Raportimi i Endri Shabanit sjell përplasje në Kuvend, PD: U zgjodh në mënyrë antikushtetuese. PS shtyn projekt-rezolutat në seancën e fundit plenare
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time 20 Korr...
Berisha: Ja tre zyrtarët që kanë qenë në Aruba, SPAK fsheh emrat e tyre sepse është seksion i Partisë So...
Incident para Kuvendit! Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj(VIDEO) ...
"Jo 50, as 150, por edhe 1 550 ditë, ne do jemi këtu"/ Protestuesi dekoron qytetarët në shesh: Ju meritoni medalje ...
Platforma është gjithashtu një qendër takimesh në internet për përdoruesit e saj, shpesh adoleshentë.
TURQI- Një gjykatë në provincën jugore turke të Adanas bllokoi aksesin në Roblox, një nga platformat më të njohura të lojërave online në botë, duke përmendur rreziqet për fëmijët.
“Për shkak të përmbajtjes që mund të çojë në abuzimin e fëmijëve, qasja në platformën e lojës së quajtur Roblox dhe lidhjet e saj në tregjet e aplikacioneve është bllokuar nga Gjykata e 6-të Penale e Paqes në Adana”, tha të mërkurën Ministri i Drejtësisë Yilmaz Tunc.
Tunc shtoi se Turqia do të vazhdojë të marrë masa për të “siguruar mbrojtjen e fëmijëve sipas Kushtetutës”. Roblox është një platformë lojrash që lejon përdoruesit e saj të krijojnë dhe publikojnë lojërat e tyre.
Platforma është gjithashtu një qendër takimesh në internet për përdoruesit e saj, shpesh adoleshentë. Sipas Euronews Turkish, Turqia ka numrin e pestë më të madh të njerëzve në botë që përdorin Roblox.
Blloku i aksesit pason vendime të ngjashme të vendosura nga qeveria muajin e kaluar. Platforma e njohur globale për ndarjen e historive Wattpad është ndaluar në Turqi "për mbrojtjen e fëmijëve" dhe "rendin publik" që nga 16 korriku, duke e bërë atë vendin e parë që vendos një kufizim të tillë.
Së fundmi, Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit të Turqisë, BTK, rregullatori kombëtar i komunikimit, bllokoi aksesin në Instagram më 2 gusht pa treguar arsyen ose kohëzgjatjen e ndalimit. Ndalimi erdhi pasi drejtori i komunikimit të presidencës, Fahrettin Altun, akuzoi Instagramin, i cili është në pronësi të META, për censurë të përmbajtjes në lidhje me vrasjen e liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Iran, të lidhur me Izraelin.
Turqia më vonë njoftoi se Instagram ishte bllokuar për dështimin e tij për të hequr përmbajtje të paligjshme për çështje të tilla si "abuzimi seksual i një fëmije", për fyerje të Mustafa Kemal Ataturkut, themeluesit të Turqisë moderne, dhe për artikuj mbi "bixhozin dhe drogën".
Turqia ka bllokuar shumë platforma të mediave sociale, duke përfshirë YouTube, Threads, EksiSozluk, Wikipedia, Twitter dhe TikTok. Ajo gjithashtu ka vendosur ndalime të mediave sociale dhe transmetimit pas katastrofave, sulmeve terroriste dhe trazirave sociale.
vladimir putin RUSI- Në gusht 1999, Vladimir Putin u emërua kryeministër i Federatës Ruse. Në fund të vitit 19...
yoav gallant IZRAEL- Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant paralajmëroi të enjten se Izraeli do të luftojë Hezbollahun&n...
mberritja e trupit KOSOVË- Në orët e hershme të mëngjesit është sjellë trupi i pajetë i Faton Hajrizit, i cili...
Musk dhe Maduro VENEZUELA- Presidenti i Venezuelës Nicolás Maduro ka nënshkruar një dekret që bllokon aksesin në platf...
foto ilustruese SHBA- Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet presidenciale të këtij viti jan&eu...
foto ilustruese SHBA- Një grua humbi jetën të enjten në mëngjes në Aeroportin Ndërkombëtar të Çika...
foto ilustruese JORDANI – Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, që besohet se planifikoi sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit,...
alexey navalny RUSI- Yulia Navalnaya, e veja e politikanit opozitar rus Alexei Navalny, thotë se burri i saj i ndjerë është dashur t&eu...
paul henri narzolet SHBA- Familja e Paul-Henri Narzolet, një eksplorues francez me famë botërore dhe një nga njerëzit që...
Shkodran Nikçi dhe Noizy KOSOVË- Zyrtari i Lartë për Komunikim me Publikun në Prokurorinë Themelore të Pejës...