LIVE UPDATES
Bota

Zgjedhjet në SHBA/ Republikanët dhe demokratët, masa paraprake për të shmangur pretendimet e mundshme për parregullsi

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza për manipulim votash, kërkuan nga zyrtarët e zgjedhjeve që të ndalonin numërimin e votave.

10 Tetor 2024, 22:51 Nga M.B
Zgjedhjet në SHBA/ Republikanët dhe demokratët, masa paraprake
Foto ilustruese

SHBA- Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump dhe shumë nga mbështetësit e tij pretendojnë, pa prova, se zgjedhjet e vitit 2020 u vodhën dhe paralajmërojnë se e njëjta gjë mund të ndodhë në zgjedhjet e nëntorit të këtij viti. Siç njofton nga Miçigani korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara, zyrtarët demokratë dhe republikanë të zgjedhjeve në Miçigan i kundërshtojnë këto pretendime dhe po punojnë për të siguruar amerikanët se votat e tyre do të jenë të sigurta.

Në ditën e zgjedhjeve të vitit 2020 në Detroit të Miçiganit, mbështetësit e republikanit Donald Trump, të nxitur nga pretendimet e tij të pabaza për manipulim votash, kërkuan nga zyrtarët e zgjedhjeve që të ndalonin numërimin e votave. Shumë mbështetës të zotit Trump në Miçigan janë të shqetësuar nga mundësia e manipulimeve në zgjedhjet e ardhshme.

“Tani, mund të keni dyshime për gjithçka në lidhje me qeverinë tonë. Nuk do të dëshiroja të shprehesha kështu, por Amerika nuk ndihet ndryshe. Ne nuk i besojmë askujt”, thotë mbështetësi i zotit Trump, Marvin Minton.

“Mjafton një rast për të vënë në dyshim të gjithë sistemin”, thotë Angelica Kandow, mbështetëse e zotit Trump.

Pretendimet se zgjedhjet e vitit 2020 ishin manipuluar janë hedhur poshtë nga gjykatat amerikane. Por dezinformimi rreth integritetit të zgjedhjeve ka gjetur mbështetje mes republikanëve. Sondazhet tregojnë se ata kanë më shumë gjasa t'i besojnë zotit Trump sesa rezultatit të zgjedhjeve të certifikuara nga qeveria. Zyrtarët në shtetet e pavendosura po punojnë për të siguruar votuesit se procesi zgjedhor është i sigurt. Ata thonë se dezinformimi mund të jetë i rrezikshëm.

“Dezinformimi mund të çojë në kërcënime ndaj zyrtarëve zgjedhorë ose më keq. Por edhe nëse nuk rezulton në asnjë lloj dhune fizike, kjo dëmton besimin afatgjatë në sistemin zgjedhor, që është keq për republikën dhe demokracinë tonë”, thotë Jonathan Brater nga Byroja e Zgjedhjeve në Miçigan.

Në shumë shtete, republikanët mbështesin përpjekjet për të siguruar votuesit se zgjedhjet janë të sigurta. Justin Roebuck, një zyrtar zgjedhor republikan në qarkun e Otavës në Miçigan thotë se kjo është një betejë e vështirë.

“Udhëheqësit tanë politikë në çdo nivel duhet gjithashtu të kërkojnë fakte dhe të dhëna. Mendoj se për aq kohë sa kjo nuk do të ndodhë, ne do të kemi probleme me besimin tonë në procesin zgjedhor”, thotë ai.

Në Miçigan, mbështetësit e zotit Trump kanë paditur tashmë Sekretaren e Shtetit, Jocelyn Benson, një demokrate, për shkak të udhëzimeve për përpunimin e votave në mungesë dhe listat e regjistrimit të votuesve.

“Nëse Jocelyn Benson nuk i përgjigjet asaj që kërkohet me ligj, ne do ta padisim në mënyre që gjykatat ta detyrojnë atë ta bëjë këtë”, tha Pete Hoekstra, kryetar i Partisë Republikane të Miçiganit.

Benson e quajti këtë një strategji të fushatës republikane.

"Po shohim padi që maskohen si strategji ligjore, kur në fakt janë strategji politike për të përhapur dezinformata, apo për të ngritur dyshime mbi procesin tonë të zgjedhjeve", tha ajo.

Republikanët dhe demokratët kanë nisur procese gjyqësore lidhur me zgjedhjet në disa shtete të pavendosura, që mund të krijojnë kaos në zgjedhjet e nëntorit.

“Çdo lloj sfide ligjore që ndodh kaq afër zgjedhjeve, zakonisht është një veprim paraprak i avokatëve, që mund të shfrytëzohet për të sfiduar zgjedhjet nëse ata nuk janë të kënaqur me rezultatin”, thotë Kim Wyman nga Qendra e Politikave Dypartiake.

Mund të ketë edhe veprime të tjera të dëmshme, duke përfshirë zvarritjen e certifikimit të zgjedhjeve nga zyrtarët e qarqeve, që mbështesin Trump./ VOA

shba

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj