Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Papunësia në Gjermani u rrit në muajin mars me 26,000 vetë – rritja më e lartë mujore kjo që nga tetori i vitit 2024.
BERLIN- Tregu i punës në Gjermani tregoi në mars shenja të reja tensionimi, pasi papunësia u rrit ndjeshëm, duke shënuar rritjen më të madhe mujore që nga tetori i vitit 2024.
Numri i të papunëve u rrit me 26,000 vetë duke e çuar numrin e përgjithshëm të të papunëve në 2.92 milionë, njoftoi të premten Zyra Federale e Punës. Shifra i tejkaloi prognozat e analistëve, të cilët kishin parashikuar një rritje të papunësisë me 10,000 vetë. Në këtë mënyrë niveli i papunësisë arriti në 6.3%, nga 6.2% që ishte një muaj më parë.
Rimëkëmbja e pranverës më e ngadaltë
"Muaji mars shënon fillimin e së ashtuquajturës rimëkëmbje pranverore në tregun e punës. Megjithatë këtë vit rënia ekonomike po e ngadalëson dukshëm atë," tha Andrea Nahles, drejtuese e Agjencisë Federale të Punësimit.
Gjermania, e cila ka përjetuar për dy vite radhazi tkurrje ekonomike, është ende duke u përballur me dobësi të vazhdueshme, veçanërisht në prodhimin industrial.
Rritja e tarifave doganore nga SHBA-ja
Sfidat ekonomike të Gjermanisë janë më të dukshme në sektorin e saj kyç të automjeteve, në të cilin kompani si Volkswagen, po shkurtojnë vende pune për shkak të rënies së kërkesës.
Presioni u shtua edhe më tej këtë javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendosjen e një tarife prej 25% për automjetete importuara, vendim që pritet të godasë rëndë prodhuesit gjermanë.
Pak kërkesë në tregun e punës
Agjencia Federale e Punësimit njoftoi se krahasuar me marsin e vitit të kaluar numri i vendeve të lira të punës ka rënë ndjeshëm. Këtë vit ka pasur 64,000 më pak vende të lira pune krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar që tregon për një kërkesë të ulët për fuqi punëtore.
Në dhjetëvjeçarin e fundit papunësia ka mbetur nën nivelin 3 milionë, por tendecat aktuale të bëjnë të mendosh se kjo mund të ndryshojë së shpejti./DW
foto nga vendngjarja SHBA- Një aeroplan i vogël që fluturonte nga Iowa në Minesota në SHBA u rrëzua mbi një shtëpi...
pamje nga gaza GAZA- Grupi militant i Hamasit ka deklaruar se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes ...
foto ilustruese RUSI- Një nga limuzinat e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin është shkrumbuar nga flakët pas një shp&...
foto ilustruese SHBA- Në fillim të javës në mbarim u ulën në tryezën e bisedimeve delegacionet amerikane dhe ruse në...
foto nga kerkimet MIANMAR- Në menaxhimin e krizës humanitare, vëmendja gradualisht po zhvendoset në Mianmar, pasi shpresat pë...
donald trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump e ka cilësuar të mërkurën e ardhshme, 2 prillin, si “dit&...
foto ilustruese PARIS- Në një samit në Paris më 10 dhe 11 shkurt, drejtuesit e teknologjisë garuan për pretendimin më ma...
foto ilustruese KROACI- Kroacia, anëtarja më e re e Bashkimit Europian, ka tejkaluar me ecurinë e saj shumicën e ekonomive të tjer...
pete dhe jennifer hegseth SHBA- Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth po përballet me kritika të reja pas zbulimeve se gruaja e t...
volodymyr zelenskyy UKRAINË- Dronët rusë kanë goditur objektiva të shumta në Kharkiv, qytetin e dytë më t...