11 Tetor 2024, 09:41
Nga r.ll
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, do të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç, në Beograd, në vizitën e tij dyditore në Serbi. Ceremonia e mikpritjes së Erdoganit, i cili ka arritur në mbrëmjen e së enjtes në Beograd, do të mbahet në orën 11:00 para Pallatit të Serbisë.
Përveç takimit mes dy presidentëve, do të organizohet edhe një takim i lartë për bashkëpunim në mes të Serbisë dhe Turqisë. Pas këtyre takimeve, dy presidentët pritet të nënshkruajnë marrëveshje dhe të flasin para mediave.
Pasi e ka pritur Erdoganin në aeroport, Vuçiç ka thënë se kthimi i presidentit turk në Serbi është një tjetër mundësi për t’i forcuar marrëdhëniet miqësore dhe bashkëpunimin.
“Besoj se gjatë qëndrimit në Beograd, në do të punojmë për t’i përmirësuar lidhjet ekonomike, kulturore dhe politike mes shteteve tona”, ka thënë Vuçiç.
Në ditën e mbërritjes së presidentit turk, Qeveria e Serbisë i ka miratuar disa memorandume mirëkuptimi në mes të Serbisë dhe Turqisë, në fusha si punësimi, siguria sociale, ekonomia, industria dhe teknologjia, media dhe informacioni, rinia dhe sporti, dhe si menaxhimi i emergjencave.
Kjo është vizita e katërt e presidentit turk në Serbi, prej vitit 2017. Para vizitës në Beograd, ai ka qenë në Tiranë, prej ku i ka premtuar Shqipërisë dhurimin e dronëve kamikazë dhe ka marrë pjesë në përurimin e një xhamie të ndërtuar me financim të Turqisë.
Në vizitën paraprake të Erdoganit në Beograd, në shtator të vitit 2022, Serbia ka thënë se dëshiron të blejë dronët Bayraktar, por blerja e tyre nuk është realizuar kurrë. Atëbotë ishte arritur një protokoll që u ka mundësuar shtetasve të Serbisë dhe Turqisë që të udhëtojnë në dy vendet vetëm me letërnjoftime.
Turqia është e katërta në listën e shteteve prej ku ka importuar më së shumti Serbia më 2023. Kompanitë turke janë prezente në Turqi në tekstil, ndërtimtari, industri mekanike, banka dhe turizëm. Dy vendet kanë marrëdhënie të mira, por nuk pajtohen në çështjen e Kosovës. Ankaraja e njeh pavarësinë e këtij shteti, ndërsa Serbia jo./REL
aleksander vucic rexhep tajip erdogan
Bota
11 Tetor 2024, 09:09
r.ll
foto ilustruese
BERLIN- Në Gjermani, në të ardhmen një burrë do të mund të marrë automatikisht kujdestarin&eum...
Bota
11 Tetor 2024, 09:01
r.ll
lideret e evropes juglindore
KROACI- Samiti i tretë Ukrainë-Evropa Juglindore, solli në Dubrovnik të Kroacisëpresidentin e&nb...
Bota
11 Tetor 2024, 07:46
M.B
Foto ilustruese
KISHINAU– Policia moldave njoftoi të enjten se ka bastisur shtëpitë e drejtuesve të një grupi të lidhur...
Bota
11 Tetor 2024, 07:41
M.B
Foto nga vendi i ngjarjes
SHBA- Uragani ‘Milton’ goditi Floridën të mërkurën, duke lënë pas disa të vdekur d...
Bota
11 Tetor 2024, 07:32
M.B
Barack Obama
SHBA- Ish-Presidenti Barack Obama foli me tone të zjarrta kundër kandidaturës së ish-Presidentit Donald Trump dhe në ...
Bota
11 Tetor 2024, 07:24
M.B
Vladimir Kara-Murza
RUSIA- Politikani opozitar dhe gazetari rus Vladimir Kara-Murza u lirua nga një burg rus më 1 gusht si pjesë e një ...
Bota
10 Tetor 2024, 22:51
M.B
Foto ilustruese
SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe shumë nga mbështetësit e tij pretendojnë, pa prova, ...
Bota
10 Tetor 2024, 22:57
E. D
pamje nga vendngjarja
SHBA- Numri i të vdekurve nga uragani Milton që kaloi nëpërmjet Floridas ka shkuar në 10. Gjithashtu pasojat...
Bota
10 Tetor 2024, 22:42
M.B
Foto ilustruese
LINDJE E MESME- Së paku 18 njerëz janë vrarë dhe 92 të tjerë janë plagosur si pasojë e bombardimeve...
Bota
10 Tetor 2024, 22:36
E. D
pamje nga vendngjarja
BRAZIL- Pamje të rënda të kamerave të sigurisë janë publikuar në mediat braziliane ku bashkës...