Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 Mijë...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
CDU/CSU dhe SPD kanë arritur një marrëveshje me të Gjelbrit për një rritje masive të borxhit publik. Friedrich Merz ka nevojë për të Gjelbrit për arritjen e shumicës prej dy të tretash në parlamentin në largim.
GJERMANIA- Partitë konservatore CDU/CSU të fituesit të zgjedhjeve parlamentare në Gjermani Friedrich Merz dhe Socialdemokratët (SPD) kanë arritur një marrëveshje në parim me të Gjelbrit mbi planet për një rritje masive të borxhit shtetëror përpara votimit parlamentar të javës së ardhshme.
Plani i reformës së borxhit, i paraqitur së bashku nga konservatorët dhe SPD, do të përjashtonte shpenzimet e mbrojtjes nga frena e borxhit të parashikuar me kushtetutë të vendit dhe do të krijonte një fond të posaçëm prej 500 miliardë eurosh për investimet në infrastrukturë.
Lajmi u raportua nga agjencia e lajmeve Reuters, duke cituar një burim të afërt me negociatat. Një nga burimet tha se angazhimi përfshin dhënien e 100 miliardë eurove për Fondin e Klimës dhe Transformimit Ekonomik.
Çfarë thanë politikanët gjermanë?
"Gjermania është rikthyer," tha Merzi kur njoftoi marrëveshjen e reformës së borxhit.
"Ajo dërgon një mesazh të qartë për partnerët dhe miqtë tanë, por edhe për kundërshtarët tanë, për armiqtë e lirisë sonë: ne jemi të aftë të mbrohemi dhe tani jemi plotësisht të përgatitur për ta bërë këtë”, tha ai.
Merzi tha gjithashtu se ai pret që vendi të dërgojë 3 miliardë euro ndihmë ushtarake shtesë për Ukrainën, pasi Bundesrati, dhoma e landeve federale, të miratojë reformën e borxhit.
"Nuk do të ketë mungesë të burimeve financiare për të mbrojtur lirinë dhe paqen në kontinentin tonë," theksoi Merz. "Gjermania po jep kontributin e saj të madh në mbrojtjen e lirisë dhe paqes në Evropë."
Nga ana e tij, bashkëdrejtuesi i socialdemokratëve, Lars Klingbeil tha se rritja masive e borxhit dhe investimeve të qeverisë përfaqëson një "nxitje të fuqishme" për ekonominë më të madhe të Evropës.
"Ne kemi hedhur themelet që Gjermania të rimëkëmbet dhe të mbrohet", tha Klingbeili pasi partia e tij SPD ra dakord për paketën historike të borxhit me Konservatorët dhe të Gjelbrit.
Merz dëshiron që Bundestagu në largim të miratojë reformën e borxhit
Të Gjelbrit fillimisht kishin refuzuar të mbështesin planin, i cili kishte nevojë për mbështetjen e tyre për të arritur shumicën e dy të tretave të nevojshme për një ndryshim kushtetues në Bundestag.
Qëllimi i Merzit është të sigurojë fondet përpara mbledhjes së Bundestagut të ri më 25 mars, ku ato rrezikojnë të bllokohen nga një kontigjent i zgjeruar ligjvënësish të ekstremit të djathtë dhe të majtë.
Bundestagu në largim mund të miratojë paketën ligjora të martën. Më pas ajo duhet të miratohej me dy të tretat e shumicës në dhomën e sipërme, Bundesrat./ DW
Liderët e entitetit serb Republika Sërpska BOSNJE E HERCEGOVINA - Gjykata e Bosnje e Hercegovinës ka urdhëruar vendosjen e lider&...
ITALI - Një tërmet u regjistrua në orën 20:37 në provincën e Foggia. Tërmeti është regjistruar me...
Donald Trump SHBA - Uashingtoni është në pritje të përgjigjes së Rusisë ndaj propozimit të SHBA-së dhe Ukrain&...
Foto ilustruese SERBI - Mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit mbrëmjen e së premtes për t&rsq...
Foto nga takimi KANADA- Kryediplomatët e shtatë demokracive kryesore perëndimore i kërkuan Rusisë të premten të pranoj&e...
Foto ilustruese KROACIA- Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija, njoftoi të premten se ekipi i saj nuk është lejuar të hyjë në Ser...
Presidenti francez, Emmanuel Macron FRANCË - Presidenti francez, Emmanuel Macron i bëri sot thirrje Rusisë që të pranoj&...
Viktor Orban HUNGARIA- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka deklaruar se Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Mali i Zi duhet të kenë p&...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha se ka arsye për të qenë optimist i kujdesshëm p...
Foto ilustruese GREQIA- Dy tërmete brenda një orë janë regjistruar në ishullin e Kretës. Sipas mediave greke, fillimisht...