LIVE UPDATES
Bota

Anketimi, shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet janë kyçe për të ardhmen e demokracisë

Anketa e re e zhvilluar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC tregon se qëndrimi i amerikanëvë mbi rrezikun ndaj demokracisë bazohet në prirjet e tyre politike.

9 Gusht 2024, 07:39 Nga r.ll
Anketimi, shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet janë
foto ilustruese

SHBA- Një anketim i fundit tregon se shumica e amerikanëve besojnë se zgjedhjet presidenciale të këtij viti janë kyçe për të ardhmen e demokracisë së vendit. Thuajse tre në katër amerikanë kanë bindjen se votimet e 5 nëntorit janë jetike për demokracinë.

Anketa e re e zhvilluar nga agjencia e lajmeve Associated Press dhe Qendra për Hulumtim të Çështjeve Publike NORC tregon se qëndrimi i amerikanëvë mbi rrezikun ndaj demokracisë bazohet në prirjet e tyre politike. Përafërsisht 6 në 10 demokratë i shohin zgjedhjet si “jashtëzakonisht të rëndësishme” për të ardhmen e demokracisë, krahasuar me 4 në dhjetë votues të pavaruar, ose republikanë.

Shumë demokratë vazhdojnë ta shohin ish-Presidentin Donald Trump si kërcënim ndaj demokracisë duke e lidhur këtë me përpjekjet për përmbysje të rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020. Por të dhënat gjithashtu sugjerojnë se shumë mbështetës të zotit Trump bien dakord me të se në të vërtetë kërcënim për demokracinë është Presidenti Joe Biden.

Zoti Trump dhe aleatët e tij e kanë akuzuar zotin Biden se ka përdorur politikisht Departamentin e Drejtësisë, i cili ka ngritur akuza ndaj ish-Presidentit mbi përpjekjet për të penguar certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020 dhe për mbajtjen e dokumenteve të klasifikuara, megjithëse nuk ka asnjë provë që Presidenti Biden të ketë patur ndikim në ngritjen e këtyre akuzave.

Zoti Trump e ka portretizuar veten si mbrojtjes të vlerave amerikane, ndërsa zotin Biden si “shkatërrues” të demokracisë. Disa herë pas atentatit kundër tij, zoti Trump është shprehur se ai “mori plumbin për demokracinë”.

Presidenti Joe Biden, duke folur në një intervistë për rrjetin CBS News të mërkurën, tha se nuk kishte besim për një transferim paqësor të pushtetit nëse zoti Trump humbiste zgjedhjet e nëntorit.

“Nëse Trumpi humbet, nuk kam shumë besim”, tha ai kur u pyet nëse mendonte në një kalim paqësor të detyrës.

Anketimi, i cili u realizua disa ditë pas largimit të Presidentit Biden nga gara dhe njoftimit të zonjës Harris se do të kandidonte, ofron pikëpamjet e para të amerikanëve në dritën e një konteksti të ri të fushatës presidenciale.

Shumica e demokratëve dhe republikanëve thonë se demokracia mund të rrezikohet në këto zgjedhje në varësi të fituesit të garës, përgjigje të cilat janë përgjithësisht në përputhje me rezultatet e anketimit të fundit kur u shtrua kjo pyetje, në një sondazh të agjencisë së lajmeve Associated Press me Qendrën për Hulumtimin e Çështjeve Publike NORC në dhjetor 2023.

Pamela Hanson, një demokrate nga Viskonsini, thotë se është e shqetësuar se zoti Trump, nëse siguron një mandat të dytë, mund të përdorë Gjykatën e Lartë, me shumicë konservatore, për të përmbysur disa të drejta të rëndësishme.

Ndërsa Ernie Wagner, një republikan nga Nju Jorku, thotë se “kur zoti Trump ishte në Shtëpinë e Bardhe, kishim paqe, mirëqenie dhe pavarësi. Çfarë bie ndesh me demokracinë në gjithë këto?”, pyet ai.

Disa votues të pavarur po vlerësojnë me kujdes se çfarë është në rrezik në këto zgjedhje.

“Besoj se këto janë zgjedhjet më të rëndësihme të jetës sime”, thotë 53 vjeçarja Patricia Seliga-Williams nga Merilendi, në votuese e pavaruar e cila duket se po anon nga zonja Harris.

Ajo mezi fiton 15 dollarë në orë ndërsa punon në një hotel në kohën që shërbehet mëngjesi. Ajo kujton se zoti Trump e menaxhoi mirë, sipas saj, ekonominë dhe emigracionin. Por, nuk i pëlqeu kur ai u shpreh se synon të “bëhet diktator” në ditën e parë që do të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë. “E dimë të gjithë se ai mund ta drejtonte këtë vend. Por ai po bëhet shumë agresiv dhe si votuese nuk i besoj dot më”, u shpreh ajo.

Jo të gjithë janë dakord se zgjedhjet presidenciale të këtij viti do të jenë një pikë kthese për demokracinë e vendit, duke dhënë për këtë arsye krejtësisht të ndryshme.

Sipas sondazhit rreth 2 në 10 amerikanë thonë se demokracia në Shtetet e Bashkuara është mjaftueshëm e fortë për t'i bërë ballë rezultatit të zgjedhjeve pavarësisht se kush fiton, ndërsa 2 në 10 të tjerë besojnë se demokracia është dëmtuar aq shumë sa rezultati nuk ka rëndësi./ VOA

zgjedhjet ne shba 2024

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim