LIVE UPDATES
Bota

Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në Ballkan

Këto komente Osmani i bëri në një takim në Shkup me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, me rastin e shënimit të 4-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-atlantike.

27 Mars 2024, 14:31 Nga M.B
Osmani: Ambiciet imperialiste të Rusisë mund të shtrihen në
Bujar Osmani

MAQEDONIA E VERIUT- Ukraina është vetëm ndalesa e parë e ambicieve imperialiste të Rusisë, deklaroi të mërkurën ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani. Sipas tij, pas Ukrainës, agresioni rus pritet të përhapet edhe në vende të tjera të Evropës Lindore, përfshirë rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këto komente Osmani i bëri në një takim në Shkup me ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s, me rastin e shënimit të 4-vjetorit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Aleancën Veri-atlantike.

“Rajoni gjithnjë e më shumë po bëhet fushë për garë gjeopolitike. Ballkani Perëndimor është në vijën e zjarrit mes perëndimit dhe lindjes, mes demokracisë dhe autoritarizmit. Agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës tregoi se arkitektura ushtarake e sigurisë në Evropë është prishur dhe ashtu siç kam thënë edhe në raste tjera, Ukraina është ndalesa e parë e ambicieve imperialiste të Rusisë. Pas Ukrainës, agresioni rus pritet të përhapet edhe më tej në lindje drejt Moldavisë, Kaukazit, Gjeorgjisë dhe besoj se stacioni i radhës do të jenë shtetet e Ballkanit Perëndimor”, tha ministri Osmani.

Sipas tij, agresioni rus nuk paraqet vetëm sulm direkt ndaj Ukrainës, por edhe sfidë mbi të drejtën ndërkombëtare, vlerat dhe normat që sollën prosperitet dhe siguri në Evropë. Osmani theksoi se në një situatë të tillë të kërcënimeve mbi paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë, integrimet evropiane dhe euroatlantike duhet të jenë prioritet për demokracitë perëndimore.

“Tani, si asnjëherë më parë integrimi evropian dhe euroatlantik i Ballkanit Perëndimor duhet të konsiderohet si një mjet i fuqishëm për përmirësimin e sigurisë dhe konsolidimin e stabilitetit të krahut juglindor të NATO-së”, u shpreh ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut.

Ambasadorja e Ukrainës në Shkup, Larisa Dir, në fjalimin e saj theksoi nevojën e anëtarësimit të vendit të saj në NATO dhe BE, por edhe nevojën për më shumë ndihmë ushtarake për përballje me agresionin rus. Diplomatja ukrainase tha se “edhe pa qenë anëtare e NATO-s, por duke i ndarë njëkohësisht vlerat e saj tash e katër vjet me radhë Ukrainë ka dëshmuar rezistencë ndaj agresionit brutal të Kremlinit që ka tronditur botën demokratike”.

“Ukrainë tashmë është pjesë integrale e sigurisë euroatlantike. Ne nuk e jemi pjesë e Aleancës, por Ukraina de-facto po e mbron krahun lindor të NATO-s. Anëtarësimi i Ukrainës në NATO dhe në BE duhet të jenë pjesë e fitores sonë të përbashkët për kthimin e integritetit territorial të Ukrainës dhe gjykimin e Rusisë për të gjitha krimet kundër njerëzit”, tha ambasadorja Dir.

Ambasadori i Bashkimit Evropian David Geer, tha se BE-ja mbetet e përkushtuar që së bashku me NATO-n, të bëjnë gjithçka për ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Evropë dhe më gjerë. Sipas tij, kërcënimi më i madh për komunitetin euroatlantik mbetet brutaliteti rus, dhuna dhe shkelja e të drejtave të njeriut dhe e marrëveshjeve ndërkombëtare, gjë që u dëshmua me agresionin në Ukrainë, pasojat e të cilit po i ndiejnë miliarda njerëz në botë.

“NATO-ja mbetet themeli i mbrojtjes kolektive të aleatëve dhe i sigurisë euroatlantike. NATO-ja dhe BE-ja njëkohësisht luajë një rol komplementar në forcimin dhe mbështetjen e paqes. Që nga agresioni rus në Ukrainë raportet e NATO-s me BE-në janë forcuar përmes partneritetit strategjik, përfshirë edhe aktivitetet për mbrojtje kundër sulmeve kibernetike. Rruga drejt BE-së është rrugë drejt prosperitetit dhe forcimit të vlerave demokratike”, tha ambasadori Geer.

Ai theksoi se unioni mbështet aspiratat e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në BE, pasi nga kjo, sipas tij, të gjithë do të kenë përfitime. Prandaj, ai inkurajoi Shkupin që të bëjë gjithçka për t’u anëtarësuar në union.
Që kjo të ndodhë, Geer tha se Maqedonia e Veriut duhet t’i përmbushë kriteret që i ka si obligim që nga qershori i vitit 2022 e që kanë të bëjnë me ndryshimin e Kushtetutës për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, bazuar në atë që njihet si “Propozim francez” për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë. Maqedonia e Veriut është bërë anëtare e NATO-s më 27 mars të vitit 2020 pas një rrugëtimi të gjatë për shkak të bllokimit të Greqisë, e cila hoqi veton pas ndryshimit të emrit Maqedoni në Maqedoni të Veriut, në vitin 2018./ REL

bujar osmani

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale