i rritjes ekonomike dhe ne duhet të ri-shpikim një mënyrë të re të rritjes, por që kjo të ndodhë BE duhet të shndërrohet në një shtet federativ.

bashkimi europian

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim