LIVE UPDATES
Bota

Palestinezët në Gazë e kremtojnë Fitër Bajramin me mungesë ushqimi dhe me një luftë që vijon

Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët, por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.

30 Mars 2025, 13:43 Nga r.ll
Palestinezët në Gazë e kremtojnë Fitër Bajramin me
foto ilustruese

GAZA- Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi. Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën.

Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët, por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.

"Është Bajrami i Trishtimit", tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.

"Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka", tha ai.

Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë. Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar. Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.

"Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim", tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.

“Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.

Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje. Hamasi ende po mban 59 pengje - 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë - pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.

Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj. Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë.Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë./REL

bajrami ne gaze

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje