LIVE UPDATES
Bota

Kreu i rregullatorit të vaksinave në SHBA jep dorëheqjen nga detyra: Nuk i pranoj dot dezinformatat dhe gënjeshtrat e sekretarit Kennedy

Ai shprehet se kishte qenë i gatshëm të punonte me Kennedy për të adresuar çdo shqetësim në lidhje me sigurinë dhe transparencën e vaksinave.

30 Mars 2025, 12:14 Nga r.ll
Kreu i rregullatorit të vaksinave në SHBA jep dorëheqjen nga
marks, kennedy

SHBA- Një shkencëtar i lartë i Departamentit të Shëndetësisë në SHBA ka dhënë dorëheqjen nga detyra. Dr. Peter Marks, rregullatori kryesor i vaksinave në Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA), sipas mediave të huaja u detyrua të largohej nga pozicioni i tij.

"Nëse Peter Marks nuk dëshiron të qëndrojë prapa rikthimit të shkencës në standardin e saj të artë dhe promovimit të transparencës radikale, atëherë ai nuk ka vend në FDA nën udhëheqjen e fortë të Sekretarit Kennedy," tha një zëdhënës i HHS.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar komisioneres në detyrë të FDA, Sara Brenner, Marks shkroi se përhapja e dezinformatave dhe gënjeshtrave për vaksinat është "e papërgjegjshme, e dëmshme për shëndetin publik dhe një rrezik i qartë për shëndetin dhe sigurinë e kombit tonë".

Ai shprehet se kishte qenë i gatshëm të punonte me Kenedin për të adresuar çdo shqetësim në lidhje me sigurinë dhe transparencën e vaksinave.

“Sidoqoftë, është bërë e qartë se e vërteta dhe transparenca nuk janë të dëshiruara nga sekretari, por ai dëshiron konfirmim të nënshtruar të dezinformatave dhe gënjeshtrave të tij”, shkroi Marks.

Ai ka udhëhequr Qendrën për Vlerësimin dhe Kërkimin Biologjik të FDA-së, ose CBER, që nga viti 2016. Divizioni është përgjegjës për të garantuar sigurinë dhe efektivitetin e një numri produktesh mjekësore, duke përfshirë vaksinat. Marks ndihmoi në udhëheqjen e kombit përmes pandemisë Covid, duke luajtur një rol kyç në autorizimin e vaksinave të para Covid në fund të vitit 2020, fillimisht nga Pfizer-BioNTech dhe më pas pak kohë më pas, Moderna. Ai ndihmoi në nisjen e Operacionit Warp Speed, partneriteti i parë privat-publik i administratës Trump për të zhvilluar shpejt vaksinat.

Kennedy, një aktivist kundër vaksinave, ka qenë kritik ndaj vaksinave të Covid dhe paraqiti një peticion qytetar në vitin 2021 duke kërkuar që FDA të revokojë autorizimin e vaksinave. Po atë vit, ai e quajti e përshkroi vaksinën Covid si "vaksina më vdekjeprurëse e bërë ndonjëherë".

Kennedy ka punuar gjithashtu për të minuar besimin në vaksinën e fruthit në mes të shpërthimit më të madh që Shtetet e Bashkuara kanë parë që nga viti 2019. Ndërsa ai tha se vaksinat mbrojnë fëmijët nga fruthi, ai gjithashtu tha se vendimi për të vaksinuar është një vendim "personal". Në një intervistë të fundit me Sean Hannity në Fox News, Kennedy tha se vaksina e fruthit-shytave-rubeolës "shkakton vdekje çdo vit".

Ndërkohë Shoqatës së Sëmundjeve Infektive të Amerikës, nuk ka pasur vdekje të lidhura me vaksinën MMR tek njerëzit e shëndetshëm. Kjo vaksinë nuk rekomandohet për njerëzit me imunitet të kompromentuar.

“Përhapja e vazhdueshme e fruthit në shumë shtete, e cila është veçanërisht e rëndë në Teksas, na kujton se çfarë ndodh kur dëmtohet besimi në shkencën e vendosur mirë që qëndron në themel të shëndetit dhe mirëqenies publike. Fruthi, i cili vrau më shumë se 100,000 fëmijë të pavaksinuar vitin e kaluar në Afrikë dhe Azi për shkak të pneumonitit dhe encefalitit të shkaktuar nga virusi, ishte eliminuar nga brigjet tona", shkroi Marks në letrën e tij të dorëheqjes.

peter marks robert f kennedy

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës