LIVE UPDATES
Bota

Një ofensivë tokësore në Rafah, zyrtarët amerikanë paralajmërojnë Izraelin

Të paktën 16 vetë u vranë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Rafah të hënën, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij të sulmeve ajrore në qytetin jugor të Rripit të Gazës.

27 Mars 2024, 13:52 Nga M.B
Një ofensivë tokësore në Rafah, zyrtarët amerikanë
Takimi

LINDJE E MESME- Zyrtarë të lartë të administratës së Presidentit Joe Biden i bën thirrje ministrit izraelit të mbrojtjes Yoav Gallant që të heqë dorë nga planet për të pushtuar qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku mbi 1.4 milionë civilë palestinezë kanë gjetur strehim. Kërkesa amerikane vjen në një kohë tensionesh në marrëdhëniet SHBA-Izrael lidhur me veprimet e Izraelit në luftën tashmë gjashtë mujore kundër militantëve të Hamasit. Të paktën 16 vetë u vranë në një sulm ajror izraelit në një ndërtesë banimi në Rafah të hënën, ndërsa Izraeli vazhdon fushatën e tij të sulmeve ajrore në qytetin jugor të Rripit të Gazës. Udhëheqësit izraelitë duan të zgjerojnë operacionet në Rafah, duke përfshirë një ofensivë me trupa tokësore, por zyrtarët e lartë amerikanë janë kundër një veprimi të tillë.

“Siguria e mbi 1.5 milionë civilëve palestinezë në Rafah është gjithashtu një përparësi për Shtetet e Bashkuara. Ne vazhdojmë të mbështesim objektivin për mposhtjen e Hamasit. Kështu që ne do të diskutojmë mbi qasjet alternative për eliminimin e militantëve të Hamasit”, tha Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Në një takim me Ministrin izraelit të Mbrojtjes Yoav Gallant dje në Pentagon, Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin i bëri thirrje Izraelit që të lejojë hyrjen e më shumë ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, ku civilët po përballen me mungesa të mëdha ushqimore. Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallant e mori mesazhin e Shteteve të Bashkuara mbi ndihmat humanitare dhe operacionet ushtarake në Rafah edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, përfshirë Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare Jake Sullivan. Nuk është e qartë nëse Izraeli do të respektojë kërkesat amerikane. Zoti Gallant tha se ai kishte kërkuar një përshpejtim të dërgesave amerikane me armë për Izraelin.

“Ne gjithashtu do të diskutojmë për çështjet strategjike dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes institucioneve tona për të siguruar ruajtjen e avantazhit ushtarak të ushtrisë së Izraelit”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara i japin Izraelit katër miliardë dollarë në vit në ndihma, nga të cilat Izraeli duhet të përdor 3.3 miliardë dollarë për blerje të armëve amerikane.

“Skenari më i mirë do të ishte që Shtetet e Bashkuara të përdornin ndikimin e tyre të drejtpërdrejtë, por edhe përmes organizatave shumë-palëshe, për të detyruar një armëpushim”, thotë analisti Brian Finucane nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave.

Shtetet e Bashkuara të hënën përdorën fuqinë e tyre diplomatike përmes abstenimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, që i hapi rrugën miratimit të një rezolute, e cila kërkon vendosjen e një armëpushimi të menjëhershëm në Rripin e Gazës dhe lirimin e pengjeve nga Hamasi. Por, deri më tani Presidenti Biden nuk ka dhënë sinjale për një gatishmëri të kushtëzimit të ndihmës ushtarake, pavarësisht protestave në të cilat po bëhet thirrje për ndërprerjen e mbështetjes amerikane për Izraelin./ VOA

lufta izrael-palestine

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale