LIVE UPDATES
Bota

Nuk ka garanci për furnizim të rregullt me energji elektrike në Kosovë

Më 24 nëntor, ndërkaq, çmimi ka qenë 265 euro për megavat.

25 Nëntor 2022, 16:32 Nga k.m.
Nuk ka garanci për furnizim të rregullt me energji elektrike në
Foto ilustruese

Sipas tyre, furnizimi në stinën më të ftohtë të vitit, kur edhe rritet nevoja për ngrohje, do të varet nga niveli i prodhimit vendor të rrymës, niveli i konsumit dhe çmimi në berzat ndërkombëtare. Ky i fundit ka ndryshuar shumë gjatë muajve të fundit, për shkak të krizës globale energjetike, të thelluar nga lufta në Ukrainë. Çmimi i rrymës në bursën hungareze HUPX, nga ku importon Kosova, ka qenë rreth 430 euro për megavat në muajin gusht, krahasuar me 150 euro sa ka kushtuar në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Më 24 nëntor, ndërkaq, çmimi ka qenë 265 euro për megavat.

“Çmimet në berza ndërkombëtare, aktualisht, janë dukshëm më të vogla, por nuk dihet se si do të jenë gjatë stinës së dimrit”, thotë për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

Për disa ditë në muajin gusht, qytetarët e Kosovës janë përballur me reduktime të gjata me rrymë, për shkak të rënies së prodhimit vendor – si pasojë e disa riparimeve në termocentrale – dhe kostos së lartë të importit të energjisë elektrike nga jashtë.

Që atëherë janë shpeshtuar edhe thirrjet e autoriteteve për sa më shumë kursime.Kosova ka kapacitet të prodhojë rreth 800 megavate rrymë në orë, ndërsa nevojat e saj, në ditë dimri, arrijnë deri në 1.300 megavate në orë. Këtë diferencë, ajo e importon nga jashtë. Sipas Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Kosova ka importuar vitin e kaluar 1.311.461 megavate rrymë.

Nga Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), e cila është përgjegjëse për prodhimin e energjisë elektrike, nuk iu përgjigjën interesimit të Radios Evropa e Lirë për kapacitetet aktuale prodhuese.Megjithatë, në deklarimet e mëhershme, KEK-u ka thënë se pas riparimeve të njësive prodhuese në termocentralet Kosova A dhe Kosova B, prodhimi gjatë dimrit do të jetë me kapacitet të plotë.

Këto termocentrale, që gjenden në Obiliq, prodhojnë 500 deri në 800 megavate energji elektrike në orë, pra shumë më pak se kërkesat për konsum. Një nga arsyet për nënprodhim është vjetërsia me dekada e tyre.Disa qytetarë të anketuar nga REL-i në Prishtinë thonë se edhe gjatë këtyre ditëve janë duke u përballur me reduktime të kohëpaskohshme.

“Tri orë nuk kemi pasur rrymë [më 23 nëntor]”, thotë Albert Morina, i cili jeton në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë.

Ai, po ashtu, tregon se në banesën e tij ngrohen me rrymë, pasi, siç thotë, nuk ka alternativë tjetër.

“Oxhaqet në banesën ku jetoj, nuk funksionojnë”, thotë ai.

Qerim Hyseni, një tjetër banor në Prishtinë, thotë se ndërprerje të rrymës ka “kohë pas kohe”, por “jo reduktime të mëdha”.

“Frika ime më e madhe për furnizim me energji elektrike është gjatë dimrit. Për dimër po përgatitem se e di që nuk do të ketë [rrymë]. Si ta kursejmë, si jo, nuk do të ketë, pasi është problem i madh gjithkund në botë, e lëre më në Kosovë”, thotë Hyseni.

Ai shton se në shtëpinë e tij ngrohen me energji elektrike, por se kanë edhe alternativën me dru në rast të ndërprerjes së rrymës.Buzhala thotë se ndërprerjet e ditëve të fundit të rrymës, për një numër të kufizuar konsumatorësh, kanë ndodhur për shkak të kushteve atmosferike, që kanë shkaktuar disa prishje.

“…por, prishjet janë evituar në kohën më të shpejtë të mundshme. Edhe në kulmin e vërshimeve, që kanë ndodhur ditëve të fundit, mbi 99 për qind e konsumatorëve janë furnizuar me energji elektrike”, thotë Buzhala.

Ministria e Ekonomisë e Kosovës, e cila harton politika për energjinë, nuk iu përgjigj pyetjes së REL-it nëse, aktualisht, është duke ndërmarrë ndonjë hap për të siguruar furnizim të rregullt me rrymë.

Në një anketë që ka publikuar Radio Evropa e Lirë në ueb-faqen e saj në muajin shtator, 49% e pjesëmarrësve kanë thënë se këtë dimër planifikojnë të ngrohen me rrymë, 38% me dru, 6% me pelet dhe 7% nuk kanë shprehur qëndrim të qartë.

Në shtator, Qeveria e Kosovës ka miratuar një vendim që i obligon institucionet publike, qendrore e lokale, si dhe të gjitha ndërmarrjet publike që të jenë “racionale në konsumim të energjisë” – me fokus të veçantë te ngrohja dhe ndriçimi. Kjo, sipas vendimit, nënkupton që të ndalet ngrohja në ato zyra apo objekte, ku nuk ka prezencë fizike, si dhe në të gjitha korridoret. KEDS-i, po ashtu, ka lëshuar një varg rekomandimesh për kursim – nga përdorimi i rrobalarëses e enëlarëses gjatë tarifave të ulëta të rrymës deri te përdorimi i shkallëve në vend të ashensorit. Nga KEDS-i thonë se, tash për tash, nuk është e qartë nëse këto rekomandime kanë pasur ndikim në praktikë.

Zyra e Rregullatorit të Energjisë në Kosovë, më 8 shkurt të këtij viti, ka miratuar tarifa të reja të rrymës – më të shtrenjta për disa – që do të vlejnë deri më 31 mars të vitit 2023. Shtrenjtimi ka prekur vetëm ata konsumatorë që shpenzojnë mbi 800 kilovatë në orë, brenda një muaji. Ata paguajnë 12.5 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta, ndërsa 5.9 centë gjatë tarifave të ulëta.

Për konsumatorët që shpenzojnë më pak, çmimi i rrymës nuk ka ndryshuar – ata vazhdojnë të paguajnë 7 centë për kilovat gjatë tarifave të shtrenjta dhe 3 centë gjatë tarifave të lira.

Tarifa e lirë e energjisë elektrike në Kosovë vlen nga 1 tetori deri më 31 mars, nga ora 22:00 deri në orën 7 të mëngjesit. Nga 1 prilli deri më 30 shtator, tarifa e lirë vlen nga ora 23:00 deri në 8 të mëngjesit./REL

kosove

Sondazh

Poll

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më