LIVE UPDATES
Bota

Fushata zgjedhore në Serbi, 'DW': Kosova sjell pikë, BE jo

BE ka një imazh gjithnjë e më të keq në Serbi, ndaj “rruga evropiane” nuk është më moto e partive në fushatë. Kosova është sërish një nga temat kryesore.

6 Dhjetor 2023, 08:50 Nga A.B
Fushata zgjedhore në Serbi, 'DW': Kosova sjell pikë, BE jo
Vucic

Dy javë para zgjedhjeve, është e qartë se çështja e "rrugës evropiane” të Serbisë nuk luan pothuajse asnjë rol në fushatë. Nga ana tjetër, tema e Kosovës është në krye të prioriteteve dhe as autoritetet nuk mund ta shmangin atë, edhe nëse do të dëshironin. Këto dy gjëra – që flitet pak për BE-në dhe shumë për Kosovën – janë të lidhura ngushtë mes vete, thonë bashkëbiseduesit e DW.

"Regjimi thjesht nuk mund të ndikojë në disa gjëra”, thotë historiani dhe politologu Stefan Radojkoviq. Çështja e Kosovës po merr një hapësirë ​​të madhe në fushatë, kryesisht për shkak se SHBA-ja dhe BE-ja po "ushtrojnë presion” këtë vit përmes marrëveshjeve të paraqitura në Bruksel dhe Ohër, duke thënë hapur se presin një njohje de facto të pavarësisë së Kosovës nga Beogradi, thotë Radojkoviq.

"Ata insistuan në planin franko-gjerman, i cili për pasojë u bë shumë i pranishëm në mediat serbe”, thotë ai për DW. "Gjithashtu, qëndrimi i Albin Kurtit ndaj komunitetit serb është i tillë që edhe mediat kryesore në Serbi duhet t'i kushtojnë hapësirë.

Kosova dhe temat e përditshme

Një thënie e vjetër e analistëve dhe anketuesve në sondazhe, e cila përsëritet nga fushata në fushatë, është se Kosova është më pak e rëndësishme për votuesin mesatar sesa çështjet e "jetës së përditshme". Por në një moment çështja e Kosovës imponohet si më e rëndësishmja.

"Prioriteti i votuesit është lufta kundër papunësisë, standardi më i mirë i jetës dhe stabiliteti ekonomik”, thotë Aleksandar Ivkoviq nga Qendra për Politikë Bashkëkohore.

"Lufta kundër korrupsionit dhe krimit është në vendin e dytë, ndërsa Kosova në vendin e tretë, nëse në Kosovë nuk shpërthen kriza. Por pikërisht në raste të tilla rritet interesimi për këtë temë”, tha Ivkoviq për gazetën "Blic”.

Për këto çështje "jetike” insiston edhe në këtë fushatë qeveria e Aleksandar Vuçiqit. Në takimin e madh parazgjedhor në Arenën e Beogradit, në fjalime përsëri u përmendën më shpesh rrugët, hekurudhat, stadiumet, vendet e punës dhe pagat. Por, asnjë nga folësit, sidomos Vuçiq, nuk harroi të flasë për "mbrojtjen e integritetit territorial”, duke thënë se "nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës".

Sipas Stefan Radojkoviq, qeveria u godit nga një "stuhi" që mund të ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve. Së pari, lufta në Ukrainë solli presion të madh, e më pas nisi rritje të çmimeve që prekin qytetarët. E presioni vazhdon edhe për "zgjidhjen" e çështjes së Kosovës.

Radojkoviq thotë se partitë e djathta e kanë nuhatur këtë si një moto për të fituar pikë në fushatë. "Nëse partitë e djathta ose konservatore morën disa vota vitin e kaluar për çështjen e luftës në Ukrainë – në të cilën Serbia nuk ka asnjë rol – atëherë në mënyrë të pashmangshme del edhe çështja e Kosovës, e cila është shumë më afër”, thotë Radojkoviq.

"Është gjithashtu e qartë së shumica e votuesve kanë qëndrime negative ndaj çdo propozimi perëndimor," shton ai.

Zgjedhësit e Vuçiqit

Shumë vëzhgues e interpretuan edhe kthimin e ish-presidentit Tomislav Nikoliq në fushatën e Partisë Përparimtare Serbe si një përpjekje për të rikthyer votuesit e lëkundur të SNS. Sepse, shikuar nga sondazhet, Vuçiq nuk i ka kartat më të fuqishme në dorë, kur është fjala për temën e Kosovës. Sipas një sondazhi të bërë në tetor nga New Serbian Political Thought (NSPM), vetëm 14 për qind e votuesve besojnë se "pozita e Serbisë dhe serbëve" në Kosovë është më e fortë me këtë qeveri në Beograd, ndërsa rreth 50 për qind mendojnë se është më e dobët.

"Shumë thonë se elektorati i Vuçiqit është korruptuar në një farë mënyre. Por ai megjithatë është i ankoruar në spektrin e djathtë”, thotë Radojkoviq. "Ata gjithashtu kanë njëfarë pasigurie në lidhje me politikën e Vuçiqit për Kosovën – ku ka shumë të panjohura”.

Radojkoviq vëren se edhe lista pro-evropiane "Serbia kundër dhunës” ka mbajtur qëndrim më të ashpër ndaj Kosovës. Radojkoviq i referohet raportit të fundit të DW për vizitën e përfaqësuesve të kësaj liste pro-evropiane në Berlin.

Aty Borko Stefanoviq (SSP) ka thënë se ky koalicion do të ruajë "pikëpamjen kushtetuese” të Kosovës dhe se nuk është i detyruar të mbajë premtimet që Vuçiq u ka dhënë përfaqësuesve evropianë me dyer të mbyllura.

Kosova është një lloj "pule e artë" në fushatën e shumë partive, ndërsa për listën më të fortë qytetare ndër temat e fuqishme janë edhe çështjet e dhunës, krimit dhe korrupsionit, e deri tek varfërimi i qytetarëve.

BE është një temë për "kamikazët"

Burimet e DW thonë se partitë janë të vetëdijshme se Bashkimi Evropian nuk është temë e mirë që sjell pikë në fushatë. Sepse rruga drejt BE-së po zgjat shumë, e politikanët evropianë shumë shpesh e mbështesin Aleksandar Vuçiqin në këto çështje. Ndërkohë që tani politikanët kryesorë nga BE-ja po kërkojnë haptazi njohjen de fakto të Kosovës.

Politologu Srgjan Cvijiq, një ekspert i mirë i Bashkimit Evropian, thotë se vetëm një "kamikaz politik" do ta kishte çështjen e anëtarësimit në BE në krye të fushatës. "Sepse të gjitha mediat nën kontrollin e regjimit janë anti-BE dhe antiperëndimore. Çfarë do t'i sillte një partie opozitare kacafytja me tabloidet e Vuçiqit?”, tha Cvijiq për DW.

"BE-ja nuk është temë e rëndësishme e fushatës. Mund të jetë tronditëse për dikë nga jashtë, por nuk është. Ka shumë çështje të tjera më urgjente në rend dite”, thotë ai, duke përmendur shembujt e krimit, dhunës dhe çështje të tjera që nxitën protesta masive pranverën e kaluar.

Ndërsa çështa e BE në sondazhe nuk ka qenë kurrë më keq. Sipas NSPM, vetëm 39 për qind e qytetarëve mbështesin anëtarësimin e Serbisënë BE, ndërsa 51 për qind janë kundër.

A ka ndonjë tjetër rrugë evropiane?

Shumë gjëra tregojnë se Beogradi zyrtar nuk po shkon më drejt BE-së. Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, nga vera e vitit 2022 deri në verën e vitit 2023, Serbia ka miratuar vetëm 27 për qind të rregulloreve të planifikuara ligjore të kërkuara nga BE. Pas ardhjes në pushtet të SNS-së, në gjysmën e parë të vitit 2013, janë miratuar rreth 85 për qind e rregulloreve. Gazetari Boshko Jakshiq mendon, se "një pjesë e përgjegjësisë, jo e vogël, i takon edhe Bashkimit Evropian".

"Perëndimi po nxiton të normalizojë marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës. Gjithçka tjetër është për ta e parëndësishme”, përfundon Jakshiq./DW

kosove serbi

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez