LIVE UPDATES
Bota

Raporti: Gati çdo tre ditë vdes një grua nga dhuna në Gjermani, shtetasit nga Kosova kryesojnë listën e emigrantëve

25 nëntori është dita ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave. Shifrat e prezantuara me këtë rast nga autoritet gjermane, tregojnë se dhuna ndaj grave mbetet një sfidë për qeverinë dhe shoqërinë.

25 Nëntor 2022, 16:15 Nga d.a.
Raporti: Gati çdo tre ditë vdes një grua nga dhuna në
Foto ilustruese

GJERMANI- Përse duhet të vdiste Drita nga Regensburgu? 14 herë e nguli thikën 54-vjeçari nga Kosova kundër 47 vjeçares, të shoqes dhe nënës së tre fëmijëve. Në sallën e gjyqit, në korrik 2021, ai do të jepte si shkak për shpërthimin e radhës me pasoja vdekjeprurëse një numër të panjohur telefoni në celularin e të shoqes. Që ai ishte numri i të vëllait të gruas, i dënuari tashmë do ta mësonte nga hetimeve të prokurorisë, raportojnë mediat lokale. Drita ndërkohë kishte vdekur.

25 Nëntori është Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, një rast për të parë shifrat aktuale. Në raportin vjetor i Policisë Federale Kriminale, prezantuar të enjten në Berlin bëhet e ditur se në vitin 2021 janë regjistruar 121 të vrarë ose të vdekur nga dhuna e ushtruar nga partnerët me të cilët jetonin nën një çati. 109 prej tyre janë gra, ndërsa 12 meshkuj.

"Gati çdo tre ditë vdes një grua nga dhuna e ushtruar nga partneri ose ish-partneri”, tha Ministrja gjermane e Familjes Liza Paus, në konferencën e shtypit me rastin e prezantimit të raportit.  Shifrat e dhunës së ushtruar nga partnerët janë shumë më të larta. Sipas statistikave të  BKA-së, në vitin 2021 autoritetet kanë regjistruar gjithsej 143.604 persona të prekur nga dhuna e kryer nga partnerët apo ish-partnerët. Krahasuar me vitin e parë të Koronës 2020, numri është ulur me tre për qind. Megjithatë, tendenca e përgjithshme në vitet e fundit ka qenë në rritje: Midis 2017 dhe 2021, numri i personave të prekur është rritur me 3.4 për qind. 80 për qind e viktimave  janë gra.

Faeser: "Dhunuesit e grave janë kriminelë”

Ministrja  e Brendshme e Gjermanisë, Nancy Faeser, tha me rastin e prezantimit të raportit se  "dhuna ndaj grave nuk duhet të nënvlerësohet. Kur burrat vrasin gratë sepse janë gra, atëherë këtu kemi të bëjmë me 'femicid'. Burrat që ushtrojnë dhunë ndaj grave, qoftë psikologjike apo fizike, janë kriminelë. Kriminelët i ndjekim penalisht me të gjithë ashpërsinë".

Në Gjermani ka 350 strehimore për gratë e dhunuara. Shumë pak, po të kihen parasysh shifrat e prezantuara nga BKA: Ministrja Federale e Familjes Lisa Paus tha se nevojitet një ofertë mbështetëse mbarëkombëtare, në qytet ashtu edhe në fshatra: "Ne duam ta rregullojmë këtë në ligjin federal. Ne duam të krijojmë një ligj për të garantuar financimin e strehimoreve për gratë”, premtoi ministrja e familjes.

Shefi i Zyrës Federale të Policisë Kriminale, Holger Münch, iu referua përvojave të dhunës së vetë autorëve, qëndrimeve të theksuara patriarkale, modeleve tradicionale dhe stresit si shkak të dhunës. "Fakti që shumica e krimeve ndodhin brenda  katër mureve të shtëpisë nuk duhet t'i bëjë autorët të ndihen të sigurt." Dhuna në partneritet na prek të gjithëve - askush nuk duhet t'i mbyllë sytë” tha ai.

Ndihma për të dhunuarat

Ministrja e Brendshme Faeser apeloi  te të prekurat që të kontaktojnë policinë ose qendrat përkatëse të këshillimit. Gratë e prekura nga dhuna në Gjermani mund të kërkojnë ndihmë në internet në portalin https://www.hilfetelefon.de/ ose në numrin e telefonit: 08000 116 016

Menaxherja e linjës telefonike, Petra Söchting, tha  se numri i thirrjeve në vitin e parë të Koronës 2020 u rrit  me 15 për qind dhe që atëherë ka mbetur në atë nivel.

Për burrat e prekur nga dhuna në partneritet, gati 20 për qind, oferta e këshillimit janë më të pakta. Sipas ministres së Familjes Paus, edhe për ata ekziston një numër emergjence,  por ai nuk është e disponueshëm  gjatë gjithë kohës. Edhe kjo duhet të ndryshojë në të ardhmen, tha Paus.

Mbi 1000 dhunues nga Kosova

Termi dhunë në partneritet përfshin dhunën psikologjike dhe fizike. Në vitin 2021, 59.6 për qind e rasteve përfshinin lëndime të thjeshta trupore të qëllimshme – duke filluar nga një shuplakë ose e pështyrë. Të dytat janë rastet e kanosjes, stalking dhe shtrëngimeve  (24,2 për qind) dhe në vendin e tretë lëndimet e rrezikshme trupore (12,2 për qind). Shumica e autorëve janë me shtetësi gjermane, sipas raportit. Ndër imigrantët që kanë pësuar dhunë në partneritet më së shpeshti janë shtetaset nga Kosova, me  997 të prekura. Ndërsa numri i dhunuesve nga Kosova ka qenë 1049./DW/

holger münch petra söchting nancy faeser

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj