LIVE UPDATES
Bota

Dënon pushtimin rus dhe mbështet Ukrainën, çfarë thuhet në deklaratën e Dubrovnikut për municionet në Ballkan

Në Samitin Ukrainë-Evropa Juglindore, u bë një deklaratë që dënon pushtimin rus dhe mbështet Ukrainën. Por u biseduan edhe çështje të tjera.

11 Tetor 2024, 09:01 Nga r.ll
Dënon pushtimin rus dhe mbështet Ukrainën, çfarë
lideret e evropes juglindore

KROACI- Samiti i tretë Ukrainë-Evropa Juglindore, solli në Dubrovnik të Kroacisëpresidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, si dhe të gjithë liderët e vendeve të Evropës Juglindore që mbështetën Ukrainën në luftën vetëmbrojtëse kundër Rusisë. Dokumenti përfundimtar u negociua, u kërkuan kushte që të vihej nënshkrimi i të gjithë liderëve, ndërsa më i zhurmshmi ishte presidenti iSerbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili kërkoi që dokumenti të mos kishte asgjë lidhur me sanksionet ndaj Rusisë. Në fund samiti rezultoi me Deklaratën e Dubrovnikut, në të cilën Ukraina mbështetet në luftën me Rusinë.

"Kanë kaluar pothuajse një mijë ditë që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus në Ukrainë. Ne dënojmë fuqishëm këtë luftë pushtuese ruse të paprovokuar, të pajustifikuar dhe të paligjshme kundër Ukrainës... një krim kundër popullit ukrainas, një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar... dhe një kërcënim i madh për paqen dhe sigurinë e Evropës Juglindore, të gjithë Evropës dhe botës”, thuhet ndër të tjera në Deklaratë. Mirëpo në sfondin pas saj, ka shumë probleme në marrëdhëniet rreth kësaj çështjeje, veçanërisht brenda Kroacisë, liderët e së cilës kanë pikëpamje diametralisht të kundërta.

Plenkoviq kishte nevojë për ndryshime

"Për Plenkoviqin ishte e rëndësishme që Zelensky të vinte në Kroaci për të nënshkruar diçka të ngjashme me Kompaktin e Ukrainës (një dokument i nënshkruar nga 23 vende në Uashington me mbështetje të pakushtëzuar për Ukrainën), sepse Plenkoviq ka probleme me pro-rusin, presidentin e Kroacisë, Zoran Milanoviq, i cili pengon sistematikisht mbështetjen kroate për Ukrainën”, tha për DW, Davor Gjenero, analist nga Zagrebi.

Samiti në Dubrovnik u mbajt në një kohë konflikti të ashpër politik midis Milanoviqit dhe Plenkoviqit për Ukrainën, pasi Milanoviq nuk i dha pëlqimin Ministrisë së Mbrojtjes për të dërguar oficerë në misionin e NATO-s për të trajnuar ushtarët ukrainas në Gjermani. Për shkak të kësaj, Milanoviq nuk u ftua as në Dubrovnik, gjë që i ndërlikoi edhe më shumë marrëdhëniet me tyre.

Sa i përket vetë Deklaratës, teksti gjithashtu thekson se mbështetja e pjesëmarrësve për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohur ndërkombëtarisht vazhdon të jetë "absolute". Shtylla kurrizore e samitit të tretë ishte ndihma ekonomike dhe ushtarake për Ukrainën.

Mbështetja në kornizat e samitit

"Faleminderit që jeni kundër përpjekjeve të Rusisë për të destabilizuar edhe këtë rajon”, tha Zelensky, duke theksuar se të gjithë ndajnë të njëjtin interes në përpjekjen për të dobësuar pozicionin e Rusisë."Fatkeqësisht, sot në Ukrainë ne shohim se si duket lufta moderne dhe e dimë se sa e rëndësishme është që çdo vend, çdo komb të ketë armë të avancuara teknologjikisht. Nëpërmjet kësaj lufte, Ukraina ka forcuar kapacitetet e saj, kapacitetet mbrojtëse në aspektin e prodhimit të armëve”, tha Zelensky.

Edhe pse ky nuk është takimi i parë në këtë nivel, analistët vërejnë se Zelensky ka arsye të kërkojë mbështetje më të gjerë, duke pasur parasysh rënien ose hezitimin e caktuar të vendeve të caktuara për të vepruar më me forcë. Çdo mbështetje është e rëndësishme, veçanërisht aty ku Rusia ka një ndikim të fortë.

"Është e vërtetë që Zelensky nuk është në një fazë të mirë, sepse edhe takimi në Gjermani i dështoi, ndaj Dubrovniku duhej të ishte një vend mbështetjeje. Është e rëndësishme që Ukraina të ketë një bllok vendesh të ndryshme nga ai që quhet ndonjëherë Ballkani Verior-Evropian”, thotë Gjenero. 

Ky bllok vendesh është i rëndësishëm jo vetëm në kuptimin politik, por edhe në atë ushtarak. Këtë javë ishte planifikuar një takim në Ramstein të Gjermanisë, ku Zelensky duhej të prezantonte planin e tij të fitores. Takimi, i cili duhej të ishte i pari në nivel liderësh, u anulua për shkak të mos mbërritjes së presidentit amerikan Joe Biden, për shkak të uraganit që goditi disa pjesë të SHBA. Takimi i donatorëve ukrainas të armëve duhej të vinte në pah mbështetjen e qartë për Kievin.

100 milionë armë në tre muaj

Edhe armatimet janë diçka për të cilën Ukraina është e interesuar në B-H dhe Serbi. Nuk është sekret se Zelensky më parë bëri thirrje për prodhimin e përbashkët të armëve me vendet e Ballkanit Perëndimor. Arsyeja është e natyrës praktike nga e cila përfitojnë B-Hdhe Serbia. Municionet e artilerisë të përdorura nga Ukraina bazohen kryesisht në parimet dhe standardet e përdorura nga Rusia, pra "mbeturinat" e trashëgimisë ushtarake sovjetike, gjë që rrit kërkesën nga këto dy vende ballkanike.

Fakti që kompanitë nga Bosnjë-Hercegovina kanë eksportuar armë dhe pajisje për më shumë se 100 milionë marka në tre muajt e fundit, flet për thyerjen e rekordeve dhe konfirmimin e kërkesave nga Ukraina. Kompanitë nga Bosnja dhe Hercegovina janë konkurrente në treg pikërisht për shkak të llojit të armëve, por edhe për shkak të kërkesës globale. Komentatori ushtarak Gjuro Kozar thotë se ky biznes është fitimpruës dhe se të gjithë në këtë zinxhir lojërash vdekjeje po bëjnë përfitime.

"Nga Ballkani Perëndimor përmes ndërmjetësve, armët dhe pajisjet ushtarake nga B-H dhe Serbia përdoren në Ukrainë si dhe në luftën e Lindjes së Mesme. Armët dhe municionet nga këto vende janë të kërkuara sepse kanë edhe origjinë ruse, ndaj përshtaten shumë mirë me nevojat e Ukrainës”, thotë Kozar, duke përmendur disa shembuj.

"Fabrika e municioneve Igman nga Konjiqi (B-H) prodhon municion për të gjitha kalibrat e armëve të këmbësorisë, përfshirë kallashnikovët. Prandaj kur dërgojnë municion në adresa të caktuara, fabrika Igman nuk e di nëse do të arrijë atje apo do të përdoret për luftë”, thekson Kozar, duke përmendur shembullin e 50 mijë granatave nga fabrika e Krushikut në Valjevë, të cilat përfunduan në Ukrainë, megjithëse Serbia pretendon se nuk ka dërguar armë në rajonet e luftës.

Amerikanët janë blerësit më të mëdhenj

Sipas një raporti të Organizatës për Evropën Juglindore dhe Lindore për Kontrollin e Armëve të Vogla dhe të Lehta (SEESAC), thuhet se Serbia është eksportuesi kryesor i armëve dhe municioneve në rajon me një fitim prej mbi një miliard euro. Pas saj është Bosnjë-Hercegovina. Sipas të dhënave të Dhomës së Tregtisë së Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, blerësit më të mëdhenj janë amerikanët, pasuar nga Serbia, Turqia, Sllovakia dhe Bullgaria.

Megjithatë, i gjithë ky sistem i fshehjes lejon që rregullat të anashkalohen. Bosnjë-Hercegovina dhe Serbia kanë ligje që kufizojnë shitjen e armëve në zonat e luftës. Por ka kompani ose vende ndërmjetëse që blejnë drejtpërdrejt armë, e më pas i shpërndajnë ato në Ukrainë. Sipas të dhënave statistikore, blerësi më i madh i armëve nga Bosnjë-Hercegovina është SHBA-ja, ndërsa Serbia bën tregti edhe përmes Republikës Çeke dhe Turqisë.

"Është mjaft e sigurt se është në interesin e Ukrainës që të vazhdojë të furnizohet me armë të cilat nuk mund të blihet në treg. Para së gjithash, municione artilerie që prodhohen sipas standardeve ruse dhe jo sipas standardeve të NATO-s”, përfundon Gjenero./DW

samiti ukraine-europa juglindore

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet