LIVE UPDATES
Bota

Gazeta kroate: Gazetarët tanë nuk u lejuan të hyjnë në Serbi

Gazetari Petar Cikes dhe fotoreporteri Tom Dubravec u nisën për në Beograd për ta mbuluar një protestë të madhe studentore, e cilat është thirrur të shtunën e 15 marsit në kryeqytetin serb.

14 Mars 2025, 20:52 Nga M.B
Gazeta kroate: Gazetarët tanë nuk u lejuan të hyjnë në
Foto ilustruese

KROACIA- Gazeta kroate, Slobodna Dalmacija, njoftoi të premten se ekipi i saj nuk është lejuar të hyjë në Serbi për gjoja arsye se paraqesin rrezik sigurie. Gazetari Petar Cikes dhe fotoreporteri Tom Dubravec u nisën për në Beograd për ta mbuluar një protestë të madhe studentore, e cilat është thirrur të shtunën e 15 marsit në kryeqytetin serb. Slobodna Dalmacija – me seli në Split - tha se policia serbe e ndaloi ekipin e saj kur mësoi se ata ishin gazetarë dhe se, pas dy orëve pritje, u njoftuan se e kanë të ndaluar hyrjen në Serbi.

Slobodna Dalmacija shpjegoi në uebsajtin e saj në internet se autoritetet serbe u thanë gazetarëve të saj se "është vërtetuar se ekziston një vlerësim negativ i rrezikut të sigurisë në lidhje me hyrjen dhe qëndrimin e të huajve në territorin e Republikës së Serbisë". Gazeta bëri të ditur se ekipi i tyre gazetaresk nuk ishte i vetmi që u kthye mbrapsht nga autoritetet serbe kufiri.

Ministria e Brendshme e Serbisë (MPB) nuk i është përgjigjur menjëherë pyetjes së Radios Evropa e Lirë lidhur me këtë rast dhe nëse gazetarët nga Kroacia e kanë të ndaluar hyrjen në Serbi. Më parë, Ministria e Jashtme e Kroacisë u bëri thirrje qytetarëve kroatë ta shtyjnë udhëtimin në Serbi për shkak të protestës së paralajmëruar më 15 mars në Beograd.

Studentët, të cilët i kanë bllokuar fakultetet anembanë Serbisë për më shumë se tre muaj, kanë bërë thirrje për një protestë në Beograd më 15 mars. Disa studentë u nisën në këmbë për në Beograd disa ditë para protestës. Ata shoqërohen nga qytetarë, por edhe maturantë.

Studentët në bllokadë, ndër të tjera, kërkojnë përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 njerëzve nga shembja e një strehe në stacionin hekurudhor të Novi Sadit më 1 nëntor 2024. Ata u mbështetën nga disa pedagogë që pezulluan mësimin, si dhe nga avokatë dhe disa fermerë e punonjës të kulturës. Protestat masive dhe bllokada janë mbajtur deri më tani në Novi Sad, Kragujevc dhe Nish.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi në ditët para protestave se ai pret që "opozita të organizojë dhunë të madhe më 15 mars" dhe se "të gjithë ata që marrin pjesë në të do të arrestohen". Ai nuk ka dhënë asnjë provë për këto pretendime. Studentët në bllokadë mohuan se po përgatisnin ushtrimin e dhunës, duke kujtuar se të gjitha tubimet e mëparshme kanë qenë paqësore.

Rreth dhjetë ditë para protestës grupi “Studentët 2.0” ka kampuar në Parkun e Pionierëve, në afërsi të Kuvendit të Serbisë, ku ishte menduar të mbahej protesta e studentëve dhe qytetarëve. Ata e quajnë veten “studentë që duan të mësojnë” dhe kërkojnë ndalimin e bllokadave.

Ata deri më tani janë mbështetur nga veteranët e Njësisë së Operacioneve Speciale, i dënuari për krime lufte, Vladimir Lazareviç, dhe ish-komandanti i Xhandarmërisë të Serbisë, Goran Radosavleviç-Guri. Radosavleviç, kolonel policie në pension, është lidhur me vrasjen e vëllezërve Bytyqi, për çka Departamenti amerikan i Shtetit ia ka ndaluar hyrjen në Shtetet e Bashkuara. Një pjesë e publikut akuzoi Partinë Progresive Serbe në pushtet se qëndron pas organizimit të protestës, të cilën të mbledhurit në park e mohuan./ REL

serbia kroacia

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj