LIVE UPDATES
Bota

VOA: G7 e nxit Rusinë të pranojë armëpushimin, ose të përballet me sanksione të mëtejshme

Shtëpia e Bardhë tha se i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, foli me presidentin rus Vladimir Putin të enjten.

14 Mars 2025, 20:54 Nga M.B
VOA: G7 e nxit Rusinë të pranojë armëpushimin, ose të
Foto nga takimi

KANADA- Kryediplomatët e shtatë demokracive kryesore perëndimore i kërkuan Rusisë të premten të pranojë një armëpushim të propozuar nga Shtetet e Bashkuara për luftën Rusi-Ukrainë.

“I bëmë thirrje Rusisë që të reagojë dhe të bjerë dakord për një armëpushim në kushte të barabarta dhe duke e zbatuar atë plotësisht”, thanë diplomatët në një deklaratë të përbashkët në fund të takimit në Kanada.

“Diskutuam për imponimin e kostove të mëtejshme ndaj Rusisë në rast se një armëpushim i tillë nuk arrihet, përfshirë sanksione të mëtejshme, kufizime për çmimet e naftës, si dhe mbështetje shtesë për Ukrainën dhe masa të tjera.

Shtëpia e Bardhë tha se i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, foli me presidentin rus Vladimir Putin të enjten.

“Të gjithë ministrat e jashtëm të G7 janë dakord me propozimin e SHBA-së për një armëpushim që të mbështetet nga ukrainasit” dhe fokusi tani është tek përgjigjia e Rusisë, tha të premten ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly.

Ajo shtoi se “topi tani është në fushën e Rusisë kur bëhet fjalë për Ukrainën”. Ministri i Jashtëm britanik, David Lammy i bëri jehonë kësaj ideje, duke deklaruar, "Ka një emërues të përbashkët se tani është koha për një armëpushim pa kushte. Ukraina e ka bërë të qartë qëndrimin e saj. Tani i takon Rusisë ta pranojë atë." Zoti Lammy vuri në dukje gjithashtu se po formohet një "koalicion" për t'i siguruar Ukrainës "arkitekturën e sigurisë" të nevojshme dhe mekanizmat e monitorimit për të mbështetur armëpushimin.

Deklarata e përbashkët e G7 vjen pasi Kremlini tha se mbetet shumë për të bërë për një marrëveshje armëpushimi me Ukrainën, duke sinjalizuar hezitim për të miratuar plotësisht propozimin amerikan. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Putini ende pret përgjigje pasi ngriti disa pyetje në lidhje me zbatimin e armëpushimit.

Ndërkohë, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e hodhi poshtë përgjigjen e Putinit duke thënë se kishte vendosur me "qëllim" kushte që ndërlikojnë dhe "zvarritin procesin".

"Një armëpushim i përkohshëm i pakushtëzuar 30-ditor është hapi i parë vendimtar që mund të na sjellë dukshëm më pranë një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme," u shpreh zoti Zelenskyy të mërkurën në një postim në platformën e mediave sociale X.

Bisedimet e G7 në Charlevoix, Quebec, mblodhën së bashku ministra nga Britania, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia dhe Shtetet e Bashkuara.

Përveç çështjes së Ukrainës, ministrat e jashtëm të G7 diskutuan me dyer të mbyllura edhe rolin e Kinës në sigurinë globale, stabilitetin për rajonet e Oqeanit Indian dhe Paqësor dhe sigurinë detare.

Të premten, ministrat e jashtëm të G7 mbajtën një seancë të fokusuar në sfidat strategjike që paraqesin Kina, Koreja e Veriut, Irani dhe Rusia.

Shumë analistë të politikës së jashtme dhe zyrtarë ushtarakë u referohen këtyre katër vendeve si "Boshti i trazirave", duke iu referuar bashkëpunimit të tyre antiperëndimor në rritje.

Deklarata e përbashkët e G7 tha se grupi mbetet “i shqetësuar me rritjen ushtarake të Kinës dhe rritjen e vazhdueshme dhe të shpejtë të arsenalit të armëve bërthamore të Kinës”.

Ata i bënë thirrje Kinës që të angazhohet në diskutime strategjike për reduktimin e rrezikut dhe të promovojë stabilitetin përmes transparencës.

Ministrat e jashtëm rikonfirmuan gjithashtu shqetësimet e tyre serioze për situatat në Detet e Kinës Lindore dhe Jugore, duke kundërshtuar fuqishëm çdo përpjekje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në, veçanërisht përmes forcës ose detyrimit.

Anëtarët e G7 theksuan gjithashtu rëndësinë e paqes dhe stabilitetit përgjatë ngushticës së Tajvanit, duke përsëritur kundërshtimin e tyre ndaj çdo përpjekjeje të njëanshme për të ndryshuar status quo-në me forcë ose detyrim.

Një armëpushim i mundshëm në luftën Rusi-Ukrainë mund të ndikojë në praninë e SHBA-së në Indo-Paqësorin, pasi zyrtarët dhe analistët sugjerojnë se përfundimi i konfliktit do të lejonte Uashingtonin të ridrejtonte burimet drejt adresimit të sfidave në rajon.

“Unë nuk mendoj se një konflikt i pafund dhe i vazhdueshëm në Evropë apo në Ukrainë është i mirë për rajonin Indo-Paqësor. Ai largon shumë vëmendjen, kohën dhe burimet e botës larg zonave ku ne vazhdojmë të shohim kërcënime në rritje, "i tha zoti Rubio Zërit të Amerikës në fillim të kësaj jave gjatë një konference në bordin e një aeroplani ushtarak.

“Në shumë mënyra, ne mund të shpenzojmë edhe më shumë kohë të përqendruar në Indo-Paqësorin, nëse disi mund të sjellim paqe në kontinentin evropian,” vuri në dukje diplomati i lartë amerikan./ VOA

g7 rusia

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet